Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-04-11, 07:47   #7
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Bijtė e Shqipes

Mesova se Bllaces ja kan marre lirine,andaj solla kete shkrim te shohim se kush i demton Bijtė e Shqipes:

Kush po e dėmton Ushtrin Ēlirimtare tė Kosovės?!

PSE PO ARRESTOHEN DHE PO AKUZOHEN USHTARĖT E UĒK’sė

Shkruan: Mr.sc.Metush Zenuni

Ushtria Ēlirimtare e Kosovės lindi, si pasojė e shtypjes sė vazhdueshme 100 vjeēare tė pushtuesit serb kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. E inicuar nga grupe ilegale nė Kosovė dhe e formuar juridikisht nga Lėvizja Popullore e Kosovės - LPK, nė vitin 1994, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės deri nė fund tė vitit 1997, organizoi njė varg aksionesh guerile kundėr forcave policore dhe ushtarake serbe, por edhe kundėr tradhėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė pushtuesit Serb qė ishin nė kuadėr tė policisė lokale serbe, nė kuadėr tė partive serbe dhe si bashkėpunėtor tė sigurimit sekret serb.

Me fillimin e luftės sė armatosur nė Kosovė nė mars 1998, dhe rėnies sė Komandantit Adem Jashari, radhėt e UĒK’sė filluan tė shtohen me tė madhe dhe UĒK’ja filloi tė shtrihet njėkohėsisht nė tė gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovės. Gjatė aktivitetit tė shtrirjes dhe zgjerimit tė radhėve tė UĒK’sė bartėsit dhe misionarėt e propagandimit tė luftės shpeshherė kanė hasur nė vėshtirėsi veprimi sa nga policia dhe ushtria e okupatorit, po aq edhe nga bashkėpunėtorėt e tyre qė fatkeqėsisht ishte gjak i prishur i popullit shqiptar.Pėrkundėr faktit se ata bashkėpunonin me armikun, njė pjesė me tė kuptuar realitetin janė larguar nga rruga e dėmshme qė kishin hyrė me apo pa dėshirė, ndėrsa njė pjesė tjetėr edhe pėrkundėr vėrejtjeve me shkrim dhe me goje, tė sqaruara edhe pėrmes Komunikatave tė SH.P tė UĒK’sė, nuk kishin pranuar tė largohen nga rruga e tyre e gabuar dhe e dėmshme pėr popullin e tyre tė pushtuar.

Ėshtė rregull ndoshta i pashkruar qė secili popull qė lufton pėr ēlirim, ti denoj dhe vrasė sė pari tradhėtarėt e vet, andaj edhe gjatė luftės sė popullit shqiptar nė krye me UĒK’nė, njė pjesė e tradhėtarėve u vranė nė luftime tė armatosura kundėr Ushtrisė Clirimtare tė Kosovės, ndėrsa njė pjesė tjetėr u ekzekutuan pėr.shkak se drejtėpėrsėdrejti dėmtonin dhe rrezikonin luftėm ēlirimtare tė UĒK’sė kundėr forcave serbe, duke dalur nė pėrkrahje tė forcat terroriste armike. Kėshtu kanė vepruar tė gjithė vendet Europiane kur kanė luftuar pėr ēlirim dhe ata nuk duhet tė na shesin mend neve tash kur dihet se kjo ėshtė praktikė e tė gjithė popujve qė luftojnė pėr ēlirim kombėtar.

Gabimi sipas mendimit tim ėshtė bėrė qė pas luftės, SHP i UĒK’sė duhet ta ketė pasur regjistrin e saktė se kush ishin bashkėpuntorėt e Serbisė, ēfarė nivelesh kanė qenė, kush ėshtė ekzekutuar, kush ėshtė falur dhe arsyetimet pse ka ndodhur kėshtu. Pse ėshtė dashur qė UĒK’ja tė ketė frikė ta thotė tė vėrtetėn, ndėrsa sot po ata bashkėpunėtorė tė armikut nuk po kanė frikė ta thonė tė pavėrtetėn dhe pa fije turpi shpifin e gėnjejnė me gjuhėn e nėperkės siē e kanė pasur zakon gjithėherė.

Ēka ndodhi pas pėrfundimit tė luftės sė armatosur nė Kosovė dhe ardhjes e forcave ndėrkombėtare. UNMIK’u dhe OSBE, duke pasur nevojė tė bashkėpunojė me shqiptar tė Kosovės, tė cilėt duheshin tė jenė pėrkthyes, shofer etj, punėsoi nė masė tė madhe ata qė ose ishin nė bashkėpunim me serbėt ose ishin anėtar tė LDK’sė dhe kishin propaganduar kundėr UĒK’sė. Nė anėn tjetėr, asnjė ushtar i UĒK’sė, pavarėsisht profesionit dhe njohjeve tė gjuhėve tė huaja, nuk ėshtė pranuar nė kėto institucione ndėrkombėtare. Shumica e tė punėsuarėve nė UNMIK, KFOR dhe OSBE, ishin tė pėrzgjedhur tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar me institucionet ndėrkombėtare dhe pėr tė propaganduar kundėr UĒK’sė e bartėsve tė tyre.

Tė trimėruar nga propaganda e madhe qė bėhej kundėr UĒK’sė, por edhe tė pėrkrahur nga UNMIKU e KFOR’i, ish bashkėpunėtorėt e armikut, filluan denoncimin dhe ndjekjen e luftėtarėve tė UĒK’sė, nė vend se tė ndodhte e kundėrta. Ata, hartuan lista me emra te ushtarėve dhe komandantėve tė UĒK’sė, i denoncuan para organeve tė UNMIK’ut pėr gjoja vrasjet dhe torturimet qė u kanė bėrė atyre luftėtarėt dhe komandantėt e UĒK’sė nė kohėn kur njė pjesė e tyre ishin burgosur gjatė luftės nga UĒK’ja. Shumė komandant dhe ushtar tė UĒK’sė u arrestuan nė mėnyrė spektakolare nga UNMIK’u dhe KFOR’i, nėn akuza tė rėnda pėr vrasje dhe keqtrajtim gjatė luftės, u mbajtėn me vite tė tėra nė burg dhe shumica nga ta, nė mungesė faktesh u liruan tė pa fajshėm, por kurrė nuk iu dha kurrėfar dėmshpėrblimi, siē ėshtė rregull nė vendet demokratike Evropiane prej nga vijnė KFOR-i dhe UNMIK’u.

Nė anėn tjetėr LDK e cila nė gjirin e saj pėrfshiu shumicėn nga anėtarėt e LKJ’sė dhe tė LKK’sė e tė strukturave tjera komuniste nė Kosovė, duke pretenduar tė jetė njė Lėvizje paqėsore deri nė fillim tė luftės nė vitin 1998, nuk pėrkrahu grupet e armatosura tė UĒK’sė, ndėrsa me fillimin e luftės nė Kosovė, LDK dhe Qeveria Bukoshi formuan FARK’un, gjoja pėr tė luftuar armikun nė mėnyrė institucionale dhe profesionale, por nė fakt FARK’u ishte formuar nga Qeveria e Kosovės pėr tė sabotuar luftėn ēlirimtare tė UĒK’sė.

Mė 19 Nėntor 1998, Kryesia e LDK’sė formoi njė komision pėr tė hetuar krimet e lufės tė kryera nga forcat serbe, vrasjeve enigmatike dhe kėrcėnimeve tė aktivistėve tė LDK’sė, i cili udhėhiqej nga Eqrem Kryeziu anėtar i Kryesisė sė LDK’sė. Qėllimi i kėtij komisioni ishte qė tė mbledhin sa mė shume fakte dhe argumente kompromituese kundėr UĒK’sė dhe sipas logjikės sė tyre pas luftės edhe tė denohen atdhetarėt qė kanė vrarė spiujt e serbisė dhe sabotatorėt e luftės, ēka nė fakt po ndodh nė Kosovė qe 12 vitė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė.

Pas pėrfundimit tė luftės, LDK dhe mbeturinat e FARK’ut poashtu sikur edhe mebturinat e serbisė dhe UDB’sė, hartuan lista e plane pėr tė denoncuar dhe etiketuar ushtarėt dhe komandantėt e UĒK’sė tek UNMIK’u dhe KFOR’i, duke shpresuar kėshtu qė do tė arsyetohen para popullit pėr dėshtimet e vijės sė tyre politike dhe sabotimin e tyre qė kishin bėrė gjatė luftės nė Kosovė.

Sipas propagandės sė LDK’sė dhe tė sabotatorėve tė luftės e bashkėpunėtorėve tė serbisė, vetėm dėshmorėt e rėnė ishin luftėtarė tė mirė, ndėrsa tė gjithė ata qė shpėtun tė gjallė janė kriminel dhe duhet tė etiketohen, tė shahen e injorohen, por edhe duhet tė arrestohen pėr gjoja sipas tyre dėmin qė i kanė shkaktuar Kosovės duke djegur dhe vrarė qytetar tė pa fajshėm, sepse prap sipas propagandės sė tyre Kosova do tė ēlirohej edhe pa luftė. Kjo politikė pacifiste, etiketonte luftėtarėt e UĒK’sė, se gjoja ata na qenkan marksist - leninist, Enverist, komunist e ēka jo tjetėr…ndėrsa veten e tyre kėta komunist tė rryer tė TITO’s e quajnė demokrat..!!!

Njė segment tjetėr me rėndėsi qė prishi mjaft shumė imazhin e luftės sė UĒK’sė, ėshtė edhe sjellja agresive e vet bartėsve tė luftės pas pėrfundimit tė saj dhe euforia qė kaploi ata pas triumfit tė tyre dhe pas krijimit tė partive legale dhe institucioneve Vetėqeverisėse tė Kosovės. Krijimi i partive politike tė dalura nga LPK’ja e paraluftės dhe nga ushtarėt e komandantėt e UĒK’sė, solli nė skenėn politike edhe njė frymė tė re tė bėrjes sė politikės tani legale tė pas ēlirimit. Partitė e ashtuquajtura ,,tė luftės” fillimisht nė radhėt e saja angazhuan shumicėn nga veprimtarėt e LPK’sė, ish tė burgosurit politik dhe luftėtarėt e UĒK-sė, por duke e ndjerė nevojėn dhe interesin e zgjerimit e tė masovizimit tė partisė nė radhėt e veta futėn intelektual, veprimtar, student e qytetar shtresave tė ndryshme.
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė