Shiko Postimin Tek
Vjetër 19-05-07, 19:26   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anëtarësuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëmArb i pazëvëndësueshëm
Gabim

Kanuni eshte quajtur Kushtetuta e Pare Shqipetare.
Une nuk harrij te kuptoj pse kaq egersi ne komunikim? Kanuni i Lek Duakgjinit ka gjera shume te mira qe sikur te zbatoheshin dhe sot do ishte ndryshe ashtu siç ka dhe te keqija si gjakmarrja.NUk mund te gjykohen sot difektet e tij sepse eshte shkruajtur 500 vjet me pare kurse tani behen ligjet pa vlere brenda nje viti.

Po shkruaj disa gjera qe jane te shkruajtura ne Kanun.

FAMILJA.
Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cillët gjallisin nen nji kulm, qellimi i të cillvet âsht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkambunt e tyne kah zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises

MARTESA.

M’u martue më kanûn do’ me thânë m’u bâ shpí, me i a shtue shpís nji rob mâ teper, sá per krah të pûnve, sá per të shtuem të fmive.

SHPI, GJÂ E PRONE.
132. Në themel xêhet shpija, po kje kullë, mëdheskë a ksollë, mjaft qi të két carânin e votres e të qesë tym

PÛNA.

§ 289. Pûna e largon udhen e madhe, porsè s’mund e qesë nd’ ujë, kû mbytet bagtija, në shkallë (shkamb), kû then qafen bagtija. (Shif Nye LXIII, «Udha e madhe» § 271.)

TË DHÂNUNAT.

§ 499. Kanûja e malevet nuk njef uhá me shtojca fitimesh (Fajde).


NDERA VEHTJAKE.

§ 593. Kanuni i Malevet të Shqypnís nuk e veçon nierin prej nierit. «Shpírt per shpírt, se duken e falë Zoti».


DÂMET.

§ 738. «Dâmi ká çmim, por jo giobë».

FJALA E GOJËS.

§ 520. Giûha âsht tulit e gjithshka bluen.

§ 521. Fjala e gojës s’ême hîn në vesh të tjetrit, e i treti e perdoron për rrênim të kuej, un rrî e tallem.

§ 522. Fjala e ême në shkaktofët vrasë të përgjegjme un rrî e zgerdhîhem; nuk mund të më kapë kush për pûnë të liga, qi shkaktoi goja e ême.

§ 523. Aj, qi shkon tuj mjellë e tuj hapë fjalë të kqija e gergasa herë per njanin herë per tjetrin, me gojë të kanunit thirret »Argat i keq«. As e thrret kush në pûnë, as i nep kush rrogë.

§ 524. A fola a s’fola, goja nuk vulosë gjâ. - Fjalët e sterkqive kanûja s’i mêrr para sysh.

Oroe: Shênjimin e fuqín e fjalës së folun në hov të vrasës e shka don me thânë »Fjala peng«, me kohë do të zhvillohen.

Tek fjala jane te perfshira keto:

Mohi

§ 525. Mohues thirret aj, i cilli nuk i vêhet zhgarkimit as shpifjes, kje per ndo’i dâm, per vjedhní aper ndo’i vrasë, etj.

§ 526. Të germushunat e kercnimet prej njij hamendje kanûja s’i bán. - Mohuesit nuk mund t’i hypet në qafë qi të lajë, pasë e pá pasë, per çdo zhgarkim e shpifje.

§ 527. Mohuesi vetem atbotë bjen në faj, kúr ky mos të duej me ardhë n’arsye.

§ 528. Zhgarkuesi e shpifsi e bjen n’arsye mohuesin me pleq e me peng.

Beja

§ 529. Beja âsht nji sjellje besimtare, per mjet së cillës nieri, tuj dashtë me dalë së keq prej njij zhgarkimi të dhûnshem, do të perkasë me dorë nji shêj besimi, tuj e grishë êmnin e Perendís në dishmí të së vertetës.

§ 530. Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej kanunit të Malevet të Shqypnís si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun besë.

§ 531. Bén nëgojësh kanûja as s’e pelqen, as s’e tumirë; e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemòs qi të bâhet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë.

§ 532. Beja e Shqyptarit ká dý pûnë para sýsh: a) thrret Perendín në dishmí të së vertetës; b) i nenshtrohet randimit të ndeshkimevet të perjetshme e giobës së kohshme kah kanûja.

§ 533. Beja e Malevet të Shqypnís âsht dý mndyrësh:

a) beja mbë »gúr«, me Kanû;3
b) beja mbë Kryq a mb’Ungjíll.
§ 534. Beja mbë »gúr« kah kanûja âsht nder mâ të randat e mâ të mndershmet bé, qi njef Shqyptari i Malevet.

§ 535. Kanû âsht qi, po desht me u dlirë prej njij zhgarkimi mohuesi, do të bâjë bé a mbë »gúr«, a mbë Kryq e Ungjíll.

§ 536. Betarë a Poronikë njehen disá »dorë bejet«, qi do të perkasin Ungjillin, e disá tjerë lêhen per me ndigiue bén në Kishë. (Dukagjini)

§ 537. Bét mbë »gúr« bâhen:

a) per me u dlirë prej njij zhgarkimi;
b) per me u lidhë me besë kundra hjeksive e trathtive të vendit;
c) per me ndêjë gati me u bâ báll kercnimeve e rreziqeve të perbashkta.


Me thote ndonje se ku jane te keqijat ketu?

Sikur gjerat te hecnin sipas ketyre fjaleve sa ndryshe do ishte.
Arb Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë