Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-12, 15:36   #85
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Biografia Ganxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tem Shqipėtar Shumė luti Zotin qė paqja e tij tė vijė nė zemrat tonaNė gjithė botėn. Lutem shumė pėr fukarate e mij- dhe pėr mua , dhe motrat e mija. Unė lutem pėr juve.

(Teresa Bojaxhiu)


Ishte fėmija e trete e prindėrve Kole Bojaxhiu nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiu (Barnaj) nga Novo Sella e Gjakoves. Lindi ne Shkup, ku i ati merrej me tregti dhe mblidhte ne shtėpinė e vet artiste dhe patriote shqiptare. Mėsimet e para i beri ne njė shkolle shqipe te Shkupit, ndėrsa gjimnazin, po ne atė qytet, ne gjuhen serbo-kroate. Pasionet e saj te rinise ishin tre: te behej mėsuese, te shkruante dhe te recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeēe dhe u be murgeshe. Motėr Tereza pa u ndare nga poezia dhe muzika u largua nga Shkupi dhe u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mėsuese dhe shume shpejt drejtore e shkollės se vajzave. Nėnė Tereza e Kalkutės e quajtėn kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurisė" (1951) pėr t'u shėrbyer me te varfėrve dhe me te pashpresėve te Kalkutės, Indisė dhe gjithė planetit. Nė vitin 1979, kur mori ēmimin Nobel per Paqe, e gjithė bota mėsoi se Nėnė Tereza ishte shqiptare. Por Shqipėria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipėrisė nuk i kishte dhėne vize nobelistes se ardhshme as sa pėr tė parė nėnėn e saj qe jetonte nė Tirane, as pėr te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... pėr tė parė varrin. Madje ketė vize nuk ia dhanė as kur fama e saj kishte marre dhėne ne te katėr anėt e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogėl ishte kthyer ne njė legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 fėmijėve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te sėmure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja nė bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej pėr 3 400 pleq te braktisur e te lenė rrugėve, ne 20 shtėpi pleqsh, kishte birėsuar 160 fėmijė ilegjitim e bonjake. Kėto janė shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kėsaj dite shifrat kane ndryshuar shumė. Nėnė Tereza nuk qe ndonjė perėndeshė dhe me tė mund tė fliste ēdonjėri. Madje ajo kishte edhe adresė tė saktė: njė godinė ngjyrė hiri nė Bose Road, tė ndėrtuar rishtas nė njė lagje tė zhurmshme dhe ējerrėse, tė stėrmbushur me njerėz, e cila vlonte nga ēajbėrėsit, shitėsit dhe tregtarė tė tjerė tė pjesėve mė tė ndryshme kėmbyes si dhe lėngėshtrydhėsit. Kėtu, mu nė qendėr tė Kalkutės shtrihej shtabi i pėrgjithshėm i Rregullit, „Shtėpia e Nėnės", pranė portės tė sė cilės qe vendosur njė tabelė druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".Nė shtėpinė e Nėnė Terezės kishin hyrė edhe vetė mbretėresha britanike, pastaj njerėz tė tillė siē janė kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shumė tė tjerė.

Kronologjia biografike

27 gusht 1910 - U lind Ganxhe Bojaxhiu nė Shkup si bija e Kolė Bojaxhiut dhe Drane Bernajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovės. 27 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fėmijėn e tretė pas dy tė parėve, Ages dhe Lazrit. Nė familjen Bojaxhiu, Ganxhja thithi nektarin e parė tė fesė sė Krishtit dhe tė gjakut tė tė parėve tė vet. Qė nga fėmijėria e hershme, sė bashku me familjen shtegtoi nė shenjtėroren e Zojės Cėrnagore nė Letnicė.

Fati i mirė i Nėnės Terezė ishte edhe lindja e saj nė njė familje tė shėndoshė, apo siē thotė vetė Nėna Terezė: "Ishim tė gjithė tė bashkuar... jetonim njėri pėr tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumė e lumtur".

1919 - Nė rrethana tė dyshimta i vdes babai, Kolė Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshėm dhe besnik pėr pavarėsinė dhe lirinė e Shqipėrisė.

1915-1924 - Shkolla dhe jeta nė famulli. Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregullt nė veprimtarinė e jetės famullitare: nė meshė dhe katekizėm. Lazri, vėllai i saj, dėshmon: "Jetonim afėr kishės famullitare tė Zemrės sė Krishtit. Nganjėherė nėna dhe motrat e mia, Agėja dhe Ganxhja, mė bėnin mbresa se po rrinė sa nė shtėpi, aq nė kishė, sepse kaq shumė ishin tė preokupuara me korin e famullisė, me shėrbimet fetare dhe temat pėr misione".

26 shtator 1928 - Thirrja rregulltare. Pikėrisht mė 26 shtator tė vitit 1928, niset pėr nė Zagreb nė pėrcjelljen e nėnės Drane dhe motrės Age, ku do tė qėndrojė deri mė 13 tetor. Nė ditėn e 13 tetorit, sė bashku me zonjushėn Betike Kanjc, niset pėr nė Irlandė. Udhėtimi u bė nėpėr Austri, Zvicėr, Francė, pastaj me anije nėpėr kanalin Lamanche, kurse prapė vazhduan rrugėn kah Londoni, prej kah vazhduan pėr nė Dublin. Nė Dublin qėndruan rreth dy muaj tė angazhuara nė mėsimin e gjuhės angleze.

6 maj 1929 - Mbėrrin nė Darjeeling, rrėzė Himalajeve, ku pas njė prove tė vogėl, mė 23 maj 1929, filloi noviciatin, duke u quajtur Terezja e Krishtit tė Vogėl.

25 maj 1931 - Dha kushtet e para te Motrat e Loretos. Pas kushteve tė para u dėrgua nė Bengal pėr tė punuar si misionare.

1931-1937 - Motra Terezė, pasi njė kohė shėrbeu si infermiere, pėr sė shpejti u emėrua mėsuese e gjeografisė nė St. Mary High School nė Kalkutė. Nga kjo kohė kemi kėtė dėshmi tė saj: "E kam fituar edhe njė fushė tė punės: shkollėn e Shėn Terezės. Kjo shkollė ėshtė mu nė Kalkutė. Mu tė njėjtėn ditė, kur ma besuan kėtė detyrė, shkova ta shoh. Ėshtė shumė larg, por udhėtoj me qerre indiane.Kur mė shikuan ata tė vegjėl pėr herė tė parė, pyetnin njėri-tjetrin se a jam hyjneshė apo shpirt i keq. Pėr ta nuk ka mes. Kush ėshtė me ta i mirė, atė e nderojnė si hyjnitė e veta, ndėrsa kush ėshtė i mrrolshėm, i frikėsohen porsi shpirtit tė keq, dhe vetėm e adhurojnė. Me tė shpejtė pėrvola krahėt, shkova nė dhomė, mora ujė dhe fillova tė laj dyshemenė. Kjo i befasoi shumė, sepse ende nuk kishin parė qė ndonjė mėsuese tė merrej me atė punė. Kur mė vėrejtėn fytyrėgėzuar dhe tė hareshme, vogėlushet filluan tė mė ndihmojnė, ndėrsa vogėlushėt sillnin ujin. Pėr dy orė vendi ku ishim u bė i pėrshtatshėm pėr klasė mėsimi, u bė krejt i pastėr.

Kur erdha kėtu kishte vetėm 52 fėmijė, ndėrsa sot janė rreth 300... Pasi u njohėm, nėnat filluan t'i sjellin fėmijėt pėr bekim. Nė fillim pakėz mė befasuan me lutjet e veta, por nė misione duhet tė jemi tė gatshme pėr ēdo gjė, ndėr tė tjera, edhe tė ndajmė bekimin".

24 maj 1937 - Pasi i kaluan kushtet e pėrkohshme rregulltar, motra Terezė i kushtohet Zotit me kushte tė pėrjetshme te Motrat e Loretos, tė cilat u themeluan nė vitin 1609 nga anglezja Mary Ward. Te motrat e Loretos fitoi njė pėrvojė tė mirė rregulltare dhe shpirtėrore. Mė vonė u bė edhe drejtoreshė e St. Mary High School. Pėr kėtė pėrvojė tė punės do tė dėshmojė: "Nė Loreto isha rregulltarja mė e lumtur e botės. Isha dhėnė pas arsimit. Ajo punė e udhėhequr prej Zotit ishte apostullat (tė dėrguar) autentik qė mė pėlqente shumė".

1942 - Ante Gabric, misionar kroat, nė revistėn "Katolicke Misije" tė vitit 1942 shkruan: "Motra Terezė ishte tejet e sėmurė, dhe s'kemi pasur fort shpresė se do tė shpėtojė, por tash pėrsėri ėshtė nė kėmbė dhe po punon sa dhjetė veta".

10 shtator 1946 - Pasi kishin kaluar paksa vėshtirėsitė e luftės dhe ishin kthyer pėrsėri kuvendet e motrave tė Loretos tė cilat i kishte pėrdorur ushtria, motra Terezė, duke udhėtuar pėr nė ushtrime shpirtėrore nė Darjeeling, fiton edhe njė thirrje tė re. 10 shtatorin vetė Nėna Tereze do ta quajė "Ditė inspirimi". Tashmė e rryer nė jetėn fetare dhe e regjur me vėshtirėsitė e popullsisė sė vendit, si edhe duke sjellur nėpėr mend Jezusin, tė cilit ia kishte kushtuar fėmijėrinė dhe rininė, vendosi tė lėshojė motrat e Loretos dhe t'u kushtohet krejtėsisht mė tė varfėrve ndėr tė varfėr, duke u njėjtėsuar me ta nė veshje, nė banim, nė ushqim...

Pėr kėtė thirrje tė dytė do tė dėshmojė: "Isha duke udhėtuar me tren pėr Darjeeling prej Kalkutės. Atje shkoja pėr ushtrime shpirtėrore. Derisa isha nė lutje intime dhe isha nė gjendje prehjeje, fitova qartas njė thirrje mbi thirrje. Porosia ishte tejet e qartė: duhet tė lė kuvendin dhe t'u kushtohem tė varfėrve, duke jetuar nė mesin e tyre. Ishte njė dėrgim. E kuptova porosinė, por nuk e dija si do ta njėmendėsoja".

7 shkurt 1946 - I shkruan Kongregatės sė Rregulltarėve dhe kėrkon lejen qė tė lė kuvendin e Loretos dhe t'u kushtohet tėrėsisht mė tė varfėrve ndėr tė varfėr. Letra nė Romė u shkrua pas shumė orvatjesh dhe marrėveshjesh qė Nėna Terezė i kishte pasur me ipeshkvin e Kalkutės, Ferdinand Perier, i cili ia kishte ofruar veshjen e parė rregulltare mė 1929, si dhe me eproren e Loretos.

7 gusht 1948 - Mori lejen nga Papa Piu XII qė tė lėshojė Loreton dhe tė ndjekė zėrin e ndėrgjegjes ku i fliste Zoti. Kjo leje ishte e nevojshme qė ēdo gjė tė shkojė nė rregull, sepse asohere Nėna Terezė kishte kushtet e pėrjetshme kėshtu qė duhej leja e Kongregatės sė Rregulltarėve.

16 gusht 1948 - Doli nga kuvendi i Loretos, e brumosur me dije dhe aftėsi intelektuale, ku gjatė qėndrimit nė kėtė kuvend ishte 20 vjet profesoreshė, e mė vonė edhe drejtoreshė e St. Mary High School. Pastaj kishte marrė nė mbikqyrje ehd eKongregatėn dioqeziane tė motrave indiane, tė quajtura "Bijat e Shėn Prenės".Ishte kjo dita kur Nėna Terezė mori njė rrugė tė cilėn ia tregoi Zoti porsi Abrahamit: e pasiguritė, plot rreziqe, pėrplot frikė, por sikurse edhe Abrahami, Nėna Terezė, atėherė ende motra Terezė, besonte se thirrja e "dytė" ėshtė vullneti i Zotit.

Kjo ishte ajo ditė kur Nėna Terezė pa hamendje la kuvendin, mirėqenien, kėnaqėsinė, miqėsinė e madhe tė bashkėmotrave dhe u nis (doli nė rrugė) duke mos ditur qartė se kah po shkon, pos qė e kishte tė qartė se duhet ta kryejė vullnetin e Zotit. Dhe sikurse Zoti i premtoi Abrahamit: "Prej teje do tė bėj njė popull tė madh dhe do tė tė bekoj. Do ta bėj tė madh emrin tėnd. Ti vetė do tė jesh bekim" (Zan 12, 2), ashtu edhe Nėna Terezė, duke ecur rrugės tė cilėn ia kishte treguar Zoti, u bė emėr i madh dhe bekim pėr mijėra e mijėra njerėz. Daljen nga kuvendi i Loretos do ta pėrshkruajė kėshtu: "Hyji ynė dėshiron qė tė jem rregulltare e lirė, e veshur me varfėrinė e kryqit. Sot e kam mėsuar njė mėsim tė madh: Varfėria pėr tė varfėritė ėshtė tepėr e rėndė! Kur e kam kėrkuar shtėpinė (pėr qendėr) kam ecur e ecur, derisa mė kanė dhimbur kėmbėt dhe duart. Kam menduar: sa shumė vuajnė tė varfėritė nė trup dhe nė shpirt kur kėrkojnė strehim, bukė dhe shėrim. Atėherė e mendoja kėndshmėrinė e Loretos, mė ishte tundim, por pėr shkak tė zgjedhjes sime tė lirė, pėr shkak tė Zotit tim durova dhe duroj, rri dhe do tė rri duke e kryer vullnetin e Zotit pėr tė varfėritė e mi. Mė ndihmo, o Zot!"

18 gusht 1948 - Ndėrroi veshjen. La veshjen rregulltare tė motrave tė Loretos dhe veshi sari tė bardhė tė pėrshkuar me vijė tė kaltėr dhe me kryq nė parzėm. Pastaj shkoi rreth tre muaj nė Patna te Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionaries) pėr tė kryer edhe njė kurs intensiv pėr infermiere.

21 dhjetor 1948 - Merr lejen pėr hapjen e shkollės sė parė, lokali i sė cilės ishte njė kasolle. Nga lagjet mė tė varfra tė Kalkutės, Tilje dhe Motijil, bashkon fėmijėt e lėnė dhe tė braktisur nė atė shkollė, ndėrsa vetė banonte te Motrat e Vogla tė tė Varfėrit.

19 mars 1949 - Nė banesėn e parė tė improvizuar, nė shtėpinė e Michael Gomes, pranoi nė vizitė njė tė re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekė misionin e saj. Kėshtu misioni i saj kishte filluar tė mbarėn. Kjo ishte shenjė se vepra e Nėnės Terezė ėshtė vullneti i Zotit; kjo ishte shenjė se ēka Zoti dėshiron, atė edhe e bekon dhe ia ftillon tė mbarėn.

Nėntor 1949 - Tashmė Nėna Terezė ishte bartur nė shtėpinė e familjes Gomes, e cila ia kishte lėnė nė disponim tėrė katin e sipėrm. Pos Subashinit Das qė nė pagėzim e kishte marrė emrin Agnes, kishin ardhur edhe vajza tjera tė cilave Nėna Terezė u kishte dhėnė mėsim. Nė nėntor tė vitit 1949, Nėna Terezė do tė shkruajė: "Tani jemi pesė motra. Lutuni qė bashkėsia e vogėl tė rritet nė shenjtėri dhe nė numėr, nėse ėshtė vullneti i Zotit".

Po kėtė vit fiton shtetėsinė indiane.

vazhdon
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė