Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-03-13, 16:43   #183
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kuriozitete!!!!

Fisi indian, ku sundojnė gratė


Nju Delhi,

Viset e largėta verilindore tė Indisė janė “shtėpi” e njė fisi tė lashtė, vlerėsimi jashtėzakonisht i lartė i tė cilit pėr gratė e bėn atė skajshmėrisht tė pazakontė pėr shtetin qė dominohet me tė madhe nga burrat. Mirėpo, ndėrsa bota e shėnon ditėn ndėrkombėtare tė gruas, rajoni ėshtė shndėrruar nė skenėn e njė beteje tė pazakontė, nė tė cilin burrat tentojnė t’i japin fund traditės tė sundimit femėror.

Fisi Khasi nė shtetin piktoresk Meghalaya, i vendos femrat nė qendėr tė shoqėrisė, qė nga djepi e deri nė varr.

“Shkoni nė cilindo spital dhe qėndroni jashtė derės sė maternitetit, dhe vetėm dėgjoni”, thotė Keith Pariat, njė aktivist i tė drejtave tė burrave. “Nėse familjes i lind njė djalė, do tė dėgjoni mendime si: ‘Oh, nė rregull, bėn edhe djalė’. Por nėse ėshtė vajzė, atėherė aty shpėrthejnė gėzimi dhe duartrokitjet”.

Pariat ėshtė shef i Syngkhong Rympei Thymmai (SRT), njė organizatė qė lufton pėr ērrėnjosjen e traditės sė pushtetit tė femrave.

Sipas traditės Khasi, vajza mė e vogėl e trashėgon tė gjithė pasurinė familjare, burrave u kėrkohet qė tė vendosen nė shtėpitė e bashkėshorteve pas martesės, ndėrsa fėmijėt i marrin mbiemrat e nėnave tė tyre. Dhe, nė njė vendim qė ndihmon nė shpjegimin e bazės sė gėzimit pėr foshnja tė gjinisė femėrore, tė gjithė prindėrit me pasuri familjare por pa vajza duhet tė adoptojnė njė vajzė pėrpara se tė vdesin, pasi qė trashėgiminė nuk mund tua lėnė tė bijve tė tyre.

Sistemi i sundimit nga femrat ėshtė ndėrtuar pėr mijėra vjet nė kėtė zonė, por tani aktivistė si Pariat janė tė pėrkushtuar qė ta zmbrapsin.

“Kur njė burrė detyrohet qė tė jetojė nė shtėpinė e prindėrve tė gruas, ai detyrohet tė jetė mė i qetė”, thotė Pariat. “Jeni vetėm njė dem mbarėshtimi. Askush nuk interesohet t’i dėgjojė qėndrimet tuaja pėr asgjė, nuk keni ndonjė tė drejtė fjale”.

Biznesmeni 60-vjeēar beson se sistemi i sundimit nga gratė ka qenė “krejtėsisht i dėmshėm” pėr burrat Khasi. “Sistemi nuk u lė asnjė pėrgjegjėsi burrave, kėshtu qė ata nxiten ta marrin jetėn me lehtėsi dhe i drejtohen drogės dhe alkoolit dhe kėshtu u shkurtohet jeta”, thotė ai. Kjo i bėn ata jotėrheqės pėr femrat khasi, tė cilat e ruajnė tė drejtėn e tyre pėr t’u martuar me pjesėtarė tė komuniteteve tė tjera.

Teibor Langkhongjee, njė anėtar 41-vjeēar i SRT-sė, thotė se zgjidhja ėshtė e lehtė tė kuptohet.

“Burrat khasi nuk kanė siguri, nuk posedojnė toka, nuk udhėheqin biznese familjare dhe, nė tė njėjtėn kohė, ata nuk janė tė mirė pėr pothuajse asgjė”, thotė ai.

Kjo duhuri e vė nė pah pėrleshjen ndėrmjet rregullave tė klanit dhe ligjeve familjare tė Indisė. Nė tė kaluarėn, konflikte tė tilla janė pėrqendruar nė zgjerimin e tė drejtave tė grave nė trashėgimi, mirėpo tė drejtat e meshkujve kurrė nuk kanė qenė subjekt debati.

Nė Shillong, shumica e femrave i hedhin poshtė sugjerimet se shoqėria e tyre ėshtė e anshme. Edhe pse gratė khasi kanė kompetenca tė marrin vetė vendime pėr martesė, para dhe ēėshtje tė tjera, pjesėmarrja e tyre nė politikė mbetet e ulėt, duke zėnė vend katėr nga 60 pozitat legjislative tė shtetit.

“Shkaku pse pasuria i lihet tė bijės mė tė vogėl ėshtė sepse ajo e ka pėrgjegjėsinė pėr t’u kujdesur pėr prindėrit deri nė vdekjen e tyre”, thotė Patricia Mukhim, redaktore e “The Shillong Times”. “Prindėrit ndihen se mund gjithnjė tė llogarisin nė vajzat e tyre”.

Nė shtetin, ku nėnat shpesh pėrballen me presion tė jashtėzakonshėm pėr tė sjellė nė jetė djalė, Meghalaya ka ndikuar nė ndryshimin e proporcionit tė gjinisė.

Proporcioni gjinor i shtetit aktualisht ėshtė 1.035 femra pėr ēdo 1.050 meshkuj, qė ėshtė shkallė mė e lartė se norma globale prej 1.000 femrave pėr ēdo 1.050 meshkuj.

India ndryshe njihet pėr dominimin mashkullor dhe aty sulmet seksuale jashtė tė shpeshta dhe nė disa raste vetė viktimat akuzohen pėr sulme.

Pėrdhunimi masiv i studentes indiane nė njė autobus nė New Delhi kishte nxitur demonstrata mbarėpopullore.

Pesundra Reslinkhoy, mėsuese 25-vjeēare nė Shillong, thotė se lakmon gjithnjė e mė shumė sistemin e sundimit tė grave, qė pas rastit tė pėrdhunimit nė Neq Delhi.

“Mendoj se ėshtė traditė e mirė qė i gjithė pushteti t’u lihet femrave, pėr shkak se kėshtu do tė shpėtonim nga shumė gjėra tė kėqija”, thotė ajo.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė