Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-06, 00:22   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sabri Hamiti: Dy muaj pas - Rugova i trashėguar Ibrahim Rugova duhet me zemėr e me mendje, ashtu si duhet organizata e tij LDK, ashtu si duhet Kosova. Ky njeri prijės, kjo organizatė dhe ky vend pėrbėjnė trinomin e lirisė, tė demokracisė e tė pavarėsisė sonė.
Po e them nė tė tashmen, se mė vjen vėshtirė tė flas nė tė kaluarėn pėr mikun e prijėsin Ibrahim Rugova.

Rugovėn e njoha dhe u bėmė miq gati para katėr deceniesh. I kishte flokėt e gjatė e kaēurrel, qė i binin mbi ballė; ishte poet e kritik letrar. Krijuam miqėsi krijuese, saqė edhe shkruam libra bashkė. Kėtė ndjenjė pajtimi e kuptojnė vetėm krijuesit, qė mund tė krijojnė njė qerthull, madje njė shkollė.

Para rreth dy deceniesh Rugova e la nė plan tė dytė meditimin krijues pėr t’u bėrė nė rend tė parė veprues politik. Dhe prapė duhej tė ishim bashkė. Rugova si prijės politik i Kosovės, mė vonė edhe President i saj, u bė promotori i lirisė dhe i pavarėsisė sė saj.
U bė Presidenti i gjithė neve dhe unė pėr vete e kisha edhe mik edhe Kryetar.

Ai mbėrriti, mė fort se ēdokush tjetėr, qė t’i dėshmojė botės se Kosova ėshtė Evropė gjeografikisht, historikisht e kulturalisht, dhe do tė bėhet Evropė edhe politikisht, duke u integruar.

“Njė Kosovė e pavarur, demokratike, e integruar nė Bashkimin Evropian e nė NATO, nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė, do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės”.

Kjo formulė, ėshtė njė program politik e nacional i Ibrahim Rugovės dhe i Kosovės. Se ai ishte stilist, por fliste pak, pėr tė punuar shumė.

Ibrahim Rugova u pohua, u kontestua dhe u ripohua fuqishėm pėr tė gjallė tė tij, duke mbijetuar dy decenie dramatike politike tė vendit tonė. Rrallė ka personalitet qė i mbijeton kėto faza pėr sė gjalli.
Nuk kam qenė parashikues, por vrojtues i fenomenit, kur e kam quajtur Kryetar Historik tė Kosovės, me ēka tashmė pajtohen tė gjithė.

Tani, cila ėshtė trashėgimia e Ibrahim Rugovės nė LDK e nė Kosovė?

Toleranca, e jo egoizmi i ēfarėdo lloji. Durimi e jo sedra jonė e hollė tradicionale. Trimėria e jo azginia, sepse e para e ka pėrcaktuese urtinė (mendjen), kurse e dyta shpėrthimin e pamatur.

Ibrahim Rugova ishte tolerant, i durueshėm, trim i urtė. Ai e kishte mirėsinė e Naimit dhe revoltėn e furinė e Fishtės, ndoshta tė dyjat tė gjetura bashkė me herėt te Pjetėr Bogdani, me tė cilin ėshtė identifikuar nė jetė e nė vepėr.

Prandaj, ėshtė shpifje e madhe t’i mveshet atij e thėna qė: tė paditurit janė mė besnikė, kurse tė diturit janė mė lojatarė. Ai e ēmonte punėn dhe konkurrencėn qė sjell vlerėn, e jo llafologjinė e mediokritetin.
Ėshtė punė tjetėr qė, duke kėrkuar bashkėpunim me tė gjithė, kėrkonte tė zbulonte e tė ngjallte mė tė mirėn te secili njeri, sepse nė udhėn pėr fitore tė pėrbashkėt nuk kishte njeri pėr tė humbur.
Trashėgimia e Rugovės ėshtė njė LDK e fortė, promotore dhe ndėrtuese e Kosovės sė pavarur, sovrane, demokratike.
Kėshtu e tha ai, si prijės e si misionar i lirisė sė vendit tė tij. Nė figurėn e tij ishte dhe ėshtė vullneti i popullit, i cili nuk mundet asnjėherė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė