Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-06, 23:39   #4
andaluzi91
Andi
 
Avatari i andaluzi91
 
Anėtarėsuar: 25-12-06
Postime: 121
andaluzi91 e ka pezulluar reputacionin
Gabim Rreth namazit

Pyetja: 1. Lidhja e duarve pas rukusė ēfarė dispozite ka? 2. Nje vella musliman pyet se a lejohet te falesh prapa nje imiami i cili e kryen faljen shume shpejt? 3. A lejohet te falesh mbrapa nje imami i cili ben nuska, ben bidat, apo ben edhe kufer ose shirk (te vogel apo te madh )?

Pėrgjigjja:

Vėlla i nderuar!
1. Sa i perket lidhjes se duarve pas rukuse, ka dy mendime:
a) lidhja pas rukuse eshte sunnet; dhe
b) lidhja pas rukuse nuk eshte sunnet.
mendimi i dyte eshte ai te cilin e perkrahe Shejh Albani rahimehull-llah, dhe kete mendim e ka sqaruar gjeresisht ne librin e tij, Forma e namazit, verzioni i plote.
Ne vazhdim do te paraqesim ate paragraf: Zgjatja e kėtij qėndrimi dhe obligimi pėr t'u qetėsuar nė tė, Ai (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e zgjaste kėtė qėndrim gati sa rukunė, siē ėshtė cekur; nė tė vėrtetė, "ai qėndronte (aq shumė) nganjėherė, saqė dikush do tė thoshte: "Ai ka harruar" [pėr shkak tė qėdrimit tė gjatė.]"
Ai i udhėzonte ata qė tė qetėsohen nė tė; kėshtu, ai i tha "atij qė u fal keq", "...Pastaj ngrite kokėn derisa tė qėndrosh drejt [dhe ēdo asht tė bjerė nė vend tė vet]" - nė njė tjetėr transmetim, "Kur tė ngritesh, drejtoje kurrizin dhe ngrije kokėn, derisa ėshtrat tė kthehen nė nyjat e tyre."
Ai poashtu e rikujtoi atė: se namazi i askujt nuk ėshtė i plotė derisa ta bėjė kėtė, dhe thoshte: "All-llahu i Madhėrueshėm dhe Sublim nuk shikon nė namazin e atij robi qė nuk e drejton kurrizin mes rukusė dhe sexhdes."
---------
[1] Buhariu dhe Muslimi (vetėm fjala e parė), Darimiu, Hakimi, Shafiu dhe Ahmedi. Me "eshtra" kėtu nėnkuptohen ato tė strukturės kurrizore, rruazat, siē paraprin nė tekstin kryesor.
*NB: Kuptimi i kėtij hadithi ėshtė i qartė dhe evident: tė qetėsuarit nė kėtė pozitė. Sa i pėrket shfrytėzimit tė kėtij hadithi nga vėllezėrit tanė nga Hixhazi dhe vendet e tjera si dėshmi pėr vendosjen e dorės sė djathtė mbi tė majtėn nė kėtė pozitė, kjo ėshtė shumė larg nga kuptimi i shumė transmetimeve tė kėtij hadithi. Nė fakt, ėshtė argument i rremė, pasi vendosja e pėrmendur nuk i referohet qėndrimit tė parė nė asnjė transmetim ose tekst tė hadithit; prandaj, si ėshtė e mundur qė "eshtrat tė bien nė vendin e duhur" e pėrmendur nė hadith tė interpretohet si referim pėr vendosjen e dorės sė djathtė mbi tė majtėn para rukusė?! Kjo do tė pėrshtatej sikur tė gjitha versionet e hadithit tė konstruktoheshin pėr tė nėnkuptuar kėtė, e ēka pra kur ato aludojnė qartė nė njė kuptim tjetėr? Nė fakt, kjo vendosje e tyre nuk mund tė nxirret nga ky hadith fare, pasi me atė qė nėnkuptohet me :eshtra" ėshtė eshtrat e kurrizit, siē vėrtetohet nė Sunnet, "...ai qėndronte drejt derisa ēdo vertebėr tė kthehej nė vendin e vet."
Unė, pėr njė gjė, nuk jam fare nė dyshim se vendosja e duarve nė gjoks nė kėtė qėndrim ėshtė risi dhe lajthitje, sepse nuk ėshtė pėrmendur nė asnjė hadith mbi namazin, pėrkundėr numrit tė madh tė tyre. Sikur tė kishte pasur kjo praktikė ndonjė bazė, do tė na kishte ardhur sė paku me njė transmetim. Pastaj, asnjė nga Selefi nuk e ka praktikuar, e as qė ėshtė pėrmendur prej njė dijetari tė vetėm udhėheqės tė hadithit, sa di unė.
Kjo nuk ėshtė nė kundėrshtim me atė ēka Shejh Et-Tuvejxhiriu ka cituar nga Imam Ahmedi (rahimehull-llah) nė artikullin e tij, "nėse ndokush do, mund t'i lėrė duart e veta anash, ose nėse do, mund t'i vendosė nė gjoks", Imam Ahmedi nuk ia atribuoi kėtė tė Dėrguarit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem), por e ka thėnė nga mendimi dhe ixhtihadi i tij, ndėrsa mendimi mund tė jetė i gabuar. Kur argumenti autentik vėrteton natyrėn inovatore tė ndonjė praktike, siē ėshtė kjo, atėherė thėnia e njė imami nė dobi tė saj nuk mohon tė qenėt e saj risi, siē ka shkruar Shejhul-Islam Ibn Tejmijje (rahimehullah). Nė tė vėrtetė, unė shoh nė fjalėt e tij, njė indikacion se Imam Ahmedi nuk e ka konsideruar vendosjen e lartpėrmendur si tė dėshmuar nė sunnet, sepse ai ka lejuar zgjedhjen mes praktikimit tė tij dhe lėnies sė tij! - A ka menduar dijetari i respektuar se Imami po ashtu ka lejuar zgjedhje tė ngjashme nė lidhje me vendosjen e duarve para rukusė? Kėshtu pra, ėshtė dėshmuar se vendosja e duarve nė gjoks nė qėndrimin pas rukusė nuk ėshtė pjesė e Sunnetit. Ky ėshtė njė diskutim i shkurtėr pėr kėtė ēėshtje, qė do tė mund tė ndahej nė mė shumė detaje dhe analiza, mirėpo pėr shkak tė mungesės sė hapėsirės kėtu, ajo ėshtė bėrė nė Pėrgėnjeshtrimin tim tė Shejh Tuvejgjiriut.
2. nwse ai imam i realizon obligimet e namazit, mundet te falesh pas tij edhe nese falet shpejt. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke treguar per disa imam qe do te vijne ne te ardhmen, te cilket do ta vonojne namazin nga koha e tyre: nese e qellojne per vehete dhe per ju, nese e gabojne per ju dhe kunder tyre".
3. nese ben kufer ose shirk, pas tij nuk lejohet te falet muslimani, mirepo nese ai ben vetem bidate, qofshin ata te medha ose te vogla, prej akides se Ehli Sunnetit eshte qe: Ne falemi pas ēdo imami pa marw para sysh se a wshtw i mirw ose wshtw i keq.
nese namazi i tij wshtw nw rregull nw formwn e jashtme tw tij.
Bekir Halimi, 06.06.2006
andaluzi91 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė