Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 22:57   #7
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

4. Veprimtaria politike



Vazhdimi i pandėrprerė i dhunės dhe aparteidit serb kundėr shqiptarėve, tė qenit nė krye tė organizatės mė prestigjioze tė njerėzve tė letrave nė Kosovė, si dhe revolta shpirtėrore qė akumulohej te Ai, ishin tri momente vendimtare qė e vunė Ibrahim Rugovėn nė ballin e luftės sė shqiptarėve pėr liri, demokraci e pavarėsi.

Garsten Giersch shkruan se "Pas ndryshimeve kushtetuese tė marsit 1989 Rugova i pėrkiste grupit tė 214 intelektualėve, tė cilėt kishin nėnshkruar protestėn e tyre kundėr heqjes sė statusit tė autonomisė, gjė qė kishte ēuar nė vendimin pėr pėrjashtimin e tij nga Lidhja e Komunistėve tė Jugosllavisė. Nė dhjetor tė tė njėjtit vit njė numėr shqiptarėsh krijuan Lidhjen Demokratike tė Kosovės, anėtarėt e sė cilės e zgjodhėn mė 23 Dhjetor me 95 pėrqind tė votave si kryetar tė tyre". ( ) Carsten Giersch: "NATO und militerishe Diplomatie im Kosovo - Konflikt" - Der Kosovo - Konvlikt - Ursache, Verlauf, Perspektiven, Wieser Verlag, Klagenfurt, 2000, faqe 447.

Mė 23 dhjetor 1989 Ibrahim Rugova ishte zgjedhur kėshtu kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Vetė Lidhja Demokratike e Kosovės ishte themeluar si partia e parė opozitare nė ish-Jugosllavi. Akti i themelimit dhe njohja juridike e saj si parti politike nga ana e Federatės sė atėhershme jugosllave e sillnin nė skenė LDK-nė si parti politike opozitare, pjesė e njė sistemi pluralist dhe me njė proram tė kundėr politik e nacional nga programi i partisė komuniste. Ky Programi i saj ndryshonte jo vetėm nga pikėpamja sociale dhe ekonomike, as vetėm nga qėndrimi ndaj shoqėrisė sė mėparshme komuniste. Programi i LDK-sė ndryshonte nga tė gjitha programet e partive tė tjera opozitare nė republikat e ish-Jugosllavisė. Ai kishte ngjashmėri vetėm me programet politike tė partive politike opozitare nė Slloveni, si dhe vetėm me ato tė partive moderne perendimore.

Por Lidhja Demokratike e Kosovės vepronte e do tė vepronte nė kushte tė tjera, nga ato tė partive poitike sllovene, ndaj ajo vinte nė jetė mė sė pari si njė parti politike me program tė qartė kombėtar, si luftėtare e lirisė, e cila merrte mbi vete barrėn e ēlirimit tė shqiptarėve nga dhuna e aparteidi serb. Ajo kishte gjithashtu disa karakteristika tė veēanta, tė cilat e dallonin nga opozitarizmi klasik. Sė pari, Lidhja Demokratike e Kosovės ishte parė nga shqiptarėt si akt refuzimi tė regjimit serb nė Kosovė. Kur Lidhja e Komunistėve pėrfaqėsonte sistemin e aparteidit serb, LDK sillte njė format tė ri nė lėvizjen politike tė shqiptarėve. Refuzimi i njė sistemi, i njė regjimi, i njė pushtuesi nuk ėshtė punė opozitarėsh. Ndaj ky lloj qėndrimi e bėnte LDK-nė njė parti, e cila kishte si program dhe synim tė saj ēlirimin prej dhunės dhe pushtuesve serbė, e mė pas ndėrtimin e njė shoqėrie demoktratike e tė lirė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Sė dyti, kushtet politiko-shoqėrore, nė tė cilat ishte krijuar Lidhja Demokratike e kishte pozicionuar atė mė shumė si njė lėvizje politike e kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve. Sė treti, karakterin e njė partie demokratike antikomuniste ia kishte dhėnė Lidhjes Demokratike edhe fakti e tė qenit parti e parė pluraliste dhe opozitare nė vend. Kjo karakteristikė ishte shfaqur thuajse nė tė gjitha vendet ish-komuniste, ku atė kohė po formatizohej sistemi pluralist demokratik.

Kėto karakteristika i kishin dhėnė Lidhjes Demokratike njė dimension mbarėshqiptar nė Kosovė, madje tė admirueshme dhe pėr pakicat etnike nė nė kėtė vend. Tė gjithė ata qė ishin anėtarėsuar nė kėtė parti kishin si qėllim parėsor ēlirimin e vendit nga pshtuesit e dhunuesit serbė. Nė kėtė shumėsi anėtarėsh bėnin pjesė edhe demokratė, edhe enveristė, edhe njerėz qė pajtoheshin me lėvizjen paqėsore tė udhėheqėsit tė tyre, Ibrahim Rugova, edhe tė tjerė qė si modelin dhe shansin e rezistencės e shihnin te pėrdorimi i armėve dhe i forcės. Brenda pak muajve Lidhja Demokratike do ta shtonte numrin e anėtarėve tė saj nė 500 mijė e mė pas nė 700 mijė veta. Me kėtė numėr ajo ishte renditur si partia mė e madhe politike nė ish-Jugosllavi. Dukej qė besimi i shqiptarėve te Ibrahim Rugova ishte i jashtėzakonshėm. Kjo i jepte Atij si dhe LDK-sė pėrmasat e njė lėvizjeje gjithėkombėtare, gjithėpopullore dhe i vėshtirėsonte ose ēvleftėsonte pėrpjekjet e Serbisė pėr ta paraqitur lėvizjen e shqiptarėve pėr liri, autonomi e pavarėsi si njė lėvizje "nacionaliste e seperatiste, irredentiste", si "kundėrrevolucion", si "fundamentalizėm islamik" etj slogane, tė cilat Beogradi i kishte pėrdorur me efikasitet nė propagandėn e tij antishqiptare.

Megjitatė Rugovės i duhej tė ruantė njė ekuilibėr tė caktuar, me qėllim qė filozofia e tij tė kishte sukses. Atij i duhej tė ruante shpresėn te shqiptarėt e robėruar nga dhuna e terrori serb, i duhej njėkohėsisht tė jepte mesazhet e duhura politike e praktike pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Atij i duhej tė ruante kohezionin, kompaktėsinė midis shqiptarėve, si e vetmja armė me epėrsi tė padiskutueshme kundėr regjimit dhe pushtimit shtypės tė Beogradit si dhe maturinė e shumicės ndaj pakicave, sidomos ndaj pakicės serbe. Mė e pakta Ai synonte qė tė zgjaste sa mė shumė idenė e Tij pėr zhvillimin e kėsaj filozoofie politike. Ai ishte i bindur se realizimi praktik i folizofisė qė kishte pėrpunuar kėrkonte kohė, durim dhe sakrifica tė mėdha. Por Ai kishte llogaritur se nė krahasim me viktimat qė do ti shkaktoheshin Kosovės nė rastin e jė konflikti tė armatosur, ia vlente shtyrja disi nė kohė e zgjidhjes paqėsore tė problemit dhe statusit tė saj.........
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė