Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-07-07, 22:17   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pemėt nė mjekėsinė popullore

UDHĖZIMI PRAKTIK

MBI PĖRDORIMIN E PEMĖVE NĖ MJEKĖSINĖ POPULLORE

Frutat nė mjekėsinė popullore gjejnė njė pėrdorim tė gjerė, si nė format mė tė thjeshta, kur ato pėrdoren tė freskėta, ashtu edhe nė forma tė pėrgatitura posaēėrisht pėr qėllime tė caktuara.
Pavarėsisht nga forma e pėrdorimit, frutat mė pare duhet tė lahen mire. Kjo masė duhet ndėrmarrė ngase frutat nė pėrgjithėsi konsumohen tė freskėta dhe ėshtė mire tė mos qėrohen, sepse do tė humbasin njė pjesė tė mire tė vlerave tė tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, tė cilat pėrqėndrohen mė shumė nė shtresat e jashtme.
Format qė do tė pėrmendim mė poshtė janė tė thjeshta dhe mund tė pėrgatiten me lehtėsi nga cilido.

Lėngjet e pėrfituara nga zierja (ēajrat)
Pėrgatiten nė disa mėnyra, por mė e zakonshmja ėshtė qė nė enė tė hidhet sasia e duhur e ujit dhe e masės sė thatė ose tė njomė tė bimės. Koha e zierjes zgjat deri ne 15 minuta pėr organet mbitokėsore tė pemėve dhe deri ne 30 minuta pėr rrėnjėt. Lėngu kullohet dhe pihet nė temperaturė tė pėrafėrt me atė tė trupit tė njeriut. Rėndėsi ka pėrdorimi i dozes pėrkatėse pėr moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike tė njerėzve. Dozat qė pėrmenden nė tekst janė tė pėrllogaritura kryesisht pėr njerėzit e rritur dhe me gjendje shėndetėsore tė mire. Pėr tė sėmurėt, pėr pleqtė mbi 60 vjeē dhe pėr tė rinjtė nėn 20 vjeē, zakonisht pėrdoren dy tė tretat (2/3) e dozes. Pėr fėmijėt e vegjėl, nėn 7 vjeē, duhet tė pėrdoren vetėm rastet e rekomanduara dhe sipas kėshillave tė mjekut.
Qė tė bėhen tė pijshme nga fėmijėt, shtohen njė deri nė dy lugė sheqer ose mjaltė p r ēdo gotė. Tė rriturit ėshtė mire t’i pėrdorin pa i ėmbėlsuar.



Infuzet
Pėrgatiten duke vluar mė pare vetėm sasinė e duhur tė ujit dhe pastaj duke e hedhur atė mbi masėn e njomė ose tė thatė tė bimės qė ėshtė vendosur nė njė enė tjetėr. Ena mbulohet me kapak qė tė mos largohen lėndėt qė avullojnė lehtė. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, nė njė temperature tė pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer.


Ekstraktet
Fitohen duke shtrydhur masėn e njomė, e cila pastaj kullohet qė tė veēohet nga brumi i mbetur. Pėrdorimi i kėtij ekstrakti mund tė jetė i jashtėm ose i brendshėm. Nė rastet e tjera ekstraktet fitohen me mėnyrėn e distilimit ose duke i vendosur frutat nė tretės organikė, si: alkool, verė, vaj ulliri etj. Shumė tė pėrdorshme nė mjekėsinė popullore janė vajrat qė ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthit , ulliri etj. Pėrdorime kanė gjetur vera, rakia e uthulla qė pėrgatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me pėrqindje tė lartė sheqeri, siē janė, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli etj.



Lėngjet e frutave
Janė forma tė lėngėta tė njohura tė cilat pėrgatiten nė shtėpi, si dhe nė repartet e pėrpunimit tė frutave. Mė tė pėrmendura janė lėngu i qershisė, i vishnjes, i dredhėzės (luleshtrydhės), i rrushit, i pjeshkės, i kajsisė, i shegės, i kumbullės, i portokallit, i limonit, i mandarinės etj.
Pėr fėmijėt e vegjėl mė shumė efekt pėdoren edhe lėngjet e freskėta tė mollės, tė ftoit, tė dardhės e tė disa frutave tė tjera qė kanė pak lėng. Kėto, pas ii kalojmė nė rendei kthejmė nė pure (qull), i vendosim nė copa tė pastra pėlhure dhe i shtrydhim deri sa tė kullojė lėngu, i cili u jepet fėmijėve me lugė tė vogėl.
Pėrveē pėrdorimit tė lėngjeve tė fresėta, gjatė stinės sė pjekjes sė frutave, lėngjet mund tė mbyllen me kujdes nė shishe, pėr t’u pėrdorur nė njė kohė tė mėvonshme, kur mungojnė frutat e freskėta.
Nė praktikė pėrdoren edhe shurupet, tė cilat pėrgatiten nga lėngjet e frutave, duke e shtuar sasinė e duhur tė sheqerit dhe duke i zier deri nė pėrqėndrimin e tyre pėr t’u pėrfituar njė masė mjaft e dendur qė nuk thartohet (nuk fermentohet.) I pėrmendur ėshtė pekmezi i manave, shurupi i qershisė, i thanave, i vishnjes etj.



Puretė (qulli) e frutave
Pėrgatitet pas shtypjes sė frutave qė kanė tul tė butė, me njė lugė ose duke i kaluar ato nė rende. Zakonisht u jepen fėmijėve tė vegjėl kur nuk janė nė gjendje tė copėtojnė frutėn. Pėrdoren pureja e mollės, e dardhės, e ftonit, e fikut, e manit, e manaferrės e pjeshkės, e kajsisė, e hurmės e thanes, e vadhėzės etj.


Pluhurat
Pėrgatiten pasi thahen pjesėt e bimės dhe bluhen shumė imėt. Ato ruhen nė enė qelqi tė mbyllura mire. Pluhurat kanė gjetur pėrdorime duke i pirė me pak ujė, si dhe duke i pėrdorur pėr pluhrosjen dhe pėr tharjen e plagėve tė ndryshme.


Kataplazmat
Ndryshe quhen edhe llapa. Kanė pėrdorim tė jashtėm dhe pėfaqėsojnė masėn e njomė tė bimės tė shtypur nė formė brumi. Kjo masė vihet midis dy bezeve tė pastra pastaj vendoset mbi vendin e sėmurė, ose mbi plagė. Pjesėt bimore qė pėrdoren pėr kataplazmė mė pare duhet tė pėrdoren mire.


Banjat
Janė lėngje nė tė cilat futet i gjithė trupi ose vetėm pjesė tė tij (kėmbėt, duart, koka) pėr qėllime mjekimi. Banjat janė aromatike, zbutėse, nxitėse etj. Gjatė banjės lėndėt active veprojnė nė lėkurė nė sistemin e frymėmarrjes ose nėpėrmjet tyre veprojnė edhe nė brendėsi tė trupit.
Lėngu qė pėrdoret pėr banja pėrgatitet duke zier nė ujė gjethe, rrėnjė, ose pjesė tė tjera tė bimės pėr 15-30 minuta. Raportet bimė- ujė qė pėrdoren gjatė banjės janė tė pėrafėrta me ato qė rekomandohen pėr pirje, por pa shtuar sheqer.


Mjekimet me fruta
Janė mėnyra shumė tė efektshme tė pėrdorimit sistematik dhe pėr njė kohė relativisht tė gjatė tė frutave pėr pėrforcimin e shėndetit dhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme.
Mjekimet me fruta (frutoterapitė) janė mjaft tė njohura nga populli ynė dhe pėrdoren gjerėsisht nė praktikė. Mjekimet me fruta bėhen duke konsumuar ēdo ditė nga gjysmė deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar kėtė pėr 10-20 e mė shumė ditė. Gjatė zhvillimit tė kurės, pastrohet organizmi nga helmet dhe kripėrat e panevojshme qė grumbullohen nėpėr kyēe dhe qė shkaktojnė dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rėndon trupin. Nė kohėn e frutoterapisė ushqimi tjetėr duhet tė jetė i lehtė, i ēliruar nga mishrat, dhjamėrat, dhe brumėrat, i mjaftueshėm nė sasi duke parapėlqyr sallatat dhe supat me barishte tė pasura nė vitamina dhe kripėra minerale.
Praktika tregon se kurat me fruta janė shumė tė dobishme edhe pėr luftimin e sėmundjeve tė ndryshme. Tė efektshme janė rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame pėr pėrforcimin e organizmit tė dobėsuar dhe pėr rivendosjen e shėndeti me gėshtenje, me ftonjė, me thana ose me vadhėza kundėr diarresė (jashtqitjes) e dizenterisė; me rrush, me limo ose me dredhėza kundėr reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kundėr anemisė. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kundėr sėmundjeve tė mėlqisė; me mollė kundėr sėmundjeve tė zemrės; me portokalle e qershi kundėr sėmundjeve tė veshkave.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante