Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-10, 23:18   #61
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Pak pėr traditat

Jam adhurues pa rezerva i traditave tė popullit dhe tė vendit tim.
Arsyet janė tė shumta.
E para: sepse tradita na shquan nga popujt e tjerė.
Tė dytėn dhe tė tretėn i harrova, po nejse mjafton e para.

Pra jam adhurues i traditave tė popullit tim qė na shquajnė nga fqinjėt, vendet e popujt e tjerė , tė cilėt, patjetėr, janė tė poshtėr edhe barbarė.

Tradita e vendit tim e do qė kur bėhet dikush ministėr tė shkojnė gjithė populli nė ministrinė pėrkatėse pėr pėrhajėr.
E deshte, s’e deshte; e konsideron tė menēėm a budallė; e konsideron tė ndershėm ose jo - pėr perhajer duhet me shku edhe me uru.
Nėse don qė ta kesh nesėr derėn ēelė pėr ndonjė favor personal ose tė ndonjė miku ose tė ndonjė miku tė mikut -ashtu siē e don tradita e vendit.
Nėse qėllon tė jesh i afėrmi i ministrit, shtrihesh nė kolltuk tė butė edhe bėn muhabet, duke pirė kafe e duhan (se punėt e Ministrisė andej kryhen vetė…), kurse nėse qėllon tė jesh vetėm “ndonjėri nga turma”, kėnaqesh me njė cigare e me njė shkėmbim tė buzėqeshjes sė ėmbėl si hallva me kadaifin bashkė.
Fundi i fundit, mor zotni, ti nuk ke shku pėr cigare, po qė ta dijė Ministri se je nė kėtė jetė, se ia bėre pėrhaj'r, se i thae “Zoti Ministėr” edhe atė pėr dore, kaq mjafton.

Nė anėn tjetėr tradita e don qė vendi tė ketė buxhet - qoftė edhe nėse kaca s’e ka asnjė cent.

Dhe tradita s’ka si tė shkelet!

Gjithmonė tradita e do qė nė buxhet tė jenė shkruar krejt shpenzimet pėr njė vit.
Po pėr fat tė keq, viti ėshtė i gjatė fort, edhe durimi ynė i shkurtė, fort.
Pra, ministri, nėse ėshtė ministėr me bole, e jo frikacak i ndershėm, lypset t'i bėjė dy gjėra:

1. t’i marrė krejt fondet e njė viti qysh nė muajin e parė;
2. t’i harxhojė sapo t'i merr.

Kėtė e lejon tradita edhe tradita nuk shkelet.

S’prish punė hiē a mbeten 11 muajt e tjerė pa fonde. Qėllimi i buxhetit dhe i qeverisjes u arrit, siē e don tradita kombėtare.

Pikat e mėsipėrme duhen tė zbatohen aq mė fort dhe mė shepjtė sepse mund tė bjerė a tė rrėzohet qeveria, dhe, kuptohet, njė qeveri qė ikė nuk duhet t’i lėrė qeverisė qė vjen asnjė cent nė kacė.

Tradita e do qė zbrazur e mora, zbrazur e lashė.

- edhe ēka mola nga populli, harxhova! Fund i fundit, mor zotni, vetė i mblodha vetė i harxhova!

Pra nėse njė qeveri i han fondet e njė viti pėr njė muaj a dy, tradita e don qė qeverija tjetėr tė krijojė fonde tė tjera gjithmonė pėr njė vit e t’i merr qė nė fillim nė xhep ose nė arkat ministrore-private pėr t’i shpenzuar brenda njė muaji.
Kur brenda njė viti kemi katėr a pesė qeveri, kjo do tė thotė katėr a pesė lumturi e kėnaqėsi buxhetore!

Kuptohet se shtesat edhe bartjet e fondeve janė bashkė!

S’ka lumturi mė tė madhe se atėhere kur ndėrrohen qeveritė!

Pasurohen kaq shumė njerėz - vetė edhe miqtė - zgjidhen kaq shumė halle, zbrazet kaca e madhe edhe mbushen kacat e vogla.

Sepse tradita e don qė kur vjen njė ministėr i ri tė fillojė me favore dhe kur ik ta mbyllė veprimtarinė plot favore. Veēanėrisht kur ik duhet tė jetė dorė-hapur “pėr kėmbė tė mbarė” e mė fort qė ministri -pasardhės ta trashėgojė kacėn tė zbrazėt.

Kėshtu e don tradita edhe tradita nuk duhet tė shkilet!

Sepse, e para: tradita na shquan nga vendet e popujt e tjerė, qė janė patjetėr barbarė edhe tė poshtėr dhe sepse, e dyta, e treta…

Ishalla kemi pėr ēdo muaj njė qeveri, qė kėsisoj kombi tė jetė i lumtur pėr ēdo muaj.

Ishalla…

Ishalla…
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga panta_rhei : 17-11-10 nė 23:24
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante