Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-11, 19:34   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Forca e ndėrdijės

Mėnyra e reagimit tė ndėrdijes

Para ca muajsh mė erdhi njė letėr me kėtė pėrmbajtje: "jam njė e ve 74 - vjeēare. Fėmijėt mė janė tė rritur. Njė kohė tė gjatė kam jetuar vetėm me ndihmėn e njė pensioni tejet tė vogėl.

Nė ligjėratat e tuaja, mbi vetitė e ndėrdijes, kam dėgjuar se me pėrsėritje, me besim dhe me shpresė ēdo ide mund tė futet nė ndėrdije, andaj fillova tė pėrsėris nė vete: "Dikush mė do. Jam nė martesė tė lumtur me njė njeri plot dashamirėsi, me njė njeri tė mirė qė u ėshtė kthyer gjėrave shpirtėrore. Jam e pėrkujdesur". Pas dy javėsh, mu pranė shitores mė tė afėrt, u njoha me njė farmacist tė pensionuar. E vėrteta se ishte shumė i sjellshėm, i kuptueshėm e besimtar i mirė.

Ai, nė mėnyrė tė pėrkryer i plotėsonte kushtet e realizimit tė lutjes sime. Me tė kaluar java, mė afroi martesė. Tash gjendemi nė udhėtimin martesor nėpėr Evropė. Jam e bindur se para altarit na pruri inteligjenca e vendosur diku thellė nė ndėrdijen time".

Kjo grua zbuloi se thesari gjendet nė vetė brendinė e saj. Zemra ia ndjeu sinqeritetin e lutjeve dhe ia hapi portat ndėrdijes, ku, sikurse nė mediumin e vėrtetė tė krijimtarisė, ato iu realizuan. Nė ēastin kur ajo subjektivisht u pėrcaktua pėr ato qė i nevojiteshin, ndėrdija e saj, nė bazė tė ligjit mbi tėrheqėsin, e gjeti zgjidhjen e vėrtetė.

"Sė fundi, o vėllezėr, mundohuni tė keni nė zemėr gjithė ēka ėshtė e vėrtetė, gjithė ēka ėshtė e ndershme, gjithė ēka ėshtė e drejtė, gjithė ēka ėshtė pastėr, gjithė ēka ėshtė e shenjtė, gjithė ēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithė ēka ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithė ēka ėshtė virtyt" (Fil. 4:8).

Secili prej nesh ka mendje dhe do tė duhej tė di se si ta shfrytėzojė atė. Janė dy nivele tė mendjes sė njeriut: i vetėdijes ose racional, si dhe i ndėrdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesėn e vetėdijshme tė mendjes sė vet.

E tėra qė e mendon shkon nė ndėrdije, pastaj, si forcė krijuese, nga thellėsitė e veta, udhėheq veprimet e njeriut. Pra, ndėrdija ėshtė selia e tė gjitha ndjenjave, por edhe pjesė krijuese e personit. Po qe se mendoni pėr diēka tė mirė, e mira do t'ju ngjajė; po qe se keni mendime tė kėqija, do t`ju pasojnė ngjarjet e kėqija.


PASQYRA E SHKURTĖR E MENDIMEVE QĖ DUHET MBAJTUR MEND

• Thesari gjendet i fshehur nė thellėsi tuajėn. Pėrgjigjet e dėshirave tė zemrės suaj gjurmojini nė brendi tė vetvetes!

• Fshehtėsia e madhe, zgjidhjen e sė cilės e posedonin njerėzit e shquar tė tė gjitha epokave, ndodhet nė aftėsinė e tyre tė tė zbuluarit dhe tė lirimit tė fuqisė sė ndėrdijes sė vet. Edhe ju jeni nė gjendje ta bėni po kėtė.

• Ndėrdija i di pėrgjigjet e tė gjitha pyetjeve. Po qe se, mu para se tė bini nė gjumė, ndėrdijes suaj i thuani: "Dėshiroj tė zgjohem nė ora gjashtė", ajo do t'ju zgjojė pikėrisht nė atė kohė.

• Ndėrdija ėshtė ndėrtues i trupit tuaj dhe ėshtė nė gjendje qė t'ju shėrojė. Ēdo natė thellohuni nė gjumė duke menduar pėr shėndet tė pėrsosur dhe ndėrdija juaj si shėrbėtor besnik do ta kryejė urdhrin tuaj.

• Ēdo mendim ėshtė shkak, ndėrsa ēdo veti pasojė e saj.

• Po deshėt tė shkruani ndonjė libėr a ndonjė pjesė teatrale, tė mbani ndonjė ligjėratė tė suksesshme, dėshirėn tuaj me kujdes dhe me dashuri shprehjani ndėrdijes suaj. Ajo, jini tė bindur, do t'jua plotėsoj atė.

• Njeriu ėshtė sikurse kapiteni qe drejton anijen. Vetėm urdhrat me vend e ēojnė anijen nė liman. Prandaj, edhe ju pa tjetėr t'i jepni urdhra ndėrdijes suaj, e cila drejton pėrvojat tuaja ( tė keni mendime dhe pėrfytyrim tė rregullt ).

• Asnjėherė mos i pėrdorni shprehjet: Kjo ėshtė shumė e shtrenjtė. Ose: Nuk jam nė gjendje ta bėj kėtė". Ndėrdija gjithnjė do t'ju kuptojė me seriozitet dhe do tė pėrpiqet tė mos i fitoni paratė, gjegjėsisht qė tė mos aftėsoheni pėr atė se ēka synoni. Nė vend tė kėsaj thuajini vetes: "Me ndihmėn e ndėrdijes sime jam nė gjendje tė bėj ēdo gjė".

• Ligji i jetės ėshtė ligj i besimit. Besimi ėshtė mendim i lindur nė mendje. Mos besoni nė gjėra qė ju shkaktojnė dėm e dhembje. Besoni se ndėrdija ėshtė nė gjendje t'ju frymėzojė, t'ju japė forcė, si dhe t'ju ēojė kah njė ardhmėri mė e mirė. Suksesi jetėsor ėshtė plotėsisht proporcional me besimin nė sukses.

• Po qe se i ndryshoni mendimet tuaja, do ta ndryshoni fatin tuaj.

SI PUNON MENDJA E NJERIUT

Secili prej nesh ka mendje dhe do tė duhej tė di se si ta shfrytėzojė atė. Janė dy nivele tė mendjes sė njeriut: i vetėdijes ose racional, si dhe i ndėrdijes ose irracional. Njeriu mendon me pjesėn e vetėdijshme tė mendjes sė vet. E tėra qė e mendon shkon nė ndėrdije, pastaj, si forcė krijuese, nga thellėsitė e veta, udhėheq veprimet e njeriut.

Pra, ndėrdija ėshtė selia e tė gjitha ndjenjave, por edhe pjesė krijuese e personit. Po qe se mendoni pėr diēka tė mirė, e mira do t'ju ngjajė; po qe se keni mendime tė kėqija, do t`ju pasojnė ngjarjet e kėqija. Mendja e njeriut pikėrisht nė kėtė mėnyrė punon.

Si pikėnisje duhet pasur ndėrmend me sa vijon: Kur ndėrdija pranon ndonjė mendim, nė tė njėjtin ēast ajo fillon ta realizojė atė. Ky ligj i ndėrdijes vlen si pėr mendime pozitive, ashtu edhe pėr ato negative. Po qe se atė e drejtojnė idetė i kėqija, ndėrdija sjell mossuksese, paaftėsi, shtrėngim. Po qe se tė menduarit tuaj ėshtė harmonik dhe konstruktiv, do tė kėnaqeni me shėndet tė pėrsosur, me begati dhe me suksese.

Qetėsia shpirtėrore dhe trupi i shėndoshė janė rezultat i domosdoshėm i tė menduarit pozitiv. Ēdo gjė qė mendimisht dhe emotivisht e paraqitni si tė vėrtetė, ndėrdija juaj do ta pranojė dhe do ta inkuadrojė atė nė pėrvojėn tuaj.

Pra, ėshtė e nevojshme qė vetėm ta lajmėroni ndėrdijen tuaj pėr tė pranuan mendimin tuaj pozitiv dhe, sipas ligjit tė ndėrdijes, do tė pėrjetoni qetėsi, do tė arrini nė pozitė tė dėshiruar shoqėrore e tė ngjashme. Juve ju mbetet vetėm qė tė urdhėroni, ndėrkaq ndėrdija besnikėrisht do ta reprodukojė atė mendim qė e pėrmban ai urdhėr. Shkurt, ndėrdija reagon ose pėrgjigjet nė pajtim me natyrėn e mendimeve tė cilat roiten nė vetėdije.

Psikologėt dhe psikiatrit me ngulm pohojnė se ēdo kalim mendimesh nė ndėrdije i pėrgjigjet procesi kimik i caktuar nė qelizėn e trurit. Me tė pranuar idenė, ndėrdija nė tė njėjtin ēast fillon ta zbatojė atė nė praktikė.

Gjatė kėsaj ajo shėrbehet me tėrė njohurinė jetėsore tė grumbulluar deri nė atė moment, duke u mbėshtetur nė forcėn e paskajshme, si edhe nė energjinė e nė menēurinė qė e ka secili prej nesh. Qėllimit tė vet ajo ia nėnshtron tė gjitha ligjet natyrore. Ndonjėherė deri te zgjidhja arrihet aty pėr aty, por ka raste kur duhet pritur me ditė, me javė ose edhe mė gjatė. Rrugėt e saj janė tė paarritshme.

Dallimi ndėrmjet vetėdijes dhe ndėrdijes

Duhet ditur se nuk janė nė pyetje dy mendje tė ndryshme, por dy fusha tė aktivitetit nė brendi tė njė mendjeje. Vetėdija ėshtė pjesė e mendjes qė mendon. Asaj i takon aktiviteti i tė pėrcaktuarit, i tė zgjedhurit, p.sh.: i zgjedhni librat qė do t'i lexoni, vendin ku do tė banoni, personin me tė cilin do tė jetoni. Me njė fjalė, vetėdija i bie vendimet.

Nga ana tjetėr, zemra juaj punon nė mėnyrė automatike, pa ndėrhyrjen e vetėdijes, qė, gjithashtu, vlen edhe pėr procesin e tretjes, tė qarkullimit tė gjakut dhe tė frymėmarrjes. Proceset e caktuara janė tė pavarura nga vetėdija.

Siē ėshtė thėnė, ndėrdija pranon ēdo gjė qė i ofrohet, gjegjėsisht atė se nė ēka beson vetėdija. Ndėrdija nuk mendon. Nuk dyshon e as nuk hyn nė diskutime. I ngjan shumė arės qė pranon ēdo lloj fare, qoftė ajo e mirė a e keqe.

Vetėm mendimet janė vepruese dhe, nė pajtim me shembullin e cekur, mund tė identifikohen me farėn. Mendimet negative shkatėrruese e kanė tė njėjtin efekt edhe nė ndėrdije dhe, pas njė kohe tė duhur, gjithnjė lajmėrohen si pėrjetim pėrkatės.

Mbani mend se ndėrdija nuk merret me tė menduarit pėr atė se a janė mendimet tuaja tė mira a tė liga, tė vėrteta a tė pavėrteta, por ajo reagon sipas natyrės sė mendimeve qė i ofrohen. Po qe se, p,sh., ndonjė fakt e pranoni me vetėdije, edhe pse ai ėshtė i pavėrtetė, ndėrdija juaj do ta pranojė si tė vėrtetė dhe do tė pėrpiqet qė t'ju sjellė rezultate gjegjėse.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė