Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-02-12, 16:07   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Unė dhe Ati jemi Njė

Kuptimi biblik i termit “Bir i Perėndisė”

Termi “bir i Perėndisė” gjithashtu pėrdoret nė njė mori mėnyrash nė Biblėn e Shenjtė. Si krijues, Perėndia ėshtė “Ati” i Adamit dhe i tėrė njerėzimit (Luka 3:38; Isaia 64:8; Malakia 2:10; etj). Sidoqoftė, njė marrėdhėnie mė specifike “Atė-bir” arrihet nga zgjedhja e hirshme e Atit dhe e bindjes besnike dhe shėrbimit tė tė birit, jo me anė tė krijimit dhe sigurisht qė jo me anė tė lindjes. Nė kėtė kuptim, tė poshtėshėnuarat janė disa nga ato tė referuara si “bir (bijtė) e Perėndisė” nė Bibėl:

1. Njerėzit e zgjedhur nga Perėndia (Eksodi 4:22; Jeremia 31:9,20; Osea 11:1; Romans 8:14; II Corinthians 6:18; Galatasve 3:26; Hebrenjve 2:10; Zbulesa 21:7)

2. Qeniet qiellore (Jobi 1:6)

3. Mbretėrit dhe pushtuesit (II Samueli 7:14; Psalmi 2:7; 82:6; 89:26.)

4. Besimtarėt, tė perėndishmit (Mateu 5:9; Luka 6:35)

Nėse kuptimi i termit “Bir i Perėndisė” nė rastin e Jezusit do tė kufizohej nė domethėnien e njėjtė qė e ka nė rastet mė lartė, edhe myslimanėt do tė mund tė pajtoheshin me pėrdorimin e termit. Nė fakt disa sufi flasin pėr Perėndinė si “Atė” dhe pėr njerėzimin si “bijtė e Perėndisė”. Myslimanė tė tjerė po ashtu, mund ta vėnė nė pyetje kėtė terminologji duke e preferuar pėrdorimin e “shėrbėtorit” nė vend tė “birit”. Ende, fakti qėndron se Perėndia duke qenė Atė dhe njerėzimi si fėmijėt e tij, mėnjanė ēdo konotacioni seksual, ėshtė njė ide nė pajtim me opinionet e disa myslimanėve.

Qė tė barazohet Birėria e Jezusit me birėrinė e qenieve tė tjera tė pėrmendura mė lartė, do tė ishte mohim i tė vėrtetės sė qartė tė Biblės sė Shenjtė dhe i vetė esencės sė besimit tė krishterė. Jezusi ėshtė mė tepėr se njė nga njerėzit e zgjedhur tė Perėndisė, mė tepėr se njė nga tė dėrguarit e Perėndisė, mė tepėr se njė qė sundon nė vendin e Perėndisė nė tokė, mė tepėr se njė qė e kėnaq Perėndinė, ndonėse ai ėshtė edhe plotėsisht njė nga kėta.

Jezusi si Bir unik i Perėndisė

Atėherė ēfarė ėshtė evidenca e kėtij e pohimi tė jashtėzakonshėm? A ėshtė sepse Jezusi qe njė njeri i lindur nga njė grua e virgjėr? Disa tė krishterė, ėshtė e vėrtetė, mund tė pėrfundojnė se pėr shkak qė Jezusi qe lindur nga e virgjėra Mari, Ai ėshtė Biri i Perėndisė. Njėlloj, disa myslimanė, ndėrkohė qė e mohojnė se Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė, mund tė konsiderojnė qė lindja e virgjėr e Jezusit ėshtė baza e besimit tė krishterė qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė. Sidoqoftė, folur biblikisht, Birėria e Jezusit nuk qėndron nė tė lindurit e tij nga e virgjėra Mari. Nė tė kundėrtėn, siē do ta shohim mė vonė shumė qartė, lindja e tij e virgjėr qėndron nė Birėrinė e tij. Para se Maria tė ekzistonte, Biri i Perėndisė ishte. Jezusi nuk bėhet Biri i Perėndisė, por Biri i Perėndisė bėhet Jezus. Andaj Jezusi, si Bir, i flet Atit nė kėtė mėnyrė “Tani, pra, mė pėrlėvdo, o Atė, pranė teje, me lavdinė qė unė e kisha pranė teje para se tė bėhej bota” (Gjoni 17:5; shih po ashtu Kolosianėve 1:13-20) shumė pėrpara se tė ishte Maria. Ky Bir i pėrjetshėm i Perėndisė hyri nė kufizimet e kohės dhe tė hapėsirės me anė tė fuqisė sė Perėndisė duke punuar nėpėrmjet tė virgjėrės Mari dhe ishte lindur si njeri, i quajtur Jezus, nė Betlehem rreth nėntėmbėdhjetė shekuj mė parė.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, Jezusi nuk ėshtė Bir i Perėndisė pėr shkak tė veprave tė tij tė fuqishme dhe fjalėve tė mrekullueshme. Nė tė kundėrtėn, ai i bėn veprat e tij tė fuqishme dhe flet nė mėnyrė tė mrekullueshme pikėrisht sepse ėshtė Biri i Perėndisė.

E vėrtetė, sė bashku mėnyra e lindjes sė Jezusit dhe natyra e veprave tė tij ofrojnė evidencė rreth Jezusi tė qenit Bir. Por asnjėra, vetė apo sė bashku, nuk e ofrojnė origjinėn apo bazėn e tė qenit tė tij Bir. Ky dallim ėshtė i rėndėsishėm.

Nė tė vėrtetė, veprat e tij dėshmojnė pėr Birėrinė e tij. “Biri” duhet t’i bindet “Atit” tė tij, duke e bėrė vullnetin dhe veprat e tij, tė jetė si ai (Gjoni 8:37-47). Jezusi vetė i theksoi veprat e tij si dėshmi e tė qenit Bir i Perėndisė: “Nėse unė nuk bėj veprat e Atit tim, mos mė besoni, por nėse i bėj, edhe po tė mos mė besoni mua, u besoni tė paktėn veprave, qė tė njihni e tė besoni se Ati ėshtė nė mua dhe unė nė atė” (Gjoni 10:37). Jezusi i bėri veprat e Perėndisė, Atit tė tij, duke vepruar si Perėndia.

Veē dėshmisė sė veprave tė tij, Jezusi kishte dėshmi tjetėr qė Ai ėshtė Biri i Perėndisė. Nė momente tė rėndėsishme tė jetės sė tij, ai qe quajtur Biri i Perėndisė nga vetė Ati dhe nga tė tjerėt:

1. Shpallja: Engjėlli Gabriel i tha tė virgjėrės Mari qė biri i saj do tė quhej “Biri i Perėndisė”. (Luka 1:32,35).

2. Pagėzimi: Zėri i Perėndisė nga qielli deklaroi: Ky ėshtė Biri im, nė tė cilin jam kėnaqur.” (Mateu 3:17)

3. Shpėrfytyrimi: Zėri i Perėndisė deklaroi sėrish: Ky ėshtė Biri i m i dashur, dėgjojeni.” (Marku 9:17)

4. Kryqėzimi: Centurioni romak dhe njerėzit e tij rrėfyen nė momentin e kryqėzimit tė Jezusit: “Me tė vėrtetė ky ishte Biri i Perėndisė!” (Mateu 27:54)

5. Ringjallja: Shėn Pali shkruan qė ringjallja e Jezusit nga tė vdekurit e deklaroi atė tė jetė “Biri i Perėndisė”. (Romakėve 1:4).

Pėrveē Perėndisė tė tjerėt, engjėlli i tij dhe ushtari romak shpallėn qė Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė. Tė ēmendurit dhe madje shpirtrat e papastėr i rrėfyen Jezusit: “Ti je Biri i Perėndisė.” (Marku 3:11; 5:7; Mateu 8:29; Luka 4:41; 8;28). Dishepujt e Jezusit po ashtu rrėfyen qė ai ėshtė “Krishti (Mesia), Biri i Perėndisė sė Gjallė” (Mateu 16:16; 14:33). Jezusi, si bir i vėrtetė, preferoi t’i jepte lavdinė Atit tė tij, porse ai po ashtu nuk do tė mohonte Birėrinė e tij (Mateu 26:63; Marku 14:62; Gjoni 10:36). E rėndėsishme nė kėto dy pasazhet e para (dhe tė tjerat) ėshtė afėrsia e madhe nė mes termave “Mesi” dhe “Bir i Perėndisė”.

Ėshtė po ashtu interesante pėr tė vėnė re sa afėr Birėria e Jezusit ėshtė e lidhur mė vuajtjen e tij (Romakėve 5:10; 8:32; Galatasve 2:20; Hebrenjve 5:8; 6:6). Kur Jezusi qe uritur shumė pas njė agjėrimi tė gjatė, tunduesi i tha atij: “Nė qoftė se je Biri i Perėndisė, thuaj qė kėta gurė tė bėhen bukė.” (Mateu 4:3). Kur Jezusi ishte nė agoni nė kryq, kalimtarėt e pėrqeshėn atė duke i thėnė: “Nė qoftė se je Biri i Perėndisė, zbrit nga kryqi!” (Mateu 27:40). Kėta kalimtarė harruan qė Jezusi ėshtė Bir i Perėndisė. Perėndia, kėrkon dhe shėrben dhe madje vuan pėr tė shpėtuar ata qė i do, njerėzit e botės. Ai nuk ėshtė biri i njė mbreti tokėsor, i cili duhet treguar fuqinė e tij dhe duhet ruajtur krenarinė duke u shfaqur triumfues nė sytė e botės, sipas standardeve tė botės. Ishte pikėrisht sepse Ai ėshtė Bir i Perėndisė sė dashurisė arsyeja qė nuk do pėrdorte fuqinė e tij pėr qėllime egoiste por nė mėnyrė tė pėrkryer e realizoi vullnetin e Atit tė tij, i cili zgjodhi ta zbuloj Vetėn dhe dashurinė e Tij ndaj gjithė njerėzve me anė tė Shėrbėtorit/Birit tė Tij tė pėrvuajtur.

Madje edhe njė lexim i shkujdesur i vargjeve tė cituara mė lartė do tė tregonte qė pėrdorimi i termit “Bir i Perėndisė” nė referencė ndaj Jezusit ndryshon nė kualitet sikurse edhe nė shtrirje nga pėrdorimet tjera tė pėrmendura mė parė. Tė tjerėt qenė zgjedhur me anė tė hirit nga Perėndia si fėmijė tė tij tė birėsuar; Biri ėshtė nė Atin pėrjetėsisht. Tė tjerėt iu bindėn Atit, ndonėse jo nė mėnyrė tė pėrkryer; Jezusi iu bind Atit nė mėnyrė tė pėrkryer, pa mėkat (Hebrenjve 4:15). Bijtė duhet jenė si babai i tyre, por vetėm Jezusi ishte i pėrkryer si Ai nė mirėsinė e tij, duke e ofruar vetėn plotėsisht pėr tė dhe njerėzit e tij. Ati ia ka besuar tėrė gjykimin Birit vetėm, “qė tė gjithė ta nderojnė Birin ashtu siē nderojnė Atin” (Gjoni 5:22,23). Vetėm Biri jep jetė siē jep jetė Ati (Gjoni 5:21). Sepse, sikurse Ati ka jetė nė vetvete, kėshtu ia ka dhėnė dhe Birit tė ketė jetė nė vetvete” (Gjoni 5:26). Biri ėshtė i bindur ndaj Atit, me vullnetin e Atit qė konkretizohet nė Birin; por Ati po ashtu e dėgjon dhe i pėrgjigjet Birit (Gjoni 11:41-44). Si rrjedhim, ka ndarje tė fuqisė, autoritetit, njohurisė, lavdisė dhe mbretėrimit qė shėnon njė marrėdhėnie tė barazisė dhe reciprocitetit nė mes tė Dyve qė janė Njė. Lidhur me njerėzit, engjėllin, mbretin, njerėzit besimtarė do tė mund tė thuhej: “Sė fundi, kėto ditė na ka folur me anė tė Birit, tė cilin e bėri trashėgimtar tė tė gjitha gjėrave, me anė tė tė cilit e krijoi dhe gjithėsinė. Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij.” (Hebrenjve 1:2)

Shumė prej pėrdorimeve tė termit “bir” nė Biblėn e Shenjtė dhe nė gjuhė tė tjera mund tė ofrojnė tė dhėna ndaj kuptimit tė termit “Bir i Perėndisė” nė referencė ndaj Jezusit, por nė fund tė fundit pėrdorimi i termit, i adresuar direkt ndaj Jezusit, ngelet unik sikurse qė edhe marrėdhėnia qė pasqyron ėshtė unike. Jezusi tha: “Unė dhe Ati jemi njė.” (Gjoni 10:30).

Shpjegimi i kuptimit tė Jezusit si Bir i Perėndisė

Si munden atėherė myslimanėt (dhe tė krishterėt) tė ndihmohen pėr tė kuptuar Jezusin dhe domethėnien e vėrtetė tė emrit tė tij “Bir i Perėndisė”?

Nė rend tė parė, ėshtė e rėndėsishme qė Inxhilli i Shenjtė nuk e portretizon Jezusin duke shpallur rrėmujshėm vetėn Bir tė Perėndisė – dhe pėr faktin qė ai ėshtė Mesia (Krishti). Dhe as ne nuk duhet, veēanėrisht kur e dimė qė termi ėshtė ofendues ndaj atyre me tė cilėt ne bisedojmė.

Hebrenjtė nė fakt, ishin tė njohur me titullin “Bir i Perėndisė”, siē ishin tė njohur edhe me titullin “Mesi”. Ka dėshmi, ndonėse jashtė Biblės, qė ata flisnin rreth Torės si “vajzėn e Perėndisė”, duke e kuptuar si “zbulesė tė Perėndisė”, pa i sakrifikuar bindjet e tyre monoteiste. Ata sidoqoftė kundėrshtuan kur Jezusi e quajti veten “Mesi” dhe “Bir i Perėndisė”, duke i konsideruar rrėfimet rreth vetes sė tij blasfemuese dhe meritore pėr kryqėzim (Gjoni 5:18; 10:33). Andaj nuk ėshtė vėshtirė pėr t’u habitur qė Jezusi vetė e pėrdorte termin me modesti.

Sė dyti, duhet tė bėhet e qartė qė Jezusi ishte njeri, shėrbėtor dhe profet, njėjtė siē kanė insistuar myslimanėt dhe njėjtė siē pohon Inxhilli i Shenjtė pėr Birin e Perėndisė tė jetė bėrė. Kur dishepujt e Jezusit e takuan pėr tė parėn herė Jezusin, ata e kuptuan atė tė jetė njeri. Si mund ta kishin kuptuar ndryshe? Ata e dinin atė nė nevojė tė shoqėrimit dhe lutjes. Ata e panė atė duke qarė. Ata e dėgjuan atė teksa lutej dhe e panė atė nė veprim duke e nėnshtruar vullnetin e tij vullnetit tė Atit, duke e pohuar vullnetin e Atit tė jetė buka e tij. Fjalėt e tij: “Ati ėshtė mė i madh se unė” qenė tė kuptueshme pėr ta. Si ndryshe ėshtė dashur ata ta kuptonin? Apo ne, po tė kishim qenė me tė nė tokė?

Vetėm atėherė kur shoqėrimi i dishepujve me Jezusin qe thelluar, pasi ata i dėgjuan fjalėt e tij dhe dėshmuan pėr veprat e tij, ata filluan tė mrekulloheshin dhe tė bėnin pyetje rreth tij: “Kush ėshtė ky njeri?” “Nga vjen ai?” Ata e panė atė duke i ushqyer turmat, duke shėruar tė sėmurėt, tė kontrollonte natyrėn, t’i ngriste tė vdekurit. Ata e dėgjuan atė duke i falur mėkatet, e dėgjuan duke folur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme lidhur me qėllimin e ardhjes sė tij, lidhur me lidhjen e tij me Tempullin, Ligjin dhe profetėt, lidhur me dashurinė e Perėndisė dhe marrėdhėnien personale me Perėndinė. Qoftė edhe atėherė, kishte tė atillė qė e keqinterpretonin atė dhe veprat e tij, me paramendim apo ndryshe.

Tė kuptuarit e dishepujve rreth Jezusit dhe shėrbesės sė tij ishte gradual dhe nė momente tė caktuara njė proces i dhimbshėm. Atė qė ai kėrkoi nga ta pėr tė kuptuar rreth tij nuk qe thjesht njė intelekt i mprehtė por njė besim i fortė nė Perėndinė dhe bindje ndaj vullnetit tė tij, gatishmėri pėr vetė-ekzaminim, pendim dhe ndėrrim mendjeje e zemre nė dritėn e shenjtėrisė sė Perėndisė dhe Ligjit tė tij tė Shenjtė, njė hapje pėr tė pranuar atė qė ai tha pėr veten e tij, atė qė ai e ka bėrė, atė qė do ta bėnte dhe qėllimi prapa kėtyre tė gjitha. E vėrtetė, Pjetri e rrėfeu Jezusin qė Mesia dhe Biri i Perėndisė, por shumė shpejt vazhdoi ta kontradiktonte Jezusin duke e mohuar qė Jezusi duhej tė vuante dhe vdiste (Mateu 16:21,22), sikur qė kishte mprehtėsi mė tė thellė rreth vullnetit dhe udhėve tė Perėndisė se sa Jezusi! (Gjoni 12:1-7). Gratė duket qė e kishin kuptuar mė mirė (Marku 14:1-9). Thėnė shkurtė, tė kuptosh Jezusin nuk ėshtė thjeshtė ta rrėfesh gojarisht atė, ta admirosh apo ta duartrokasėsh atė; por ta ndjekėsh dhe t’i bindesh atij.

Nė fakt, Inxhilli i Shenjtė qartė dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme bėn me dije qė dishepujt e Jezusit nuk e kishin kuptuar thellė rėndėsinė e Birėrisė sė tij apo shėrbesės sė tij pėrderisa nuk qe ngritur nga tė vdekurit! Atėherė ndryshimi nė mendjet dhe zemrat e tyre qe dramatik. A u ofron kjo tė krishterėve ēelėsin pėr ta dėshmuar atė? Ndoshta pėr tė propozuar teknika rreth prezantimit tė Jezusit ndaj myslimanėve apo kujtdo tjetėr mund tė jetė e dyshimtė, a ekziston kėtu njė model i procedurave nė tė cilėn tė krishterėt do tė mund tė meditonin apo ta imitonin?

Sė treti, ėshtė shpesh e nevojshme tė sqarohet ēfarė termi “Bir i Perėndisė” nė referencė ndaj Jezusit nuk nėnkupton. Siē u cek mė sipėr, askund nuk sugjeron Inxhilli i Shenjtė qė Perėndia e merr Marinė si grua, qė Ai lind dhe qė si rezultat Jezusi ėshtė Bir i Perėndisė nė bazė tė lindjes sė tij jo tė zakonshme nga Maria. Perėndia nuk ėshtė hyjni mashkullor! Inxhilli, sikurse Kurani, flet pėr Jezusin si biri i tė virgjėres Mari. Nė arabisht Jezusi quhet ibnu'llah jo ualadu'llah. As qė i sakrifikon Inxhilli pohimet fundamentale biblike qė Perėndia ėshtė njė. As qė sugjeron qė pėr tė krishterėt Jezusi, si Biri i Perėndisė, ėshtė njė perėndi tjetėr i lidhur me Perėndinė, apo qė nė njė mėnyrė Jezusi, si Biri i Perėndisė, ėshtė i dyti apo i treti nga tre perėnditė, apo qė disi Jezusi nga pozita e tij origjinale prej njeriu dhe shėrbėtori ngritet nė statusin e Birit tė Perėndisė pėr t’i zėnė vendin pastaj Perėndisė sė vėrtetė. Nė asnjė mėnyrė Inxhilli i Shenjtė pohimet e Birėrisė sė Jezusit nuk i transformon nga monoteizmi biblik nė njė formė tė lehtė tė politeizmit. Perėndia ėshtė njė! Dhe Jezusi, Biri i Perėndisė, konfirmon qė Perėndia ėshtė njė! Vetėm pasi myslimanėt dhe tė krishterėt tė kenė vendosur kėtė pikė tė pėrbashkėt, mund tė vazhdojnė diskutimin lidhur me atė kush Perėndia ėshtė, ēfarė bėn ai pėr njerėzimin, ēfarė pret nga njerėzimi dhe si Perėndia ėshtė njė pėrderisa Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė