Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-07, 05:02   #13
dembel_beu
 
Anėtarėsuar: 26-05-07
Postime: 1
dembel_beu i vlerėsuar jo keq
Gabim

Afatet nė Kanun tė Lekė Dukagjinit

Kur bėhet fjalė pėr Kanunin e Lekė Dukagjinit, zakonisht mendohet pėr tė Drejtėn yakonore shqiptare. Edhe pse nga tė painformuarit konsiderohet se ėshtė vepėr e shek. XV, duke u nisur nga fakti se kur ka jetuar Leka, mirėpo duke i analizuar institutet juridike qė pėrfshihen nė tė, vihet nė pėrfundim se kemi tė bėjmė me njė vepėr mjaft tė vjetėr, rrėnjėt e sė cilės janė humbur nė errėsirėn e shekujve, por falė punės sė palodhshme dhe me pasion tė At Shtjefėn Gjeēovit "qi e pėrmblodh prej goje sė popullit" (At P. Bardhi), "tė gjitha ato norma qė kishin pasur fuqi ligjore vite me radhė, nėpėrmjet tė cilave edhe sot ne mund tė kemi tė qartė se si rregulloheshin mardhėniet shoqėrore,ekonomike dhe ato nė mes njerėzish nė familje, bajrak,fis dhe shoqėri" (A. Ēetta), e kemi kėtė monument tė kulturės sonė kombėtare.
Megjithėse institutet juridike qė janė pėrpunuar nė Kanun janė tė shumta, nė vazhdim do tė analizojmė vetėm AFATET.
Pėr dallim prej kushtit qė paraqet njė rrethanė tė ardhshme tė pasigurtė,afati ėshtė rrethanė e ardhshme e sigurt,prej tė cilit varet krijimi,ndryshimi ose shuarja e njė tė drejte juridike-civile, pra ai nėnkupton interval kohor brenda tė cilit duhet tė kryhet gjegjėsishtė tė pėrmbahet nga kryerja e njė veprimi, pėr realizimin e njė tė drejte civile juridike.
Afatet nė sistemin juridik tė kujtdoqoftė shteti, janė pėrcaktuar me qėllim qė nė komunikimin juridik ndėrmjet subjekteve tė sė drejtės tė vihen bazat e sigurimit juridik. Tė njėjtin funksion afatet e kanė edhe nė Kanunin e Lekė Dukagjinit. Qė ėshtė kjo kėshtu dėshmohet nga rspektimi rigoroz i afateve mes subjekteve, gjegjėsishtė mostejkalimi i tyre. Pėr sa u tha mė sipėr, nė mėnyrė domethėnėse ilustrohet me paragrafin 44 alinea 2 qė thotė:"(...) e kėtė ditė as kanuja s'e shtynė, as ban qi tė shtyhet". E njėjta gjė provohet edhe me paragrafin 979, citojmė:"Vadja e caktueme e tė hollave tė gjakut as shtyhet, as luhet". Nė kontekstin e respektimit tė afateve, gjithėsesi duhet tė pėrmendet edhe besa si veti etnopsikologjike vetėm e shqiptarėve.
Nė teorinė juridike afatet ndahen nė materiale-juridike dhe procedurale-juridike. Ndarja themelore e afateve materiale-juridike, e pranuar nga tė gjithė ėshtė nė:
1. Afate shkėputėse, rezolutive (terminus e quo) janė ato afate, me skadimin e tė cilave puna juridike pushon sė prodhuari efekte juridike, pėrkatėsishtė me kalimin e tė cilėve shuhet e drejta, gjegjėsishtė kėrkesa e krijuar nė bazė tė punės juridike apo deliktit. Kėso afatesh nė Kanun i hasim te paragrafėt 226 dhe 870, tė cilėt do t'i zbėrthejmė nė vijim. Kėshtu f.v. nėse pronari nuk e shfrytėzon tbanėn pėr intervalin kohor tė caktuar shprehimisht nė Kanun, e humb pronėsinė mbi tė, (226); ose e drejta e shtėpisė sė viktimės, pėr tė shpaguar gjakun brenda 24 orėve, pėrfshin tė gjithė meshkujt e kushėrinjve dhe fisit tė dorasit, pa marrė parasysh a jetojnė ndaras apo bashkarisht. Ndėrsa, pas afatit prej 24 orėve nga momenti i vrasjes, e drejta e viktimės shtrihet vetėm nė anėtarėt e familjes qė jetojnė bashkarishtė (870 dhe 900).
2. Afate shtyrėse, suspenzive (terminus ad quem) janė ato afate,me kalimin e tė cilėve krijohet mundėsia juridike e realizimit tė ndonjė tė drejte subjektive. Ajo e drejtė subjektive ėshtė krijuar qė nė momentin e lidhjes sė punės juridike ose deliktit, por qė realizimi i tė cilės ėshtė shtyrė (suspenzuar) deri tė skadojė afati, qoftė ai i kontraktuar apo ligjor (kanunor). Kėtė lloj tė afateve e gjejmė te paragrafėt 20, pika b; 38 pika 3;448,450,760,856. Pra, e drejta ėshtė krijuar nė njė moment tė caktuar,por qė realizimi i asaj tė drejte shtyhet derisa tė skadojė afati i pėrcaktuar. Kėshtu f.v. shkuesi tė drejtėn e kėpucėve e ka fituar nė momentin e fejesės sė ēiftit, porse do ta realizojė nė ditėn qė merret nusja (38,3); ose e drejta e shtėpisė sė viktimės pėr shpagimin e gjakut ėshtė krijuar qė nė momentin e vrasjes, por kjo e drejtė pezollohet pėr 30 ditė nga dita qė e kanė dhėnė besėn e katundit (859).
Afatet zakonishtė llogariten nė njėsi kalendarike, matje kjo qė ėshtė e pranishme edhe nė sistemin e tanishėm juridik, pra nė tė drejtėn pozitive. Matjen e afateve nė orė e hasim te paragrafėt 448,450,856 dhe 870, kurse matjen me javė e kemi tė pranishėm te paragrafėt 20 pika b; 47 al.a. Matjen me ditė tė afatit e gjejmė te paragrafi 859,kurse atė me vjet te paragrafi 226.
Afati qoftė i kontraktuar qoftė kanunor, fillon tė ecė nga momenti i krijimit tė raportit civilo-juridik (pa marrė parasysh mbi ē'bazė ėshtė krijuar), dhe se "dita e caktueme vijon mje nė perėndim tė diellit(...)"(507), dita e fundit pra pėrfundontee me perėndimin e diellit. Afatet e pėrcaktuara shprehimisht e qė ndryshe quhen edhe afate kanunore i gjejmė te par. 448,450,856,859 dhe 900; ndėrsa te paragrafi 44 al.2 dhe 979 edhe pse janė afate kontraktuese pėr nga efektet janė tė barazuara me ato kanunore, pra as mund tė shtyhen as tė luhen.
Nga sa u tha mė lart, mund tė nxjerrim pėrfundim se nė fushėn e afateve, por jo vetėm nė tė, nė Kanun me mjeshtėri janė pėrcaktuar edhe respektuar afatet, jo si qėllim nė vete, por si mjet pėr siguri juridike mė tė madhe tė titullarėve tė tė drejtave civilo-juridike. Nga ky aspekt Kanunin as nė krahasim me ligjet ose kodet moderne nuk mbetet prapa.

Izmir Ajazi "Flaka" 30 mars 1996
dembel_beu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė