Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:57   #6
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

3. Veprimtaria intelektuale



Promotheu i Pavarėsisė

(Presidentit historik Ibrahim Rugova)



Dallohej djaloshi i hajshėm me libra nė dorė

Rritej me uratėn e nėnėlokės shtigjeve tė dritės

Nėpėr kohėn e pakohė nuri i shkėlqente si meteor

Netėve tė gjata merrte nektar nga klasikėt e letėrsisė

Nga librat e profesor Bartit

Meditonte mbi harten e leckosur tė Dardanisė

Dhe kėshtu formhej mendimtari i ri

Me dije tė hollė e mė shumė urti

Ai ishte nisur nė betejat e kohės me mendimin e lirė

Ballėpėrballė me furtunat nėpėr rrugėn e gjatė

Kaherė ishte pėrgatitur pėr Maratonė

Qė stacion tė fundit e kishte Pavarėsinė



Gani Azemi - Bruksel



Nė vitin 1968, atėherė kur shqiptarėt e Kosovės ishin ngritur nė kėmbė pėr tė drejtat e tyre dhe kėrkonin Republikėn e Kosovės, Ibrahim Rugova ishte student. Nė ato kohė tė vrullshme Ai kishte dhėnė kontributin e Tij nė ndihmė tė lirisė sė shqiptarėve. Shkrimet qė kishte botuar nė shtypin e kohės, nė veēanti nė "Bota e re", ishin bėrė burim frymėzimi pėr brezin e tij nė kėtė luftė. Po shkėpusim vetėm njė pjesė nga njė shkrim, botuar nė nėntor 1968 nė revistėn e lartpėrmendur: "Zinė e lėngatės sė njė populli e ndjejnė mė sė miri dhe mė sė shumti bijtė mė tė mirė tė tij. Ata shkrumohen sa ska mė. Mundohen qė ta zhdukin atė dhe tė sjellin fatbardhėsinė e ėndėrruar. Tė ngrenė tempullin e lirisė nė mesin e Atdheut - vendit tė shenjtė, vendit qė ėshtė simbol i njeriut nė mbarė jetėn dhe lavdinė. Ata bėjnė ēdo gjė. Digjen si qiriri. E me atė dritė qė del nga trungu i tyre i djegur shėndrisin tokėn e rituar me gjak ndėr shekuj. Shumė ka pasur gjaku ynė kėsi bijsh, tė ndershėm, madhėshtorė dhe burrėrorė. Vargu i tyre ndėr faqet e sė kaluarės sonė ėshtė i gjatė sa tė gjithė ne. Mė i gjatė ėshtė vargu i lavdive dhe trimėrive tė tyre tė paskajshme" ( ) "Bota e re", Prishtinė, 28 Nėntor 1968.

A i kishte shkuar atėherė, pra 21 vjet para se tė themelohej LDK, Ibrahim Rugovės se do tė vinte ajo kohė kur vetė Ai tė digjej si qiriri e ti bėnte aq shumė dritė kombit tė tij, bashkėkombasve nė vuajtje, nėn dhunė e nėn pushtim nė Kosovė?! Askush nuk mund ta parashikonte rrjedhėn e ngjarjeve qė do tė vinin. Por nga sa cituam mė lart, duket qartė se Ibrahim Rugova ishte njė nga personalitetet e rralla intelektuale nė Kosovė, njė ndėr tė parėt prej tyre, i cili ishte formuar qė nė rini me ndjenjėn pėr ti shėrbyer atdheut e kombit shqiptar. Rruga qė Ai ndoqi ishte origjinale, nė pėrshtatje me rrethanat e zhvillimit tė ngjarjeve nė Kosovė.

Ai zgjodhi qė gjatė periudhės sė autonomisė tė jepte kryesisht kontribute intelektuale. Si krijues, studiues dhe kritik letrar, Rugova ishte dalluar nė mesin e shumė albanologėve tė vendit. Nė fillimet e veprimtarisė letrare Ai kishte botuar librin me kritika letrare "Prekje lirike" (1971), nė tė cilin jo vetėm identifikon tekstet poetike, por njėkohėsisht hedh nė diskutim teorik ēeshtje tė rėndishme tė etikės, estetikės, tė poetikės, tė teorisė sė veprės dhe tė studimit tė letėrsisė nė pėrgjithėsi. Ndėrsa disa vite mė vonė (1978) Rugova kishte nxjerrė nė botim njė libėr tjetėr me kritikė tė letėrsisė, tė titulluar "Kah teoria". Ky libėr ishte si tė thuash plotėsim i librit tė parė, por mė sė shumti si kontribut nė rrafshin e teorisė sė kritikės. Pėr kėtė botim autori shprehej se "Libri im i fundit "Kah teoria" ėshtė njė lloj i prekjeve teorike, tė cilat do ti zhvilloj e thelloj nė punėn e mėtejshme, me qėllim e me dėshirė qė tė krijojmė edhe teorinė tonė..." ( ) Ibrahim Rugova ""Kritika integrale ėshtė njė monizėm heterogjen", Intervistė nė gazetėn "Rilindja", Prishtinė, 09.09.1978......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė