Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-04, 21:15   #18
CICERRIMA
 
Anėtarėsuar: 01-11-04
Vendndodhja: ULQIN
Postime: 44
CICERRIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

LOTI I NDARJES

A te kujtohen ato nete nostalgjie Iliriana,perjashta binte shi? A te kujtohet vjeshta e hershme,sa kishin filluar te zverdhen gjethet Iliriana? Nata ishte e dhimbshme,si fjalet tona,dhe bisedonim jashte botes,e kishim harruar.A te kujtohet kur ne dore mbaje trendafilin e kuq Iliriana dhe une isha Romeo Iliriana. Ti vereje se sa e kisha veshtire te ngjitesha shkalleve tuaja Gjuliete?
Rrefimi yt ishte ne syte tu,ato lote dhe ndjenjat tua Iliriana nuk i ze as nje roman.Ato do te deftonin zemren tende qe ishte e trazuar si nje oqean.
Loti yt i paraprinte ndarjes,trishtimit qe te kishte mberthyer.Une mbeta i shtangur, s paku do te doja te derdh lote dhe te behem shok me ty,qe te qetesoj shpirtin Iliriana.Nisa te mallkoj fatin.Ai ishte i pameshirshem dhe i cuditshem.Kishte vendosur ndarjen dhe lamtumiren tone.Ne ato caste kerkoja qe te perqafuar te ngritemi pertej kufijve te mundesise tone,te shkojme ne ambis,i cili rrotullohej mbi horizontin tim te murrme.
Iliriana,si thua ti? A e kane degjuar dhe ndjere ndarjen tone ate vjeshte hyjnite? vEdhe ato do te kene qare,sepse ty te kane percaktuar ti takosh dikujt tjeter,ty te kane bindur.Ndoshta ne gabuam qe shushuritem dhe dashurine tone nuk e kenduam qe te marrin dhene,si mendon Ti ?
A thua Iliriana pati ndonje lot te rrejshem ?
Pas atij takimi Iliriana ...une e kam ndjere dhembjen dhe trishtimin ne cdo pore te trupit dhe shpirtit.Ja, a veren Iliriana se as tash nuk jam sheruar?
Tash vetem nje pyetje.A e ndjen dhimbjen,fajin...ndonjehere a te bren ndergjegja ? Ndoshta je pajtuar me fatin qe na vrau dashurine...Iliriana.
CICERRIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė