Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-05, 17:57   #12
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

4. Vlerėsimet

Ėshtė e qartė, problemi i hetuar mė parė e ka shpėnė autorin qė nė fund tė teorisė sė vet tė poezisė tė shtojė kapitullin Vlerėsime, qė pėrnga natyra e tė shkruarit dhe destinimi, njėmend nuk ka shumė tė bėjė me njė teori tė shtruar mė parė me sistemin poetik. Do tė thosha mė mirė, ėshtė tepricė e kėtij sistemi. Teksti i vlerėsimeve ndėrron kryekėput nga teksti kritik i gjithė librit, nga ai sharmant e iniciues i problemeve nė esetė, nga analiza argumentuese nė kritikat dhe nga abstragimi i ngritur nė sistem nė teorinė. Ky tashti ėshtė njė tekst formulativ i prerė, i pėrfunduar totalisht, qė nė aspektin pėrfundimtar tė mendimit dhe tė formulimit merr karakterin edhe tė ekskluzivitetit nė vlerėsimin e poezisė dhe tė librave tė autorėve veē e veē. Duhet tė pranohet menjėherė, njė tekst i rėndė kur kemi tė bėjmė me poezinė dhe kur tė jetė i lexuar menjėherė mbas shkrimeve tė tjera tė pėrmendura. Nė shkallėt e vlerėsimit tė veprave konkrete poetike kėtu ėshtė mė e larta: libėr i mirė e me ndikim, formulim qė vetvetiu e fut nė lojė problemin e ndikimeve e ndėrndikimeve nė poezinė tonė, jo vetėm nė njė aspekt. Mirėpo, ēėshtja ėshtė theksuar, ėshtė markuar pėrfundimisht e nuk ėshtė shpjeguar nė proces, e pse jo, u pėrmend edhe mė parė. Nga ana tjetėr, ky lloj shkrimi e nxjerr kritikėn nė fushėn e funksionalizimit tė saj shoqėror e letrar para sė gjithash, nė fushėn e mohimit, pranimit, vlerėsimit. E kthen atė nė njė instrument shoqėror e letrar veprues. Duket se njė natyrė e kėtillė e manifestimit tė kritikės nuk mund tė rrinte mirė nė njė tekst tė shqyrtimit teorik, pra mė lehtė do tė rrinte sa mė larg tij. Sepse derisa i pari me gjithė forcėn e dijes tenton tė krijojė njė sistem tė argumentuar poetik, shkrimi i dytė kthehet nė ekskluzivitetin e pranimit apo mospranimit konkret tė vlerave tė dhėna, me njė fjalė ėshtė njė aparaturė pėr mbrojtjen e sistemit tė parė tė krijuar, i cili mund tė jetė i pranueshėm pėr aq sa ėshtė i argumentuar mbrenda kėrkesave qė ia shtron vetes dhe jo nė mėnyrė tjetėr. Kėtu nuk diskutojmė pėr pajtimin apo mospajtimin me vlerėsimet konkrete tė veprave. Niveli i tillė i diskutimit mund tė jetė gjithmonė i papėrshtatshėm, qoftė ai pranues apo mohues, sepse fundja autori e ka tė drejtėn e vet qė tė mohojė apo tė pranojė dhe sė fundi tė vlerėsojė nė bazė tė kritereve tė veta letrare dhe tė pikėpamjeve; e mė nė fund tė botėkuptimit.
Mė duket se edhe kėtu, nė kėtė vepėr me interes tė kritikės sonė tė re, poezia nuk kalon mirė me sistemin. Ndoshta pse poezia pėrnga natyra e vet shkruhet dhe lexohet mė sė miri jashtė sistemit. Poetėt do tė thoshin edhe mė shkurt: poezia nuk i ka punėt mirė me erudicionin. Mund tė jetė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė