Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-06-13, 19:02   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: (Skandal) Deputeti kosovar: Skėnderbeu, hero i katolikėve

Petku i urrejtjes nėn petkun fetar


Ligjėrata e njė imami nė njė xhami tė Prizrenit, mbi parimet morale tė gruas, ėshtė bėrė shkaktare e debateve dhe polemikave tė ashpra nė mediat dhe rrjetet sociale nė Kosovė, pėr mėnyrėn se si predikohet islami nga disa klerikė tė kėtij religjioni nė vend.

Mėnyra e tillė e predikimit ėshtė vėnė edhe nė shėnjestrėn e kritikės sė disa deputeteve tė Kuvendit tė Kosovės, publicistėve si dhe pėrfaqėsuesve tė shoqėrisė civile, tė cilėt pretendojnė se imami nė fjalė ka fyer gjininė femėrore.

Hapėsira mediale, e cila u ėshtė dhėnė kėtyre debateve, nga njohėsit e mediave konsiderohet si kryerje e detyrės qė kanė mediat, por, sipas tyre, shumė herė mediat marrin rol protagonizmi nė kėto debate.

Profesor Milazim Krasniqi, shef i degės sė Gazetarisė nė Fakultetin e Filologjisė nė Prishtinė, vlerėson se jo rrallė mediat ngrenė probleme dhe ngjarje tė caktuara nė pėrmasa mė tė mėdha se sa ėshtė vlera reale e tyres, por megjithatė, siē thotė ai, ato e kryejnė punėn e tyre.

Krasniqi thotė pėr Radion Evropa e Lirė se njė pjesė e debateve tė ashpra, tė cilat kanė ndodhur ditėve tė fundit, mė shumė janė tė motivuara politikisht.

“Tragjike nė krejt kėtė ėshtė se e pėrdorin fenė, e pėrdorin islamin paqėsor, ndjenjat fetare, pėr instrumentalizim nė qėllimet politike. Kėshtu qė nė kėtė aspekt, mendoj se ky ėshtė njė dėm i madh qė i bėhet vetė natyrės sė vėrtetė tė islamit paqėsor”.

“Nė anėn tjetėr, i bėhet njė dėm i madh edhe vetė politikės, sepse duke futur njė fjalor tė ashpėr dhe primitiv nė diskursin politik, nė tė vėrtetė, rritet edhe ashpėrsia e komunikimit politik dhe zhvlerėsohet edhe ajo qė ka mbetur nga vlera reale e politikės si aksion dhe si veprim”, vlerėson Krasniqi.

Nė anėn tjetėr, njohėsit e rrethanave tė zhvillimeve sociologjike dhe tė religjionit, vlerėsojnė se asnjė komunitet etnik apo fetar nuk mund tė jetė imun ndaj qasjeve tė tilla ekstreme, si dhe ndaj predikimeve me tone fyese dhe denigruese pėr njerėzit, qoftė prej faltores kur imami thirret nė emėr tė predikimeve fetare, qoftė edhe prej pozicionit tė deputetit, gjė qė ka qenė rast.

Profesor Ismajl Hasani, ekspert i sociologjisė sė religjionit, thotė se problemi tashmė qėndron tek ajo se sa ėshtė nė gjendje shoqėria kosovare tė mobilizohet pėr amortizimin e kėtyre dukurive dhe izolimin e rasteve tė veēanta, qė shkaktojnė dėme, pėr tė cilat dukuri, sipas tij, ka pasur paralajmėrime.

“Shfaqjet e fundit qė janė tė lidhura me paraqitjet e individėve nėn petkun e predikuesve ose mbrojtėsve tė qasjeve tė ndryshme radikale nė predikimet fetare, janė diēka tjetėr prej asaj qė ėshtė zhvillim normal i religjionit. Nuk po ndodh asgjė e re nė Kosovė, nė raport me atė qė Departamenti Amerikan i Shtetit para katėr vjetėsh ka hartuar njė raport ku parasheh mundėsinė e paraqitjes sė rrymave tė ndryshme ekstremiste nė Ballkan, e me fokus tė veēantė Kosovėn”, thotė Hasani pėr Radion Evropa e Lirė.

Shkaqet qė nxisin debatet dhe polemikat pėr religjionin, si dhe vetė debatet dhe polemikat, sipas profesorit Milazim Krasniqi, po bėhen me qėllim tė ndryshimit tė agjendės, nė kohėn kur Kosova ka probleme shumė mė tė mėdha ekonomike, politike dhe sociale, se sa debatet e kėsaj natyre.

“Dikush ėshtė i interesuar pėr ndėrrimin e agjendės, pėr ta imponuar kėtė ēėshtje dhe pėr ta mbajtur nė agjendė, si dhe pėrmes saj tė prodhojė tensione politike dhe fetare. Nė anėn tjetėr, ky debat ka hapur, pėr herė tė parė ndoshta, edhe njė konflikt tė brendshėm, brenda vetė komunitetit mysliman, sepse njė pjesė e participuesve kanė shkuar shumė larg nė agresivitetin e tyre nė kėtė temė, ndėrsa pjesa tjetėr ka mbetur, si tė thuash, e stepur ose edhe e zhgėnjyer me ta”, thekson Krasniqi.

Profesor Krasniqi shton se niveli i dytė, siē e quan ai, i konfliktit, shkon nė raport me pjesėt tjera, do tė thotė, me laikėt, agnostikėt si dhe me besimet tjera. Sipas tij, dėmi ėshtė shumė mė i madh se sa qė mund tė vlerėsohet tash, prej kėtij debati, tė cilin ai e vlerėson si tė pakėndshėm.

Por, profesor Hasani vlerėson se shkaqet qė nxisin debate tė tilla pėr religjionin, janė sporadike dhe se komuniteti mysliman nė Kosovė ka kapacitete qė t’i mbajė tė izoluara dhe kėtė edhe duhet ta bėjė. Nė tė kundėrtėn, siē thotė ai, alarmi ėshtė i ndezur.

“Shoqėria kosovare mobilizohet dhe i tejkalon kėto, normalisht, duke marrė masa institucionale, nė rastin konkret, brenda Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Ėshtė i nevojshėm qė tė hapet dialogu brenda bashkėsisė dhe pėrgjegjėsit tė shkojnė para drejtėsisė. Absolutisht, njė ofendim i tillė, njė fyerje e tillė e 50 pėr qind tė popullsisė, nuk mund tė kalojė pa u penalizuar, sepse fjala publike ka peshė, kudo qė shqiptohet. Nuk ka imunitet, absolutisht, predikimi, nėse ėshtė i veshur me petkun e urrejtjes, denigrimit dhe ofendimit publik”, vlerėson Hasani.

Institucionet shtetėrore nė Kosovė kanė kėrkuar nga Bashkėsia Islame e Kosovės tė ndėrmarrė masa pėr ligjėrimet e kėtilla. Dhe, nė kohėn kur episodi i imamit nga Prizreni ende nuk ėshtė pėrmbyllur si duhet, prapa petkut fetar sėrish nis njė debat tjetėr, hero i kujt, nė aspektin fetar, ishte Gjergj Kastriot Skėnderbeu.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė