Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-07, 20:50   #22
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

"Ushtria”: Sa i rėndėsishėm ėshtė viti pėrkujtimor i 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut pėr Shqipėrinė?
Pėr herė tė fundit njė konferencė e madhe shkencore pėr Skėnderbeun ėshtė zhvilluar nė vitin 1968, me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes. Ajo konferencė ka qenė e rėndėsishme dhe e organizuar me njė pėrgjegjėsi shkencore tė admirueshme. Por, pėr rrethana historike-politike, ajo ka pasur edhe kufizime e mungesa. Nė kėtė konferencė, bie fjala, nuk ishte e mundur qė tė merrnin pjesė studiues tė disa shkollave tė albanologjisė, si shkolla ruse, shkolla britanike dhe ajo amerikane, shkolla kroate, pėrfaqėsues tė Selisė sė Shenjtė dhe tė institucioneve nė varėsi tė saj (Biblioteca Apostolica Vaticana, Archivio Segretto Vaticana). Megjithatė, nė atė 500-vjetor Papa Pali VI pati shkruar njė enciklikė (letėr tė hapur) drejtuar gjithė shqiptarėve, nė tė cilėn ndėr tė tjera thuhet: “Skėnderbeu ėshtė biri famėmadh i njė treve qė ka pasur fatin tė pėrfshihet nė hapėsirėn e udhėtimeve apostolike tė shėn Palit dhe ndoshta tė marrė pikėrisht prej tij pėr herė tė parė “lajmin e mirė”, Ungjillin. Shekulli i 15-tė ka qenė pėr kombin shqiptar njė prej kohėrave mė tė rėnda dhe njėherėsh mė tė lavdishme tė historisė sė tij. Qendresa e shqiptarėve gjatė njė 25 vjetėve u dėshmua sa kėmbėngulėse aq dhe fitimtare, nė trimėri e strategji, nėn udhėheqjen e kryeprijėsit tė tyre Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu”. Kėtė letėr, pėrveēse “Osservatorio Romano”, e pati botuar shqip edhe Koliqi, nė revistėn “Shźjzat”, por nė atė kohė as “Shźjzat”, as radio Vatikani, nuk mund tė arrinin deri tek njerėzit shqiptarė. A do tė tejkalohen nė kėtė jubile tė dytė, jubile vitlindjeje, jubile tė gėzuar, mangėsitė dhe kufizimet objektive tė konferencės sė organizuar nė vitin 1968? A do tė ketė sivjet njė letėr papnore pėr 600-vjetorin e lindjes sė Skėnderbeut? E kam tė vėshtirė pėr tė dhėnė njė pėrgjigje pozitive. Tani liria nuk mungon, por mungojnė disa autoritete tė larta tė mendimit dhe dijes. Nuk janė mė nė kėtė jetė Aleks Buda, Eqrem Ēabej, Injac Zamputi. Madje nuk jam i sigurt nėse nė veprimtaritė shkencore tė kėtij jubileu do tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė atyre shkollave albanologjike, dikur tė refuzuara, qė sapo i pėrmenda. Ajo qė mund tė thuhet nė mėnyrė tė sigurt ėshtė se sot ka shumė nisma me karakter shkencor-pėrkujtimor, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė botė, qė do tė zhvillohen e realizohen pavarėsisht se ēfarė do tė bėjnė bashkėvendėsit e Gjergj Kastriotit. Shkrimtari italian Costanzo d’Agostino, njėherėsh dhe njė prej biografėve bashkėkohorė tė Skėnderbeut, ka njė vit qė kryeson njė “Comitato di Cultura Europea”, tė krijuar pikėrisht pėr tė detyruar autoritetet e vendit tė tij qė “Palazzo Scanderbeg” tė kthehet nė funksionin qė pėrputhet me emrin (jo muze makaronash, sikurse ėshtė tani), nė nderim tė 600-vjetorit tė lindjes. Njė konferencė jubilare shkencore ndėrkombėtare do tė bėhet nė fund tė kėtij viti nėn kujdesin e Prof. Dr. Italo Costante Fortino nė Universitetin e Napolit, departamenti i studimeve orientale. Dr. Bjoern Andersen, albanolog danez, nė bashkėpunim me Bibliotekėn Mbretėrore tė Danimarkės dhe me shumė dijetarė nga vendet nordike, midis tė cilėve dhe etnologia Minna Jensen Skafe, ka propozuar njė kalendar veprimtarish shkencore qė zgjat dy vjet. Nė Romė njė redaksi e pėrbėrė prej Tomaso Mrkonjic (kroat) dhe dy bashkėpunėtorėt e tij shqiptarė Dr. Musa Ahmeti e Msc. Etleva Lala kanė pėrfunduar pėrgatitjen pėr botim tė vėllimit tė tretė tė serisė sė nisur nga Milan pl. Šufflay “Acta Albaniae”, qė i pėrgjigjet periudhės 1403-1450. Nisma tė tilla, pėrveēse nė Prishtinė e nė Shkup, janė bėrė tė ditura dhe po presin realizimin edhe nė SHBA, nė Kroaci, nė Greqi, nė Hungari. Ky ndėrkombėtarizim i veprimtarive i pėrgjigjet pėrmasės sė vetė figurės sė Gjergj Kastriotit. Pjesėmarrja e studiuesve tė huaj, qoftė edhe nė kėtė formė debati, nė distancė, ėshtė njė akt emancipues nė mendėsinė shqiptare. Nė kohėn e sotme nuk mjafton tė dėgjosh vetveten. 600-vjetori i lindjes sė Gjergj Kastriotit ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr tė dėgjuar tė tjerėt, duke pėrfshirė dhe kundėrshtarėt e tezave tė albanologjisė vendėse. Pa pjesėmarrjen e tjetrit ky jubile nuk mund tė quhet i plotė. Dija shqiptare nuk mund tė bėjė pėrpara pa kapėrcyer hendekun historik tė mbylljes sė syve dhe veshėve pėr ēka thonė e shkruajnė fqinjėt, grekėt e serbėt, po edhe turqit republikanė (jo vetėm kronikanėt osmanė). Rasti i 600-vjetorit vjen si njė shans pėr t’u dhėnė mundėsi studiuesve pėr tė bėrė diēka mė shumė, pėr tė pėrfillur edhe ato shkolla e faktorė tė cilėt mė 1968 munguan. Shkenca duhet tė mėsohet tė dėgjojė pikėpamjen ndryshe, vėshtrimin e tjetrit. Ky jubile ka rėndėsi tė pėrveēme nė radhė tė parė sepse pėrkujtohet nė kushtet e njė shoqėrie tė hapur. Prej kohės kur u organizua kjo konferencė kanė kaluar rreth 40 vjet dhe pas njė periudhe kaq tė gjatė vjen ēasti pėr tė rikapitulluar pėrfundimet e arritura nė dijen shkencore nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut.


A ka pėrplasje mendimesh nė lidhje me figurėn e Skėnderbeut?
Me sa duket diskutimi pėr vendin e figurės sė Gjergj Kastriotit nė historinė e Shqipėrisė nuk do tė mbyllet kurrė. Eshtė krejt normale kur kėto diskutime rifillojnė pėr shkak tė fakteve tė reja qė dalin nė dritė nė diplomatikė dhe nė dokumentalistikė. Por ēėshtja ndėrlikohet kur diskutimet rifillojnė pėr motive joshkencore. Dihet, pėr shembull, qė nė Universitetin e Tiranės kėto vite janė mbrojtur teza doktoratash qė kanė nė thelbin e tyre pyetjen nėse shqiptarėt kanė ditur ta zgjedhin drejt figurėn strumbullar rreth sė cilės kanė ndėrtuar kėshtjellėn e historisė sė tyre. Thėnė mė thjesht, pėr herė tė parė ėshtė vėnė nė dyshim nėse Skėnderbeu shpreh identitetin historik tė shqiptarėve dhe ėshtė shtruar pyetja nėse do tė kishte qenė mė mirė qė arbėrit, dhe pas tyre shqiptarėt e sotėm, tė kishin zgjedhur si hero-model Ballabanin. Sipas kėtyre studiuesve, tė cilėt sė fundmi jorastėsisht kanė zgjuar dhe mendimin kritik tė shkrimtarit I. Kadare, nėse arbėrit do tė kishin parapėlqyer Ballabanin dhe Shqipėria nuk do tė kishte vendosur tė luftonte me osmanėt, atėherė vendi ndoshta do tė ishte zhvilluar mė shumė dhe fati i kombit shqiptar do tė kishte marrė njė rrjedhė mė fatlume. Sipas kėtyre dijetarėve, renegati i vėrtetė nė historinė e Shqipėrisė nuk ėshtė Ballabani, por Skėnderbeu, i cili, duke iu kundėrvėnė oborrit sulltanor, shkeli mbi shansin e vendit tė tij, tė cilin perandori e kishte me sy tė mirė. Ky arsyetim tė ēon nė pėrfundimin kontravers se qendresa qė bėri Skėnderbeu ishte e dėmshme pėr Shqipėrinė. Nė fakt, teza tė tilla nuk janė krejt tė reja. Nė mbarim tė luftės antifashiste, kur u shtrua problemi i ngritjes sė njė monumenti pėr Gjergj Kastriotin, ka pasur udhėheqės politikė, madje liberalė-reformatorė, tė cilėt, duke iu pėrmbajtur “parimit tė vlerėsimit klasor tė figurave historike”, janė shprehur se “tek e fundit Skėnderbeu njė bej ka qenė”. Pavarsisht se kjo tezė sė jashtmi duket pėr tė qeshur, nė dije ajo duhet marrė seriozisht, sepse ky ėshtė vetėm filimi, sikurse ndodh me tė gjitha tezat e dyshimta, tė cilat si hap i parė mbillen nė shkencė pėrmes figurash ndėrmjet shkencės dhe politikės dhe me kalimin e kohės zėnė vend serioz e qendrojnė serbes ballė pėr ballė. Nė kushtet e lirisė sė kėrkimit akedemik-universitar janė hapur edhe debate tė tjera, pjesa mė e madhe tė zonės sė para-shkencės, njė prej tė cilėve ėshtė nėse Skėnderbeu duhet tė quhet hero i gjithė shqiptarėve, tė krishterė e myslimanė sė bashku, apo vetėm hero i tė krishterėve. Sido qė kjo duket absurde, fakt ėshtė se debati ėshtė zhvilluar edhe prej njerėzish tė shkencės. Pak mė tej kėtij debati gjendet njė tjetėr diskutim, nėse me nocionin “arbėr” duhen kuptuar gjithė shqiptarėt, apo vetėm ajo pjesė e tyre qė refuzoi islamizimin, qė rikthen nė vėmendjen e dijes ēėshtje tė karakterizimit tė identitetit historik tė shqiptarėve, madje edhe tė njė fragmentarizimi tė kėtij identiteti. Kėto vite jashtė vendit janė botuar studime monografike qė veēojnė “tre identitete shqiptare”, sipas grupimit fetar tė tyre. Autorėt e kėtyre studimeve nuk mund tė qortohen nėse vetė dijetarėt shqiptarė ndahen nė vlerėsimin e etnonimit “arbėr” dhe tė rolit konvergjent tė figurės sė Skėnderbeut. Kryezot i arbėrve, ai ėshtė i pari qė arriti t’i bashkojė shqiptarėt nė njė besėlidhje. Tė gjitha kėto janė shqetėsime pėr albanologjinė, por shqetėsimi mė i madh ėshtė ai i “shembjes sė miteve”, nė emėr tė “emancipimit tė popullit”. Tė gjitha vendet ish-komuniste kaluan nėpėr rrugėn e vėshtirė tė “shembjes sė miteve”. Por asnjė popull nuk rrėnon vetveten, duke shkulur referencat e historisė, sikurse ka ndodhur me njė pjesė tė shqiptarėve. Nuk ka popull qė tė mos ketė ide-mit, apo hero-mit. Hebrejt e pėrballuan mbrapshtinė e fatit historik me idenė mit tė “Torah”, se ata janė “populli i zgjedhur i Perėndisė”. Serbėt e mbajnė veten me kurajė edhe nė momentet mė tė vėshtira duke i rritur brezat me filozofinė se “ne fitojmė nė luftė dhe humbim nė paqe”. Rusėt parvjet ia mbuluan me lule pėrmendoren Pushkinit deri nė pikėn mė tė lartė tė saj. Por nė mėmėdheun tonė ėshtė shumė mė e lehtė tė vėsh pėrpara mitet dhe tė ngresh mbi to emrin e rebelit. Ajo qė mund tė thuhet me siguri ėshtė se gjendja e dijes mbi figurėn e Skėnderbeut nuk ėshtė edhe aq pėrfundimtare. vazhdon......
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė