Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-09-11, 21:09   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

Pėr 3 ditė, 183 maune hyjnė nga Serbia nė Kosovė







Nga Express mė 19 shtator 2011 nė ora 16:42
Qė nga heqja e masave tė reciprocitetit tė ndaj Serbisė deri mė tash kanė hyrė 183 maune nga Serbia nė Kosovė, prej tyre 24 vetė gjatė ditės sė sotme. Pėrveē ditės sė parė, bizneset nga Kosova as qė ka tentuar tė eksportojnė nė drejtim tė Serbisė, pasi qysh nė fillim ishin kthyer prapa. Pėr shkeljen e marrėveshjes drejtuesit e institucioneve tė Kosovės do t’i drejtohen ndėrmjetėsit tė bisedimeve Robert Cooper dhe mandej edhe mund tė marrin njė vendim pėr tė fuqizuar sėrish reciprocitetin.

Zėdhėnės i Doganave tė Kosovės, Adriatik Stavileci ka thėnė pėr Kosovapress pėrmes telefonit se nga e premtja e deri mė sot nga Serbia kanė hyrė 183 maune nė Kosovė, ndėrsa asnjė nuk ka mundur tė shkoj nė drejtim tė Serbisė.

“Janė 183 maune tė cilat kanė hyrė nga e premtja nė Kosovė, ndėrsa veē sot kanė hyrė 24 maune dhe kryesisht kėto kanė hyrė nė pikėn kufitare nė Merdare, ndėrsa nė pikėn kufitare Dheu i Bardhė kanė hyrė shumė pak”, ka deklaruar Stavileci.

Bėhet e ditur se nga Kosova nė drejtim tė Serbisė nuk ka pas asnjė tentim pėr tė dėrguar maune, pasi qysh nė fillim ishin kthyer prapa.

Gjatė tėrė ditės Kosovapress ka bėrė pėrpjekje tė kontaktoj zyrtarėt e Ministrisė sė Tregtisė dhe Industrisė, pėr tė marrė njė deklaratė lidhur me situatėn, por ka qenė e pamundur, pasi ata nuk kanė shprehur gatishmėrinė qė tė flasin.

Por dihet se ministrja e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila qysh nė mėngjes ka pohuar se njėherė nuk do vendosen masat e reciprocitetit, sepse pėr kėto shkelje i janė drejtuar ndėrmjetėsve tė BE-sė.

Nga ana tjetėr zėvendėsministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka thėnė se Kosova edhe njėherė ka treguar se respekton marrėveshjet, pėrkundėr qė tė njėjtėn gjė nuk e bėnė edhe Serbia. Por sipas tij, kjo situatė nuk do tė shkojė edhe shumė gjatė.

“Serbia edhe njėherė po dėshmon qė nuk ėshtė ajo qė nuk ka respektuar marrėveshjen dhe tani nuk po e respekton dhe unė mendoj qė kėtij durimi qė po e tregojmė kėto ditė do t’i vij fundi dhe po qe se ndodh qė shumė shpejt qė nuk respektohen edhe Qeveria e Kosovės do tė bie vendim prapė pėr tė aktivizuar embargon ndaj Serbisė”, ka theksuar Hasani.

Nga ana tjetėr kryetari i Aleancės Kosovare tė Biznesit (AKB), Agim Shahini ka thėnė se heqja e reciprocitetit dhe moslejimi i daljes sė mallrave tė Kosovės, ka nisur t’u shkaktoj humbje bizneseve vendore.

“Ne e kemi paralajmėruar edhe mė herėt, se fondet tė cilat janė ndarė pėr rikthim tė kėtij tregu janė shumė tė mėdha dhe kjo do tė jetė pabarazi e madhe ndaj prodhuesve vendor. Por edhe njė sfidė e madhe ndaj konsumatorit, i cili do tė qet nė njė pozicion jo tė mirė, pėr arsye se ēmimet e produkteve qė mund tė jenė nė treg do tė jenė shumė mė tė lira pėr shkak tė subvencioneve qė do tė jepen eksportit serb nga qeveria serbe pėr Kosovėn. Kemi informata qė ka me dhjetėra mallra tė ndryshme qė kanė hy, kemi informata qė sot dhe nesėr do tė hyjnė edhe dhjetėra tė tjerė”, ka theksuar Shahini.

Ndryshe edhe pse ėshtė arritur marrėveshje mes Kosovės dhe Serbisė pėr pranimin e vulave doganore, njė gjė tė tillė nuk ėshtė duke e respektuar shteti serb. Kjo ka bėrė qė maunet nga Kosova tė kthehen nė kufi, ndėrsa ato nga Serbia vazhdojnė tė hyjnė pa ndonjė problem nė Kosovė. (KP)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė