Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-06, 09:27   #13
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nė 11-vjetorin e vdekjes sė Anton Ēettės (3 nėntor 1995)

Njė jetė nė shėrbim tė kombit

Frrok KRISTAJ

Studiuesi qė dha kontributin mė tė madh nė letėrsinė gojore shqiptare ishte Anton Ēetta. Rėndėsia dhe vlera e materialeve tė mbledhura e tė botuara nga Anton Ēetta nuk shprehet vetėm nė sasinė e tyre, por, para sė gjithash, nė cilėsinė dhe shumėllojshmėrinė e tyre. Ai i mblodhi dhe i publikoi ato krijime qė kishin njė kuptimėsi tė qenėsishme pėr botėn shqiptare nė pėrgjithėsi dhe pėr botėn shpirtėrore tė shqiptarėve nė veēanti.
Ato krijime ngėrthejnė nė vete aso kuptimesh e aso vlerash qė mund ta pasurojnė edhe mė shumė artistikisht shpirtin e shqiptarit. Me njė fjalė, ai voli materialet folklorike tė kėsaj letėrsie tė pavdekshme, nė tė cilėn rreh zemra e popullit, pasqyrohen aspiratat e mendimet kombėtare e universale tė tij.
Anton Ēetta ka lindur nė Gjakovė, nė vitin 1920. Ishte vetėm nėntėmuajsh kur prindėrit e tij u shpėrngulen nė Tiranė. Atje jetuan tre vjet. Meqenėse i ati i Antonit – Lazėri, i takonte Partisė Demokratike tė Fan S. Nolit, regjimi i mbretit Zog e kishte burgosur. Pas lirimit nga burgu, Lazėri me familje kthehen nė Prizren. Nė kėtė qytet Anton Ēetta kreu tri klasė fillore. Pastaj, i ati i Antonit me familjen e vet migruan nė Francė, ku qėndruan deri nė vitin 1928, kur u kthye nė Tiranė e ku qėndroi deri nė vitin 1941. Gjatė asaj kohe, Antoni i kreu edhe klasat e mbetura tė fillores, pastaj ndoqi mėsimet nė Liceun e Korēės dhe mė vonė vazhdoi shkollimin nė Liceun klasik nė Milano tė Italisė.
Me tė kthyer nga Italia, gjen punė nė Post – Telegrafinė e Tiranės prej nga kalon nė detyrėn e pėrgjegjėsit tė Postės nė Prizren. Nė vitin shkollor 1945 – 1946 Anton Ēetta punoi nė Gjimnazin e Prizrenit. Gjatė atij viti udhėhoqi korin e shkollės, por njėherėsh ishte edhe ndėr anėtarėt e parė tė shoqėrisė kulturore-artistike “Agimi” tė Prizrenit e mė vonė edhe kryetar i saj.
Nė vjeshtėn e vitit 1946 u regjistrua nė Fakultetin Filologjik (dega e gjuhės frėnge) tė Universitetit tė Beogradit. Studimet i kreu nė vitin 1950 ku edhe u emėrua asistent nė Seminarin e Gjuhės dhe tė Letėrsisė Shqipe, qė funksiononte nė kuadėr tė Fakultetit Filologjik tė Universitetit tė Beogradit. Nė kėtė detyrė punoi plot dhjetė vjet. Dy-tre vjet mė vonė, sė bashku me Vojislav Danēetoviēin dhe Kadri Halimin, pėrgatiti (nė tri vėllime) kėngėt mė tė njohura popullore tė mbledhura nė Kosovė. Meqenėse nė ato vėllime kishte botuar edhe kėngė popullore pėr Spiro Kapedanin e Ramė Bllacėn, pushteti serb iu kėrcėnua Antonit me burgosje, e kjo e shtyri ta braktisė Beogradin dhe tė kthehet nė Prishtinė (1961), kohė kjo kur edhe nė Prishtinė u hap Fakulteti Filozofik. Nė kėtė fakultet ai emėrohet mėsimdhėnės i gjuhės dhe letėrsisė shqipe.
Nė vitin 1968 kaloi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Atje udhėhoqi degėn e folklorit. Plot tetėmbėdhjetė vjet punoi nė Institutin Albanologjik, pra deri mė 1986.
Pėr aktivitetin shkencor e kulturor, Anton Ēetta u laureua shumė herė me ēmime e shpėrblime tė njohura, e ndėr to edhe me Ēmimin e Dhjetorit.
Profesor Anton Ēetta kaloi nė amshim pikėrisht para njėmbėdhjetė vjetėsh, pra, mė 3 nėntor 1995, kurse u varros mė 4 nėntor nė Prizren.
Anton Ēetta ishte poet pėr fėmijė, shkencėtar, pėrkthyes, hartues i teksteve shkollore, humanist, mbledhės i folklorit shqiptar, veprimtar e patriot. Ai gjatė jetės sė vet botoi kėto vepra: “Kėngė popullore tė Kosovė -Metohisė” II e III, “Nė prehen tė gjyshes”, “Libėr leximi" pėr klasėn III-IV tė gjimnazit, “Nga proza popullore e Drenicės”, I e II, “Balada dhe legjenda”, “Kėngė kreshnike” I e III, “Albanske narodne balade”, “Pėrralla” I e II, “Kėrkime folklorike”, “Albanske zagonetke” (Kashelasha shqipe), “Kėngė dasme” I e II, “Nga folklori ynė” I, II e III, “Anekdota” I e II dhe “Vajtime, gjamė dhe elegji”.


Vjelėsi mė i njohur i letėrsisė gojore

Profesor Anton Ēetta pa dyshim se me punėn e vet, si mbledhės, botues dhe studiues i letėrsisė gojore, i dha kontribut tė ēmuar historisė sė letėrsisė gojore. Rėndėsia dhe vlera e materialeve tė mbledhura e tė botuara nuk shprehet vetėm me sasinė e tyre, por edhe me cilėsinė e jashtėzakonshme.
Nė qendėr tė interesimeve shkencore tė Anton Ēettės ka qenė edhe kėnga historike si dėshmi e vetėdijes kombėtare. Nėpėrmjet kėngėve historike ai ėshtė pėrpjekur tė vėrė nė pah atdhetarizmin e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri e pavarėsi kombėtare.
Anton Ēetta ose siē e njihnin edhe si Plaku i Kosovės, ose edhe Plaku i Shqiptarizmit gjatė punės sė tij nė Institutin Albanologjik nė Prishtinė pėrmbushi gati nė tėrėsi projektin prej 25 blejsh me materiale tė letėrsisė gojore nė Kosovė dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Me iniciativėn
dhe punėn e tij tė palodhshme ngriti edhe Arkivin e Degės sė Folklorit, ku u grumbulluan mbi 50 mijė njėsi folklorike tė mbledhura nė terren nga punonjėsit e rregullt shkencorė dhe bashkėpunėtorėt e jashtėm tė Institutit. Nė anėn tjetėr, shtatė vjet me radhė e udhėhoqi revistėn shkencore “Gjurmime albanologjike" (serinė pėr folklor dhe etnologji).


Pishtar i bashkimit kombėtar

Sidoqoftė, kontributi mė i madh dhe mė i ēmueshėm i Anton Ēettės ėshtė ai i pajtimeve tė gjaqeve dhe ngatėrresave tė tjera midis popullit shqiptar nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore, Maqedoni, Mal tė Zi e nė mėrgatėn shqiptare. Me humanizmin e bindjen e tij ai ishte nisur drejt unitetit tė shqiptarėve, unitet kėtė qė e trajtonte si ēelės pėr zgjidhjen e ēdo problemi tė sė ardhmes sė shqiptarėve, tė pėrforcimit tė vėllazėrisė dhe bashkėjetesės paqėsore si parim dhe themel i jetės sė qytetėruar.
Anton Ēetta me autoritetin e tij prej intelektuali, pedagogu, shkrimtari, mbledhėsit tė visarit kombėtar, pleqnarit, kryepajtimtarit e kryeplakut tė urtė tė Kosovės, u bė prijatar, pishtar e figura mė e shquar e intelektualėve, qė u aktivizua nė aksionet madhėshtore tė pajtimit tė hakmarrjeve ndėrshqiptare, aktivitet ky qė kishte filluar nga njė grup i tė rinjve shqiptarė tė Pejės.
Fryt i kėtij aksioni ishte pajtimi i mbi 1000 gjaqeve, afro 600 plagosjeve dhe i mė se 700 ngatėrresave tė rėnda. Me kėtė aksion Anton Ēetta me bashkėpunėtorė arriti tė bėjė pajtimin dhe bashkimin kombėtar tė shqiptarėve nė Kosovė dhe tė viseve etnike shqiptare jashtė Shqipėrisė.
Mu pėr kėtė, edhe figura e profesor Anton Ēettės e ka vendin mu para Institutit Albanologjik nė Prishtinė, ku do tė duhej t'i ngrihet shtatorja pėr t'i frymėzuar brezat e ardhme shqiptare.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė