Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-07, 17:21   #27
yllbardh
 
Avatari i yllbardh
 
Anėtarėsuar: 05-05-07
Vendndodhja: Danimark
Postime: 772
yllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėmyllbardh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

.....vazhdimi.....
Mos ndoshta ėshtė edhe kjo arsyeja qė nė figurėn e Gjergj Kastriotit ne kemi mė shumė njė hero si njė njeri luftėtar?
Pikėrisht ky ėshtė njė prej keqkuptimeve tė rėnda nė njė pjesė tė historisė sė Shqipėrisė. "Xhelozia" pėr t'i mbyllur vlerat e tij vetėm brenda botės shqiptare, hezitimi pėr tė njohur meritat e tij tė padiskutueshme si mbrojtės i qytetėrimit tė krishterė dhe si kalorės i krishtėrimit ("athleta Christi"), shqetėsimi se mos ndonjė prej kėtyre meritave del mbi atė tė karakterizimit si hero kombėtar, ka shkaktuar edhe shmangie nga e vėrteta rreth figurės sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut. Ajo qė i mungon historiografisė vendėse ėshtė vullneti pėr ta vėshtruar e vlerėsuar Skėnderbeun si figurėn e njė protagonisti tė Rilindjes Europiane. Kjo epokė e madhe e historisė sė njerėzimit quhet "europiane" sepse asnjė vend europian veē e veē nuk arriti gjithēka, nuk e realizoi nė mėnyrė tė pavarur Rilindjen. Dihet se Italia i dha Rilindjes Europiane pikturėn dhe skulpturėn; Franca i dha universitetet dhe mendimtarėt filozofė; Spanja i dha Servantesin dhe romanin; Anglia i dha Shekspirin dhe tragjedinė; bota gjermanike i dha Martin Luterin dhe reformėn kishtare; Ēekia i dha Jan Husin dhe frymėn e kryengritjes; Polonia i dha Kopernikun dhe zbulimet nė shkencėn e fizikės; kurse Shqipėria dhe Hungaria dhanė dy strategė tė mėdhenj, pa praninė e tė cilėve Rilindja Europiane do tė ndihej e gjymtė: Gjergj Kastriotin dhe Janos Huniadin. Duke kėrkuar tek figura e Gjergj Kastriotit jo njė kreshnik qė del prej zgafelle dhe me njė shpatė nė dorė mbron kufijtė e Arbėrisė nga jug nė veri, por njė strateg, qė zbuloi se si njė popull i vogėl mund tė mbrohet prej njė perandorie tė madhe, se si njė mėnyrė jetese dhe e organizimit shoqėror e shtetėror pėrballet me sfidėn e njė mėnyre tjetėr tė tillė, atėherė do tė rezultojė ndryshe jo vetėm vlera historike e kėsaj figure, por dhe kontributi i Shqipėrisė nė tėrmetin shpirtėror epokal tė Rilindjes Europiane.

A ka dokumentacion qė mund tė tregojė marrjen peng tė Skėnderbeut dhe ēuarjen e tij pėr studime nė oborrin e sulltanit?
Kjo ėshtė pjesa mė e pambuluar me dokumentacion. Gjergj Kastrioti, kur u mor peng nė oborrin e sulltanit, ka qenė vetėm 9 vjeē. Nė atė kohė ai ishte njė fėmijė si gjithė fėmijėt e tjerė, pėr mė tepėr njė fėmijė fatkeq, i marrė peng, kėshtu qė nuk mund tė pritej qė historia tė ishte e vėmendshme qysh nė atė kohė ndaj tij. Ishte ende shumė shpejt, askush nuk e dinte se ai do tė bėhej njė hero.

Cilėt janė titujt qė i janė dhėnė Skėnderbeut nga shqiptarėt?
Shqiptarėt nuk dihet t'i kenė dhėnė ndonjė titull Skėnderbeut. Turqit osmanė e quajtėn "bej". Nė besėlidhjen e Lezhės ai mori pjesė si "primus inter pares" - i parė midis tė barabartėsh. Megjithatė, nga ky kuvend ai doli si kryetar i besėlidhjes. Ky mund tė quhet i vetmi titull qė iu dha atij nga shqiptarėt. Ndėrsa mbretėritė pėrtej detit, sikurse pėrmenda, e kanė quajtur "Epirus rex" (mbret i Epirit), "Epirus principes" (princ i Epirit), "dominus Albaniae" (zot i Shqipėrisė), "roi d'Albanie" (mbret i Shqipėrisė), "Epirus victor" (ngadhėnjyes i Epirit). Ajo qė vlen tė veēohet ėshtė se ka pasur dy iniciativa papnore pėr ta kurorėzuar mbret (nė atė kohė e pėr disa shekuj me radhė mė vonė i vetmi autoritet qė kishte fuqinė pėr tė kurorėzuar njė mbret ishte Papa). Nė vitin 1466 Skėnderbeu ka vizituar Selinė e Shenjtė (sot rezidenca "Quirinale") dhe gjatė asaj vizite pothuajse ishte paralajmėruar se do tė zyrtarizohej kurorėzimi i tij si mbret, gjė qė nuk ndodhi, pėr arsye qė edhe sot nuk janė shpjeguar tamam. Njė vit mė vonė Ati i Shenjtė u nis vetė tė vizitojė vendin e qendresės antiosmane dhe tė kurorėzojė mbret prijėsin e saj, Gjergj Kastriotin, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar njė kryqėzatė tė re apo pėr tė sfiduar me njė luftė europiane perandorinė e re qė kishte dalė nė Adriatik, por, pėr fatin e keq tė historisė sė Shqipėrisė, ai vdiq nga njė sėmundje e rėndė nė Pulia. Juridikisht Skėnderbeu nuk u bė mbret i Arbėrisė, por historikisht dihet se pėr kėtė iniciativat u hodhėn dy herė. Perėndimi dashamirėsinė ndaj Skėnderbeut e tregoi edhe me mikpritjen, pranimin dhe vendosjen nė rajone homogjene banimi tė familjeve tė mėdha shqiptare pas vdekjes sė tij dhe pushtimit tė Shqipėrsė.

Kur ka filluar nderimi zyrtar i Skėnderbeut nė Shqipėri?
Mendoj se kjo fillon me themelimin e urdhėrit tė Skėnderbeut, si udhėri mė i lartė qė akordonte mbretėria shqiptare pėr merita atdhetare dhe pėr kontribute tė shquara tė tė huajve pėr botėn shqiptare. Hapi i dytė i rėndėsishėm ėshtė konkursi i shpallur nė vitin 1937 nga mbreti Zog pėr ngritjen e njė pėrmendoreje kushtuar Skėnderbeut. Nė kėtė konkurs morėn pjesė skulptorė me njohje ndėrkombėtare: italianė, kroatė, shqiptarė. Edhe emėrtimi qė zgjodhi mbretėria pėr monedhėn e vendit ("lek") ishte njė formė nderimi pėr Skėnderbeun, nė emrin e tė cilit ruhej edhe emri i Aleksandrit.

Intervistoi: Albert Hitoaliaj
Artikull i huazuar nga "Gazeta Ushtria", organ informativ i Ministris sė Mbrojtjes sė Shqipėris.
__________________
Mirė se vini te Prishtinasi dera ėshtė githėmon e hapur
yllbardh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė