Ende pa ndryshim tė historisė pėr osmanėt
Prishtinė, 29.06.2013
Ka kaluar gati njė vit qė kur shteti turk kėrkoi fuqishėm ndryshmin e teksteve shkollore tė historisė me arsyetimin se nė to ka shprehje fyese nė adresė tė Perandorisė Osmane. Ministria e Arsimit, e cila doli publikisht pro kėrkesės turke, nuk ka ecur shumė nė ndryshimin e tė teksteve shkollore. Tekstet mė ndryshime nuk janė gati nė shtatorė.
Madje, ribotimi i tyre do tė bėhet po ashtu sikur njė vit mė parė. Nė prag tė fillimit tė vitit shkollor. Historianėt e Kosovės, autorėt e teksteve nuk janė thirrur pėr tė diskutuar rreth kėtyre shprehjeve, shkruan sot Zėri.
Ky proces sipas njohėsve tė kėsaj fushe po zvarritet mė qėllim qė tė mos i mbetet hatri Turqisė. Marrėdhėniet turko-kosovare nuk duhet tė shihen si tė lėkundura nėse tekstet ndryshohen dhe historia mbetet me termin pushtues, ashtu siē ka qene, thotė analisti i ēėshtjeve arsimore, Jonuz Salihaj.
Historiani, Frashėr Demaj ka thėne ai, e as kolegėt e tij nuk janė ftuar pėr debat nga Mistria rreth kėtij problem.