Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:14   #15
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi....

Nganjėherė i emėrtonin kafshėt me emrin e statujave. E bėnin kėtė pėr t’u afruar tek tė vdekurit dhe pėr t’i kėnaqur ata. Kėshtu i quanin ato kafshė tė shenjta dhe as nuk i thernin, as nuk i godisnin dhe as nuk u bėnin keq. Kafshėt ishin tė lira: kullosnin ku tė donin dhe shkonin ku tė donin. Nė raste tė tjera, ata i thernin kafshėt mbi statujat e atyre njerėzve tė mirė, do me thėnė mbi varret e tyre ose nė vendet e caktuara pėr ta. Nė raste tė tjera i thernin kafshėt nė ēfarėdo vendi tjetėr, por kur i thernin ato, pėrmendnin emrat e evlijave a njerėzve tė mirė nė vend tė emrit tė Allahut tė Madhėruar. Idhujtarėt festonin pėr kėta “evlija” e “njerėz tė mirė” njė ose dy herė ēdo vit. Ata shkonin te varret a vendet e caktuara pėr ta nga ēdo anė. Grumbulloheshin atje nė ditė tė caktuara dhe organizonin festa; bekoheshin duke prekur gurėt, rrotulloheshin qark tyre, thernin kurban pėr ta etj. Festat kishin njė kohė tė caktuar. Nė to vinin tė afėrmit e tė largėtit. Vinin njerėz me pozitė e pa pozitė dhe secili paraqiste premtimin e tij, qė tė plotėsonte kėrkesat e tij. Kėshtu vepronin idhujtarėt me kėta “evlija” e “njerėz tė mirė”, qė tė afroheshin tek ata dhe qė t’i kėnaqnin ata, pėr t’i bėrė ata ndėrmjetės midis tyre dhe Allahut. Idhujtarėt besonin se nėpėrmjet kėtyre “evlijave” e “njerėzve tė mirė”, ata do tė afroheshin tek Allahu dhe nėpėrmjet tyre Allahu do t’i pėrkrahte ata. Idhujtarėt u luteshin evlijave tė vdekur, qė t’u plotėsonin nevojat dhe t’u largonin vėshtirėsitė. Ata besonin se tė vdekurit i dėgjonin fjalėt e tyre dhe u pėrgjigjeshin kėrkesave tė tė gjallėve, duke ua plotėsuar kėrkesat dhe duke ua larguar vėshtirėsitė: vetė idhujt ose me ndėrmjetėsimin e idhujve tek Allahu. Me kėto veprime, idhujtarėt i vinin shok Allahut (bėnin shirk). Ata morėn pėr zot idhujt nė vend tė Allahut. Ata i konsideruan idhujt ortakė tė Allahut. Zotat e idhujtarėve ishin evlijatė, tė ashtuquajturit njerėz tė mirė e tė tjerė si ata. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ftoi qė pėr Zot tė njihej vetėm Allahu dhe e hodhi poshtė gjithēka, qė idhujtarėt e merrnin pėr zot pėrveē Allahut, idhujtarėve u erdhi rėndė. Ata e bėnė tė madhe ēėshtjen, e mohuan tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe thanė: “Cėshtja nuk ėshtė ashtu siē thuhet.” Dhe: “A mendon ai t’i bėjė zotat njė Zot? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme. Paria, nga mesi i tyre filluan t’i thonė njėri-tjetrit: vazhdoni dhe duroni pėr hir tė zotave tuaj, sepse nuk ka dyshim se kjo ėshtė njė gjė e kurdisur. Ne nuk e kemi dėgjuar diēka tė tillė nė njerėzit e fundit (para nesh), kjo nuk ėshtė gjė tjetėr, pėrveēse njė trillim.” (38:5-7) Thirrja pėr nė Islam pėrparoi. Idhujtarėt vendosėn qė ta mbronin idhujtarinė e tyre, tė hynin nė diskutim e polemikė tė hapur me myslimanėt, qė ta ndalonin thirrjen pėr tek Allahu dhe ta asgjėsonin ndikimin e saj (te myslimanėt). Atyre iu dha argument i qartė nė ēdo pikėpamje. Myslimanėt u thanė atyre: “Nga e dini ju se Allahu u ka dhėnė robve tė Vet tė afėrm aftėsi veprimi nė Gjithėsi dhe se ata kanė mundėsi sipas mendimit tuaj qė t’i plotėsojnė kėrkesat dhe t’ua largojnė vėshtirėsitė? A e dini ju tė fshehtėn (tė panjohurėn nė gjithėsi)? A e keni gjetur atė qė thoni nė ndonjė libėr tė trashėguar nga profetėt e mėparshėm ose nga dijetarėt?” Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “A mos janė fshehtėsitė tek ata dhe ata i shkruajnė?” (52:41) (68:47) Dhe: “Nėse thoni tė vėrtetėn, mė sillni ndonjė libėr pėrpara kėtij ose ndonjė gjurmė tė mbetur prej diturisė.” (46:4) Dhe: “Thuaj: “A mos keni ndonjė dije, qė ta nxirrni atė para nesh? Ju, vėrtet mbėshteteni vetėm nė hamendje; ju vėrtet, vetėm gėnjeni.” (6:148) Ishte e natyrshme qė idhujtarėt tė pranonin se nuk e dinin tė fshehtėn e Allahut dhe as e kishin gjetur atė tė shkruar nė ndonjė nga librat e profetėve dhe as e kishin marrė njė gjė tė tillė nga dijetarėt. Prandaj thanė: “Jo, ne ndjekim atė, qė gjetėm te prindėrit tanė.” (31:21) Dhe: “Ne i gjetėm tė parėt tanė nė kėtė fe (pagane) dhe ne gjurmėt e tyre do tė ndjekim.”(43:22) Nė kėtė pėrgjigje del qartė si paaftėsia ashtu edhe padija e idhujtarėve, prandaj atyre u thuhet: “Allahu e di dhe ju nuk e dini.” Prandaj dėgjoni prej Allahut tė Madhėruar se ēfarė thotė e ēfarė tregon pėr tė vėrtetėn e atyre qė ju i adhuroni: “S’ka dyshim se ata qė po i adhuroni ju, pėrveē Allahut, janė rob si ju.” (7:194), do me thėnė, ata nuk kanė mundėsi tė bėjnė asgjė nga gjėrat qė i pėrkasin vetėm Allahut, ashtu siē nuk keni mundėsi edhe ju, pra, ju dhe ata jeni njėsoj: tė paaftė dhe tė pafuqishėm. Pėr kėtė arsye Allahu i ka sfiduar idhujtarėt: “Thėrrisni, pra ata e le t’ju pėrgjigjen juve, nėse thoni tė vėrtetėn.” (7:194) “E ata qė ju i luteni nė vend tė Tij, nuk kanė as fuqinė mė tė vogėl.” (35:13)

vazhdon...
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė