Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-06, 10:04   #37
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė reja mjekėsore
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės, Uashington
13-06-2006

Kanceri dhe sistemi imunitar ndaj tij
Kėta minj janė tė paprekshėm nga doza tė larta tė qelizave kanceroze. Arsyeja ėshtė se organizmi i tyre ka fituar natyrshėm imunitet ndaj kancerit dhe qelizat e tyre tė gjakut shėrojnė ēdo lloj kanceri tek minjtė e zakonshėm. Shkencėtarėt pranė universitetit Forest Wake injektuan qeliza tė bardha gjaku nga kėta minj rezistent ndaj kancerit tek minjtė e prekur nga kanceri dhe vunė re se kanceri i tyre u zhduk plotėsisht.
Doktor Zheng Cui thotė se tek minjtė e zakonshėm qelizat kanceroze ndodheshin nė fazėn mė agresive dhe me siguri ata do tė kishin ngordhur brenda 2-3 javėsh nėse nuk do t’u injektoheshin qelizat e gjakut tė minjėve rezistent ndaj kancerit.
Nė studimin mbi kėtė ēėshtje botuar kėto ditė thuhet se shkencėtarėt kanė zhvilluar njė analizė gjaku qė mund tė identifikojė minjtė qė janė tė paprekshėm nga kanceri. Tani shkencėtarėt shpresojnė qė me njė analizė tė ngjashme me gjakun e njeriut tė jenė nė gjendje tė identifikojnė edhe njerėzit qė janė tė paprekshėm nga kanceri.
Doktor Zheng thotė se nėqoftėse analiza del me sukses pėr tė identifikuar njerėzit rezistent ndaj kancerit, atėherė njė transfuzion gjaku ose i qelizave tė bardha nga kėta njerėz tek personat e sėmurė nga kanceri, do tė sillte shėrimin e tyre tė plotė.
Por Xhill O'Donell-Tormi e institutit tė kėrkimeve nė fushėn e kancerit, thotė se me rendėsi ėshtė qė fillimisht tė kuptohen bazat gjenetike dhe biologjike tė qelizave qė shėrojnė kancerin, pra tė kuptohet se ē’gjė e veēantė ka ndodhur nė procesin gjenetik qė e bėn organizmin e tyre tė imunizuar ndaj kancerit.
Ajo thotė sipas disa treguesve, njė mekanizėm i ngjashėm qė ekziston tek minjtė e paprekshėm nga kanceri mund tė jetė i pranishėm edhe tek njerėzit. Megjithatė kjo mbetet njė pyetje, pėrgjigje e saktė e sė cilės kėrkon punė tė mėtejshme nė laborator.


Operacioni bajpas nė stomak kundėr mbipeshės
Njė studim i kohėve tė fundit vė nė duke se numri operacioneve tė stomakut nė Shtetet e Bashkuara ka ardhur duke u rritur, ndėrsa shumė amerikanė parapėlqejnė thikėn e kirurgut pėr tė dale fitues nė luftėn kundėr mbipeshės.
Njė vėzhgim i kartelave spitalore nga viti 1998 deri nė vitin 2002, tregon se numri i operacioneve tė njohur gjithashtu si bajpass nė stomak ėshtė rritur 600 pėrqind nė krahasim me vitin 1990.
Nė vitin 2002, mė shumė se 14 mijė amerikanė hynė nė sallat e operimit pėr tė rėnė nga pesha, dhe llogaritet qė dhjetra mijėra vetė do t’i nėnshrohen kėtij lloj operacioni gjatė vitit 2006.
Operacioni shpesh kryhet pėr tė trajtuar mbipeshėn ekstreme, pra kur njeriu ėshtė tė paktėn 30 kilogram mbi peshėn normale.
Pėr shtimin e kėsaj procedure mendohet se ndikojnė disa faktorė, pėrfshi shtimin e rasteve tė mbipeshės, pėrparimin e teknikave kirurgjike, pakėsimin e rrezikut pėr jetėn gjatė operimit dhe suksesin afatgjatė tė kėsaj praktike.
Ekspertėt thonė se operimi pėr tė rėnė nga pesha nuk duhet tė merret me mendjelehtėsi dhe duhet tė pėrdoret vetėm si mjet i fundit kur shėndeti i personit ėshtė nė rrezik si pasojė e mbipeshės.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė