Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-11, 09:33   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim .....i love you too Mr. Dell, edhe 12 vite pas !

Nė vazhdim letra e hapur e ambasadorit Amerikan nė Kosovė drejtuar popullit Shqiptar, apo siq e thotė ai vetė elites intelektuale Shqiptare.


Nė kujtim tė 24 marsit 1999: Pėr ēka u munduam atėherė dhe tash?



Christopher W. Dell
Pėrvjetori i 12-tė i fillimit tė fushatės sė NATO-s nė Kosovė ėshtė mundėsinė pėr tė menduar lidhur me turbullirat qė ēuan nė ndėrhyrjen e NATO-s si dhe pėr shtetin e Kosovės qė doli nga konflikti. Pas atyre trazirave, populli i Kosovės u zotua qė tė sigurojė qė vendi juaj tė bėhet njė demokraci e fortė, shumetnike, pluraliste dhe e denjė pėr sakrificat qė ēuan nė pavarėsinė e Kosovės. Tash, dymbėdhjetė pasi qė NATO-ja veproi, mbetet detyrim i Kosovės dhe i tė gjithė kosovarėve qė tė mbrojnė trashėgiminė e ndėrhyrjes sė botės nė emėr tė tyre.

NATO intervenoi nė Kosovė pas sulmeve tė diktatorit serb Sllobodan Millosheviq kundėr njė popullate tė pambrojtur. Ne vepruam pėr tė mbrojtur mijėra civilė tė pafajshėm nga njė ofensivė ushtarake qė kėrcėnonte t’i gllabėrojė ata. Siē e kemi thėnė atėherė, ne vepruam pėr tė mbrojtur vlerat tona, pėr tė mbrojtur stabilitetin nė Ballkan dhe pėr tė ēuar pėrpara kauzėn e paqes. Ne nuk morėm anėn e shqiptarėve apo serbėve; ne mbrojtėm viktimat e pafajshme nga njė tiran brutal.

Si pėrfundim i ndėrhyrjes ndėrkombėtare, Kosova u bė njė shtet i pavarur i themeluar nė zotimin se do tė ndėrtojė njė republikė demokratike e shumetnike. Kujtojeni thėnien kyēe nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės:

Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multi-etnike, tė udhėhequr nga parimet e jo-diskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit. Ne do tė mbrojmė dhe promovojmė tė drejtat e tė gjitha komuniteteve nė Kosovė dhe do tė krijojmė kushtet e nevojshme pėr pjesėmarrjen e tyre efektive nė proceset politike dhe vendimmarrėse.

Kosova tash gėzon kushtetutėn qė mund tė argumentohet se ėshtė mė bashkėkohorja dhe mė pėrparimtarja nė rajon. Ajo ka mbajtur zgjedhje demokratike qė kanė mundėsuar kalim paqėsor tė qeverisjes dhe ka arritur pėrparime nė zbatimin e dispozitave tė planit tė Ahtisaarit qė sigurojnė stabilitetin e trashėgimisė sė pasur, shumetnike tė Kosovės.

Megjithatė, ėshtė shqetėsuese qė 12 vjet pasi qė NATO ndėrhyri nė Kosovė – dhe mezi tri vjet pas pavarėsisė – ne kemi filluar tė dėgjojmė si po pėrvidhet retorika e urrejtjes etnike nė diskurisn publik kėtu. Veēanėrisht jemi tė shqetėsuar qė sulmet e fundit mbi qeverinė kanė pėrfshirė kritikat qė nėnkuptojnė se ajo ėshtė e jashtėligjshme sepse ajo gėzon pėrkrahjen e pakicave nė Kuvend dhe pėr shkak se shumica e deputetėve shqiptarė nuk kanė votuar pėr tė.

Unė as qė mund t’ia filloj t’ju them se sa e urryer ėshtė kjo gjuhė pėr amerikanėt. Ne jemi krenarė qė Deklarata jonė e Pavarėsisė dhe Kushtetuta jonė kanė themeluar demokracinė mė tė vjetėr nė botė dhe qė ato mbeten pishtarė pėr miliona njerėz anekėnd botės. Megjithatė, vlerat e Deklaratės sonė ishin kompromituar nga dispozitat e Kushtetutės qė lejonin ekzistimin e skllavėrisė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ne kemi luftuar luftėn mė tė pėrgjakshme nė historinė e Amerikės pėr kėtė ēėshtje dhe ato nene tė Kushtetutės sonė u hoqėn pas rėnies sė qindra mijėrave luftėtarėve nė mbrojtje tė lirisė. Por, fshirja e asaj njolle nga trashėgimia jonė ka qenė njė prej sfidave tė vazhdueshme tė historisė amerikane, njė betejė qė ka vazhduar me lėvizjen pėr tė drejta civile dhe e cila ende vazhdon edhe sot.

Bekimi i madh nė historinė amerikane ka qenė qė gjithmonė ka pasur burra e gra tė gatshėm pėr t’u ngritur nė kėmbė dhe pėr tė sfiduar udhėheqėsit tanė politikė pėr t’i jetėsuar idealet tona. Ky pėrkushtim na e ka mundėsuar qė t’i korrigjojmė mėkatet e sė kaluarės dhe ta ēojmė vendin tonė drejt njė Unioni mė tė pėrsosur qė e kėrkonte edhe Kushtetuta jonė. Janė pikėrisht kėto ideale qė kanė bėrė vendin tim tė ndėrhyjė nė emėr tė lirisė dhe tė pakicave anekėnd botės dhe arsyeja se pse nė shekullin e fundit dhjetėra mijėra amerikanė tė tjerė kanė flijuar jetėt e tyre duke mbrojtur lirinė anembanė botės. Ata ishin tė gatshėm qė tė flijoheshin edhe dymbėdhjetė vjet mė parė nė Kosovė dhe ata janė tė gatshėm tė marrin kėtė rrezik mbi vete sėrish nė Libi tash.

Prandaj, do tė kuptoni se kur amerikanėt dėgjojnė kosovarėt duke pėrgojuar qeverinė sepse ajo nuk ėshtė mbėshtetur nga shumica e deputetėve shqiptarė tė Kuvendit tė Kosovės, ne jemi mė se tė fyer. Ne pyesim veten: “A pėr kėtė kemi luftuar nė Kosovė?” Kur ne dėgjojmė tė shprehurit e kėtyre ndjenjave nga politikanėt dhe tė tjerėt qė thonė se pėrfaqėsojnė elitėn e Kosovės, ēka ne dėgjojmė ėshtė diēka si: “Pakicat e Kosovės nuk duhet tė llogariten tė barabartė me ne; vetėm shqiptarėt llogariten njėmend nė kėtė vend”. Jo vetėm qė kjo godet nė telat mė tė neveritshėm tė kujtimeve dhe historisė sė Amerikės, kjo tingėllon shumė sikurse argumentet e Millosheviqit po ringjallen nga disa prej atyre qė ishin nė mesin e viktimave tė tij.

Pėr fat tė mirė, kėto pikėpamje duket se janė tė kufizuara brenda njė grupi tė vogėl qė kėrkon tė pėrdorė ēdo mjet, pa marrė parasysh se a ėshtė i ligjshėm apo jo, nė pėrpjekjet pėr tė siguruar pėrparėsi politike. E pėr fat edhe mė tė mirė, unė nuk besoj se kėto pikėpamje hasin nė shumė mirėkuptim nė mesin e qytetarėve tė Kosovės.

Fundja, votuesit e Kosovės pėrmes votės sė tyre nė zgjedhje kanė pėrqafuar njė demokraci laike dhe shumetnike. Ne jemi krenarė pėr kėtė fakt. Fakti se qeveria e tashme e Kosovės pėrfshin parti si nga komuniteti shumicė, ashtu edhe nga ai pakicė, ėshtė masė e suksesit tė Kosovės dhe do tė duhej tė jetė edhe ēėshtje e krenarisė kombėtare. Kjo nuk ėshtė arsye pėr tė vėnė nė dyshim legjitimitetin e institucioneve tuaja.

Akuza se njė qeveri shumetnike nuk mund tė pėrfaqėsojė interesat e shqiptarėve tė Kosovės ėshtė e rreme dhe e rrezikshme. Pėrkatėsia etnike nuk ėshtė bazė pėr legjitimitet. Millosheviqi e ka pasur gabim kur e ka thėnė kėtė, dhe ata pak kosovarė qė e pohojnė po kėtė gjė tash, e kanė po ashtu gabim kur e thonė atė. Ne jemi tė sigurt se populli i Kosovės nuk e ndan kėtė pikėpamje tė rrezikshme dhe ėshtė po aq i turpėruar me kėtė gjuhė sa edhe ne.

Ne kemi ardhur kėtu mė 1999 pėr tė mbrojtur vlerat tona tė pėrbashkėta demokratike dhe ne mbesim tė pėrkushtuar pėr partneritetin tonė me Kosovėn sepse populli i Kosovės mbetet i zotuar pėr njė shtet demokratik, shumetnik dhe tolerant, i cili do tė garantojė liritė dhe mbrojtjen pėr tė gjithė qytetarėt e saj. Ne besojmė qė zotimi juaj i vazhdueshėm pėr kėtė qėllim do tė sigurojė qė e ardhmja e Kosovės qėndron nė familjen e kombeve euro-atlantike.

Ne nuk besojmė qė ju do tė lejoni tė mashtroheni e tė hidhni poshtė vlerat qė kanė sjellė NATO-n kėtu. Mė saktė, ne jemi tė bindur se ju do tė ngriheni pėr parimet e mishėruara nė Deklaratėn tuaj tė Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn tuaj. Mėnyra mė e sigurt pėr tė bėrė qė Amerika njė ditė t’ua kthejė shpinėn do tė ishte nėse ju ua ktheni shpinėn kėtyre parimeve. Por, nėse ju besoni, siē besojmė edhe ne, se ne i ndajmė vlerat dhe tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt, atėherė ju do ta refuzoni kėtė mėnyrė tė rrezikshme tė tė menduarit. Dhe atėherė do tė shihni qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vazhdojnė tė qėndrojnė pėrkrah jush, jo thjesht vetėm nė miqėsi, por edhe nė kauzėn e pėrbashkėt.


murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante