Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:55   #4
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa I



Jeta dhe veprimtaria politiko-shoqėrore e Ibrahim Rugovės



1. Fėmijėria dhe edukimi



Ibrahim Rugova ishte lindur mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cėrrcė tė komunės sė Istogut, nė perendim tė Kosovės. Atėherė ishte fundi i Luftės sė Dytė Botėrore kur vendin e pushtuesve gjermanė po e zinin pushtuesit komunistė jugosllavė tė pėrzier me ēetnikėt nacionalistė serbė. Kur u lind Ibrahim Rugova babai i tij, Uka, nuk jetonte. Vetėm pak javė mė parė ai si dhe gjyshi i Ibrahim Rugovės, Rrusta, ishin pushkatuar nga gjyqet partizano-ēetnike serbe nėn akuzėn "se kishin bashkėpunuar me nazistėt gjermanė". Tė dy kėta kishin qenė antikomunistė, anėtarė tė lėvizjes nacionaliste shqiptare tė Ballit Kombėtar. Dhe pikėrisht pėr shkak tė veprimtarisė antiserbe dhe tė luftės kundėr pushtimit shekullor sllav, Ukė Rugova dhe Rrustė Rugova ishin pushkatuar nga partizanėt serbo-jogosllavė pa gjyq.

Nėna Sofė e kishte rritur Ibrahim Rugovėn me shumė vuajtje fizike e shpirtėrore, si njė fėmijė tė vetėm. Ajo si dhe xhaxhai ishin kujdesur aq shumė qė Ai tė rritej dhe edukohej nė frymėn nacionaliste tė tė atit dhe gjyshit tė Tij. Tė gjitha etapat e zhvillimit intelektual tė Rugovės, shkollimi e specializimet e ndryshme, kanė njė pėrmbajtje tė veēantė, atė pėrmbajtje tė cilėn e kishin mbartur nėna dhe xhaxhai i Tij prej babait dhe gjyshit tė Rugovės. Patriotizmi dhe ndjenja pėr tu bėrė i vlefshėm pėr Kosovėn e shqiptarėt ishin thelbi i kėsaj pėrmbajtjeje.

Ky fat i pamėshirshėm, tė cilin pushtuesit serbė tė shekullit tė XX kishin mundur tia sjellin tė gjitha familjeve shqiptare, e kishte bėrė Ibrahim Rugovėn tė rritej me ndjenjėn e sfidės. Gjatė kohės kur mėsonte nė shkollėn fillore nė fshat, apo nė shkollėn e mesme nė Pejė, kishte formuar nė vetvete bindjen se jeta duhet jetuar ashtu siē ajo mund tė vijė. Si mjet pėr ta sfiduar njė jetė me probleme e tekanjoze ai kishte zgjedhur urtėsinė. Bashkėmoshatarėt e tij dėshmojnė se qė nė rininė e hershme Rugova ishte i pėrmbajtur, madje deri nė atė masė sa gjithnjė ndėrhynte pėr tė zgjidhur konfliktet e zėnkat midis bashkėmoshatarėve. "Mosni, nuk ėshtė mirė kėshtu"- u bėnte thirrje fėmijėve "grindavecė", duke dhėnė qė nė atė moshė modelin e logjikės e tė menēurisė popullore.

Nėna dhe gjyshja, si dhe xhaxhai i tij kishin ndikuar qė tia edukonin djalit tė vetėm jetim kėtė sjellje, si sfidė dhe si kusht paraprak pėr ta ruajtur nga fati i keq qė kishte pėsuar i ati dhe gjyshi i Tij. Ai do tė pėrballej me vrasėsit e njerėzve tė dashur, tė cilėt nuk kishte pasur shansin t’i kishte njohur. Por jo nė modelin e kohėve tė shkuara dhe jo me mjetet qė kishin pėrdorur pushtuesit serbė kundėr shqiptarėve nė Kosovė. Shkurt: Jo me dhunė, sepse prej saj nuk kishte tė fituar, kishte pasur vetėm tė humbur, sidomos nė anėn e shqiptarėve. Humbėsit e mėdhenj do tė ishin pėrsėri vetė shqiptarėt. Kur ai erdhi nė krye tė politikės dhe shtetit tė Kosovės e pėrdori kėtė armė taktike me mjeshtėrinė virtuale tė njė artisti. Ndėrkaq kishte ekzaminuar sfidėn kryesore, tė cilėn do tė duhej ta pėrballonte, me qėllim qė jeta tė bėhej mė e kėndshme dhe qė vetė Ai tė ishte mė i pėrkushtuar ndaj saj.

Sigurisht qė i vinte tė ēahej prej inatit se jetim nuk e kishte lėnė Zoti, por pushtuesi serb. Pėr shumicėn e shqiptarėve qė kishin pėsuar fatin e Rugovės do tė ishte mė i lehtė modeli i tė parėve, hakmarrja nė mėnyrė tė dhunėshme kundėr vrasėsve serbė. Shumica e shqiptarėve, tė cilėt kishin marrė armėt pėr ta kundėrshtuar dhe luftuar regjimin e pushtimin serb nė Kosovė ishin thirrė nė emėr tė martirėve, tė njerėzve tė tyre tė dashur, tė cilėt po ashtu ishin sakrifikuar nė luftė me ushtrinė e policinė serbe pėr lirinė e Kosovės. Dėshmorėt dhe martirėt e mėparshėm kishin krijuar ata tė mėvonshmit. Zingjiri i sakrificave sublime pėr atdheun dhe i tė tė sakrifikuarve shtrihej nė tė gjithė brezat e shqiptarėve pa pėrjashtim tė 130 viteve tė fundit, sė paku nga viti 1875 e kėtej. Dhe nė tė gjithė kėtė hark kohor tė gjithė politikaėt dhe udhėheqėsit politikė shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė e gjetkė gjithnjė kishin predikuar mjetet e dhunėshme pėr t’u hakmarrė ndaj serbėve, kishin pėrdorur tė njėjtin mjet, dhunėn. Por qė fitoren nuk kishin mundur ta sillnin dhe fatin e Kosovės nuk kishin mundur ta ndryshonin. .......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė