Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:15   #40
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Sa kushtoni*?

Zejdush Kastrati


Nėse e thua tė vėrtetėn, s’ke nevojė tė mbash mend se ē’ke thėnė (proverb anglez)

Gati tė gjithė pushtetarėt, pa dallime tė mėdha, prej vitit 1999, me pėrjashtime shumė tė rralla tė ndonjė ministri “aksidental” apo tė ndonjė zyrtari tjetėr tė lartė (me moral tė fortė), nė kontinuitet, nė ēdo kabinet qeveritar, por edhe nė institucionet tjera tė pasluftės e deri mė tash, kanė pasur tė identifikuar si “specialitet” shumė tė preferuar nė “meny”, keqpėrdorimet, abuzimet dhe keqmenaxhimin e parasė publike.

Opinioni i gjerė kosovar, por nganjėherė edhe ai botėror, gjatė gjithė kėsaj periudhe kohore ėshtė njoftuar me informata jo tė rralla, dhe jo tė paargumentuara, pėr kėto fenomene, tė cilat, herė-herė janė pėrmendur dhe janė prezantuar nėpėr disa nga mediet qė nuk kanė qenė nėn kontroll tė kėtyre qeverive, por edhe tė institucioneve tė tjera, edhe atė me emra personash e individėsh qė janė konkretizuar e zbėrthyer edhe me raste shumė specifike tė kėtyre abuzimeve, por fatkeqėsisht, pas njė apo disa ditėsh, kėto informata shumė shpejt janė harruar e shpėrfillur, nė radhė tė parė nga ata qė ėshtė dashur tė hulumtojnė dhe t’i zbardhin nė detaje, por jemi dėshmitarė kur njėri skandal ka mbuluar tjetrin, dhe kėshtu ėshtė vazhduar deri mė tani, nė pafundėsi.

Kėshtu, nė tė gjitha qeveritė e deritashme, dikush mė shumė e dikush mė pak, dhe pothuaj nga gjithė kryeministrat, pastaj zėvendėskryeministrat, shumė ministra e disa presidentė, shumė prokurorė e kryeprokurorė, fatkeqėsisht edhe ata ndėrkombėtarė, njė kohė disa tė UNIMK-ut, pastaj Guarda de Financa, e tani edhe tė EULEX-it, pos premtimeve, dhe herė-herė ndonjė aksioni spektakular, sa pėr shou mediatik, rezultatet dhe pengimi i kėtyre fenomeneve kurrsesi dhe assesi nuk ka rezultuar me ndonjė sukses, apo nuk ka shėnuar rėnie, e tė mos flasim pėr minimizim (pėr ēdo vit nė ranglistė mė tė fuqishėm).

Keqbėrės, falsifikatorė, njerėz tė pangopur tė pushtetit e tė klaneve tė nėntokės, ata qė gjithnjė janė thirrur nė emėr tė shtetit e Kosovės, disa prej tė cilėve kur dalin para medieve e kanė gojėn plot demokraci e shtet ligjor e funksional, shumė herė identifikohen nė emėr tė luftės e UĒK-sė, familjeve tė dėshmorėve e sakrificės, janė pikėrisht ata qė me paranė publike tė grumbulluar nga tatimpaguesit e mjerė kosovarė (shumica prej tė cilėve jetojnė dhe mbijetojnė nė pikėn mė kritike tė ekzistencės), veprojnė dhe sillen sikur ato para tė ishin tė ndonjė shteti armik, apo tė fituara nė ndonjė lotari ndėrkombėtare!

Vlen tė ceket se, pos kėtyre vendorėve, qė Kosovėn po shihet se e kanė bėrė “rryp daulli”, edhe njė pjesė e ndėrkombėtarėve janė ata qė falė terrenit nė tė cilin kanė ardhur dhe kanė vepruar e po veprojnė, qoftė nė emėr tė krijimit tė rendit e ligjit, por edhe disa tjerė, kinse nė rolin e ndihmės dhe konsulencės nė aspektin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės, qė pėrkon dhe ka lidhje me donacione dhe me kredi e ndihma tė tjera nė emėr tė Kosovės, tė shumtėn e rasteve me shifra milionėshe, sa i pėrket asaj qė kanė pėrzgjedhur nga “menyja” e kosovarėve, pėrcaktimi ėshtė i njėjtė edhe pėr disa nga kėta ndėrkombėtarė, tė cilėt nuk janė treguar “imunė”, sepse si duket kjo “gjellė” ėshtė shumė e “shijshme” edhe pėr ta, e qė mė sė miri dėshmohet me faktin qė, sipas disa shėnimeve jozyrtare, flitet se nė Kosovė brenda kėsaj periudhe kohore tė pasluftės, nė forma tė ndryshme, janė orientuar dhe destinuar mjete nė vlerė mbi 30 miliardė dollarė (njė zyrtar i Odės Ekonomike pėrmend shifrėn 34 miliardė) e qė sikur tė ishin menaxhuar e orientuar me korrektėsi, Kosova nuk do tė krahasohej me Slloveninė apo me shtetet nordike, por me shtete tė tjera tė rajonit po se po, sa i pėrket zhvillimit tė gjithmbarshėm.

Lufta kundėr kėtyre fenomeneve, qė janė e keqja mė e madhe e kėtij vendi, ėshtė banalizuar skajshmėrisht me deklarata nga gjithė ata qė ishin dhe qė janė pėr momentin nė pushtet e nė institucione tė tjera, dhe atė duke formuar e inauguruar nė mėnyrė pompoze Task Forca e ekipe ministrore e ndėrministrore nė emėr tė luftimit tė kėtyre dukurive, disa tė pėrziera edhe me “ekspertė” ndėrkombėtarė, herė-herė me iniciativė tė kryeministrave, sė fundi edhe nga Presidentja, e qė, sipas tyre, kanė tė vetmin qėllim dhe destinim: tė luftohen dhe tė pengohen kėto dukuri, por e keqja mė e madhe ėshtė se shumica prej tyre nė kėto ekipe janė pikėrisht njerėzit mė tė pėrfolur pėr kėto afera!

Nė njė tė pame, nė Gjilan, apo kryeshėndosh si quhet nė disa lokalitete tė Kosovės, para disa ditėsh, njė pensionist (ish-mėsues), ku si nė gjithė Kosovėn politika fatkeqėsisht ėshtė temė e padiskutueshme edhe nė kėso ceremonish, dha njė propozim sa sfidues por ndoshta pėr dikė paksa edhe komik, e qė pėr Kosovėn e “eksperimenteve” dhe tė vakive nuk ėshtė edhe pėr t’u habitur e ēuditur, kur kemi provuar gjithēka dhe po pranojmė gjithēka, pse tė mos aplikohet dhe tė provohet dhe (ndoshta) ky propozim me shpresė se do tė jepte rezultate (shpresa vdes e fundit).

Ky pensionist propozoi qė, nė radhė tė parė, njerėz nga kabineti qeveritar, por edhe tė institucioneve tė tjera, urgjentisht tė prezantojnė para opinionit ēmimin apo ofertėn e tyre: sa kushtojnė, me qėllim qė ato oferta tė negociohen dhe tė aprovohen, por me tė vetmin kusht dhe garanci – pos kėtij ēmimi dhe kėsaj shume tė mos vjedhin dhe tė mos keqpėrdorin shuma tė tjera.

“Na ropėn e na tranuen. Nuk ka kush i ndal kėta hajna. Tė gjithė ishin tė njėjtė. Nuk po dijnė me u ngi. Nuk po dijnė kur ėshtė boll. Janė tė pashpirtė e katila. S’ka asgjė prej antikorrupsionit. Nuk kanė me ia pa hajrin…”, tha pensionisti i nervozuar, por shumė i bindur dhe i vendosur qė do tė paguajė njė shumė bukur tė madhe qė do ta kėrkonte nga dy djemtė qė i ka nė Angli, po qe se ata qė janė dhe vijnė nė pushtet, definitivisht, e caktojnė ēmimin, sado i lartė qoftė ai, por me tė vetmin kusht dhe garanci qė tė mos vjedhin mė popullin dhe kėtė Kosovė tė mjerė, qė po vuan nga kėta njerėz, pėr tė cilėt paraja ėshtė mbi tė gjitha, tha pensionisti, pėr tė cilin, njė shok, kur dolėm nga ajo shtėpi, mė tha se ai gjatė pushtetit absolut serb nė Kosovė kishte lėshuar shtėpinė e tij pėr shkollė, por edhe shquhej pėr korrektėsi.

Propozim i qėlluar dhe interesant, por sa pėr satisfaksion ėshtė mirė t’i qitet edhe fusnota, me shpresė se ndėrkohė ndoshta gjėrat do tė ndryshojnė.

Pra, tregoni ēmimin: Sa kushtoni o njerėz*?
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė