Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-10-14, 13:02   #19
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kush jam unė?

Shkenca e vėrtetoi Adamin dhe Evėn: Tė gjithė kemi paraardhės tė pėrbashkėt!

Publikuar: 21:15 / 26.10.2014




Bibla thotė se Perėndia e krijoi njeriun nga dheu, se pastaj e krijoi Evėn nga briri e Adamit, dhe se tė gjithė njerėzit janė pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė tyre. Dikush mund tė besojė ose jo, por shkenca thotė se tė gjithė njerėzit kanė tė njėjtin mashkull dhe femėr si paraardhės.

Nėse jeni fetar, para se tė reagoni e interpretoni, lexojeni tekstin deri nė fund.
Studimi i gjenetikės njerėzore, veēanėrisht kromozomit Y - qė kalon nga i ati tek i biri -padyshim ka konfirmuar se tė gjithė njerėzit qė jetojnė sot kanė tė njėjtin mashkull pėr paraardhės. Simbolikisht, ky person quhet Adam dhe dihet qė ka jetuar nė Afrikė.

Adami nuk ishte i vetmi njeri i gjallė nė kėtė moment tė historisė, por ishte i vetmi pasardhėsit e tė cilit kanė mbijetuar: linja familjare e bashkėkohėsve tė tė tjerėve u shua nė njė periudhė tė pacaktuar kohore, transmeton Telegrafi.
Kur ka jetuar Adami? Kjo ėshtė njė ēėshtje rreth sė cilės shkencėtarėt kanė dilema. Studimet fillestare kanė treguar se ka jetuar rreth 59 mijė vite mė parė, ndėrsa disa tė tjerė thonė para 142 mijė viteve. Ka nga ata qė besojnė se kjo ka ndodhur para 200 mijė viteve.

Megjithatė, Adami i kromozomit Y-kromozonale dhe Eva mitokondriale (materiali gjenetik qė bartet nga nėna tek tė gjithė pasardhėsit), nuk ėshtė e domosdoshme tė ishin “burrė e grua”, por kanė jetuar tė njėjtėn kohė dhe nė njė periudhė ishin ēift.

Njėjtė, ėshtė vlerėsuar se Eva ka jetuar 100-200 mijė vjet mė parė, por as ajo nuk ishte e vetmja femėr nė atė kohė, porse pasardhėsit e pjesėtareve tjera tė gjinisė sė bukur nuk kanė mbijetuar. Edhe Eva ishte nga Afrika.
Ėshtė interesante tė theksohet se ka shkencėtarė qė besojnė se tė gjithė evropianėt janė pasardhės tė njė njeriu i cili kishte jetuar jo shumė kohė mė parė. Disa thonė 600 vjet mė parė, disa thonė njėmijė, dhe se pasardhėsit e tė tjerėve janė shuar!

Kjo teori ėshtė e diskutueshme nė masė tė madhe, edhe pse matematika ėshtė e qartė pėr lindjen dhe shuarjen e linjės sė ADN-sė: kushdo qė ka jetuar nė fund tė mijėvjeēarit tė parafundit dhe sot ka trashėgimtarė, ėshtė pasardhės i tė gjithė evropianėve tė gjallė. Pra, tė gjithė mund tė jemi pasardhės tė Karlit tė Madh, sepse e dimė qė ai ka paraardhės. Me njė logjikė tė njėjtė, nėse mendojmė pėr tėrė botėn, atėherė kuptojmė se tė gjithė euroaziatikėt janė pasardhės tė tė njėjtit njeri qė ka jetuar para 3500 viteve. /Telegrafi/
__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė