Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:54   #7
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

5. Tekstet shqipe

Nė vijim autori bėn interpretimin e dy teksteve kritike tė traditės sonė: njė tė Faik Konicės dhe njė tė Migjenit, nėpėr interpretimin e tė cilėve dalin dy qėllime tė para tė autorit, qė duhen tė pėrshėndeten e tė pėrkrahen. I pari, tė vlerėsohet e tė rivlerėsohet mendimi ynė teorik, kritik e estetik, qė krijon njė bazė tė fortė qė nė shekullin 19, edhe pse ndonjėri nė mesin tonė edhe sot mund tė thotė se kjo punė fillon me ne, me kohėn tonė. I dyti, kėto interpretime pėrforcojnė mendimin e autorit tė kėrkuar kudo se veprat e tekstet duhet tė diskutohen haptas me argumente e pa komplekse. Nė tė ardhmen kėshtu duhet tė bėhet edhe me tekstet teorike e kritike tė autorėve tė tjerė qė tashmė i pėrkasin fondit tė traditės. Nė diskutimin mbi tekstin e Konicės, Ibrahim Rugova pranon mendimin dhe pėrkufizimin e drejtė tė kritikės shqipe nga ky autor i shqipes e dijetar me interesime tė gjera qė nė vitin 1906. Nga ana tjetėr, interpretimi i njė letre teorike tė pabotuar tė Migjenit, nxjerr nė shesh se poeti ynė i njohur ka qenė i preokupuar me probleme tė pėrgjithshme tė artit dhe ka pasur pikėpamje tė drejta e tė gjera pėr artin; e qė ky poet nė studimet shqipe deri vonė ėshtė krijuar si miti i poetit social. (Njė pėrpjekje demitizimi tė Migjenit, duke u mbėshtetur nė tekstet e tij artistike, e ka bėrė Mensur Raifi nė librin e vet Fan Noli dhe Migjeni). Kėto dy interpretime na thonė edhe mė shumė, na tėrheqin vėrejtjen se mendimi ynė teorik i tė shkuarės ka mbetur edhe sot i panjohur pėr lexuesit, i pasistemuar dhe i pavlerėsuar si duhet nga pozita e sotme. Le tė pėrkujtojmė edhe njė herė kėtu mendimet dhe idetė e Ēabejt shumė tė drejta pėr letėrsinė shqipe, qė nuk janė zhvilluar si duhet mė vonė, apo ndonjėherė janė marrė nga studiues tė mėvonshėm pa u pasė pėrmendur burimi.
Nė frymėn e kėrkimeve teorike nė librin Kah Teoria, janė edhe dy studime tipologjike pėr letėrsinė shqipe. Njėri pėr letėrsinė e re shqipe te ne dhe njėri pėr letėrsinė e Rilindjes nė lidhje kontinuitive me letėrsinė e sotme. Duhet tė thuhet se kėto dy studime janė mjaft tė bazuara nė studimet tona nė kėto fusha e tema, edhe pse nė shumė pika mendimet e tė tjerėve rimerren dhe diskutohen. Pra, ka pėrpjekje tė sistemohet njė dije. Mė duket interesant pėrfundimi se temat e poezisė sė Rilindjes janė bartur nė letėrsinė e sotme; ndryshimet mė shumė konsistojnė nė shpėrndėrrimet poetike.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė