Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:54   #2
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pak fjalė hyrėse



Kurrė ndonjėherė mė parė nuk ishte konstruktuar njė vizion aq i qartė dhe njė profil aq dinamik e magjepės, si ai qė kishte vizatuar Ibrahim Rugova pėr vendin e tij e tė shoqėrisė shqiptare. Kurrė ndonjėherė bota shqiptare nuk kishte pėrpunuar njė filozofi aq tė kthjellėt e aq tė kuptueshme pėr tė ardhmen e tyre. Kurrė ndonjėherė ndonjė udhėheqės rajonal e mė gjerė nuk ishte fiksuar me aq kėmbėngulje dhe nuk kishte qenė aq bindės nė shėrbim tė paqes, tė sė drejtės e tė lirisė njerėzore pėr shtetformim e demokraci, sa ēishte Rugova.





Ibrahim Rugova si dhe jeta e veprimtaria politike e tij si udhėheqės politik e shpirtėror i shqiptarėve ėshtė vlerėsuar dhe vazhdon tė ngjallė debat nė mėnyra tė ndryshme e kontraverse. Kundėrshtarėt e Tij e kanė anatemuar, duke u pėrpjekur nė disa raste ta denigrojnė. Bashkėpunėtorėt dhe pėrkrahėsit e Tij e kanė mbėshtetur dhe janė fascinuar me idetė dhe veprimtarinė politike e atdhetare tė liderit tė tyre. Shumica dėrmuese e popullsisė shqiptare dhe disa pakicave nacionale tė Kosovės e kanė mbėshtetur jo vetėm nė fillimet e veprimtarisė politike, por edhe nė rastet, kur Rugova qėndronte nė qendėr tė kritikave dhe kontestimeve tė shumta.

Partnerėt ndėrkombėtarė, tė cilėt kanė pasur rastin ta takojnė e tė bisedojmė me tė, ruajnė kujtime dhe mbresa tė jashtėzakonshme dhe kanė dhėnė vlerėsime tė pazakonta pėr njė politikan jourban e ballkanik. Nė njė shoqėri demokratike e pluraliste ėshtė normale diskutimi pro dhe kundėr njė figure politike tė caktuar, qoftė ajo edhe e pėrmasave tė paarritshme tė Ibrahim Rugovė. Nga ana tjetėr njė mėnyrė e tillė vlerėsimi e debati vetėm sa i ndriēon mė mirė tė vėrtetat dhe sjell nė publik njė realitet, nė tė cilin kanė vepruar instikte e ndjenja njerėzore tė pėrziera si nė njė veprimtari kaosi, nė njė situatė dramatike tė njė shoqėrie nė pushtim e tė kolonizuar prej njė armiku tė pabesė e njėkohėsisht tė "legjitimuar" nga e ashtuquajtura bashkėsi ndėrkombėtare.

Ky fakt e bėn tė dmozdoshėm debatin mbi rolin historik, kulturėn filozofike dhe ndikimin aktual tė njeriut qė pėr dy dekada qėndroi nė qendėr tė njė procesi historik tė papėrsėritshėm jo vetėm nė hapėsirėn shqiptare, por edhe mė gjerė. Megjithė diskutimet kontraverse, qė nė fillim mė duhet tė shkruaj faktin se Ibrahim Rugova mbetet e do tė mbetet personaliteti i vetėm shqiptar me njė profil origjinal, tė paarritshėm deri mė sot nė territoret shqiptare e mė tej nė hapėsirėn ballkanike. Ibrahim Rugova mbetet themeluesi i njė filozofie tė re politike, vlerat e sė cilės vetėm se do tė rriten dhe kurrė ndonjėherė nuk do tė veniten. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė analizohet nga shkenca politike bashkėkohore dhe ajo qė do tė pasojė, nga biografėt dhe historianėt si njė rast unikal nė rrafshin shqiptar dhe nė rrafshin ballkaniko-europian.

Si i tillė, duke sjellė njė filozofi tė re, tė pranueshme pėr shumicėn dėrmuese tė shqiptarėve dhe tė botės demokratike perendimore, Rugova do tė ndeshej me idetė konservatore tė njė nacionalizmi folklorik, i cili ishte ushqyer pėr qėllime pushtetmbajtėse nė veēanti gjatė kohės sė sundimit komunist nė Shqipėri. Kjo ndeshje do ta shoqėronte aktivitetin politik tė udhėheqėsit tė pakontestueshėm shqiptar gjatė gjithė periudhės 20 vjeēare, qė nga ai moment kur nė Tiranė nė fillimin e vitit 1991do tė evitonte nderimin pėr ish-diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, e deri nė ditėt e fundit tė jetės sė tij. Kjo kundėrshti, midis njė filozofie tė re, tė cilėn e pėrpunoi dhe aplikoi me vendosmėri e pamėdyshje Ai, nga njėra anė, si dhe mentalitetit tė vjetėr, tė ndryshkur e regresiv tė ushqyer nė kohėn e diktaturės komuniste, nga ana tjėtėr, pėrbėn thelbin e debatit kontravers sa i pėrket diskutimit dhe evidentimit tė figurės, rolit dhe kontributit nacional tė presidentit historik tė Kosovės.

Por debatet, diskutimet, analizat, shėnimet e memuaret qė botohen ēdo ditė nė media, kryesisht nė gjuhėn shqipe, nė tė cilat atakohet pa takt dhe pa argumente figura, personaliteti, veprimtaria dhe udhėheqja e Ibrahim Rugovės, besoj se vijnė mė sė shumti nė skenė pėr shkak tė njė veēorie psikologjike tė shqiptarėve: - Ndėr shqiptarėt ėshtė i ngjizur njė lloj egoizmi ekstrem, egoizėm qė ka ēuar gjithnjė nė mospranimin e realiteteve pėr shkak tė cmirės, tė inatit, sipas konceptit "pse ėshtė ai e nuk jam unė", pėr shkak tė prirjes pėr tė qenė demon nė shoqėri dhe pėr ta sunduar atė gjithashtu si demon. Kjo cilėsi negative, e ngjizur si mikrob thuajse te secili nė doza e masa tė caktuara, shfaqet nė shtresat intelektuale e politike ose nė mjediset e biznesit jo vetėm nė Shqipėri, por dhe nė Kosovė, nė Maqedoni e gjetkė. Secili nga ne pretendon se i njeh tė gjitha fushat e dijes, edhe pse mund tė mos dijė shkrim e kėndim, ēdonjėri beson se mendimi i tij pėrbėn njė "tė vėrtetė absolute" dhe nuk duron qė dikush ta kundėrshtojė. Nisur nga ky sens negativ akademikė e studiues tė letėrsisė shqiptare pėrpiqen ė errėsojnė e denigojnė krijimtarinė e kolosėve shqiptarė nė letėrsi, shkenctarė tė rrejshėm, por me grada akademikėsh pėrpiqen tė varrosin shkenctarėt e mirėfilltė, sidomos nė albanologji etj.

Politika shqiptare, duke e mbartur kėtė sėmundje tė rrezikshme pėr shoqėrinė tonė shpesh herė ėshtė shndėrruar nė pengesė tė proceseve tė zhvillimit demokratik. Ndaj mund tė gjykohet se sėmundja e egoizmit ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė konflikteve specifike alla shqiptare me karakter denigrues midis pozitės dhe opozitės, si nė Shqipėri, edhe nė Kosovė, ndėr partittė shqiptare nė Maqeoni etj. Gjuha e denigrimit si dhe njė lloj fushate pėr tė pėrvetėsuar meritat nė ēeshtje tė ndryshme tė zhvillimeve politike dhe ekonomike janė dy dukuritė thelbėsore tė asaj qė quhet egoizėm dėmprurės. Gara pėr merita p.sh nė Kosovė ėshtė shfaqur nė procesin lobimit pėr njohjen e shtetit tė ri tė pavarur, nė Shqipėri pėr ndėrtimin e autostradės Durrės-Morinė, nė Maqedoni pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit e nė Mal tė Zi pėr ēeshtje praktike tė tė drejtave tė shqiptarėve. Nėse vėrejmė me kujdes kėto zhvillime, mund tė korrnizohet pėrpjekja individuale pėr tė pėrfituar lavdi e merita tė pamerituara. Pikėrisht kėto cilėsi negative i njohin dhe i kanė shfrytėzuar me mjeshtėri armiqtė e shqiptarėve, me qėllim qė ta pėrēajnė faktorin politik e intelektual shqiptar, me qėllim qė nė vend tė interesave kombėtare tė gjallojnė interesat meskine personale, parciale, deri klanore e individualiste.

Nėse vemė re diskutimet dhe debatet qė janė zhvilluar nė Kosovė dhe mė tej nė hapėsirat shqiptare rreth veprimtarisė dhe ideve politike e nacionale tė Ibrahim Rugovės, duken mjaft qartė shenjat e egoizmit specifik shqiptar, bartės tė tė cilit duket se kanė qenė pikėrisht kundėrshtarėt e liderit karizmatik. Ndėrsa Ibrahim Rugova ishte edhe nė kėtė rrafsh njė personalitet i veēantė. Shembulli i Tij i modestisė dhe pėrkushtimi i tij ndaj Kosovės pa "mburrjet" burracake e kanė lartėsuar figurėn, emrin dhe personalitetin e Tij te qytetarėt e Kosovės. Ky lloj qėndrimi, i ndryshėm nga qėndrimet e shumicės dėrmuese tė politikanėve shqiptarė, ishte rezultat i faktit se Rugova kishte ardhur nė skenėn politike si intelektual i formuar me njė vizion tė ri filozofik, politik e moral.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė