Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-06, 22:07   #2
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Muhammedi a. s. ndėrmjet tė djathtėve
dhe tė majtėve
Muhammedi a.s. ishte personifikim i tri synimeve zanafillore, tė cilat i njohim nėpėrmjet Musait, Isait dhe vetė Muhammedit a.s.[2] Deri sa judaizmi nė mesin e kėtyre tri religjioneve paraqiste tendencėn e majtė, Zotin e drejtėsisė dhe Shpėtimtarin e botės sė dukshme, kurse kristianizmi tendencėn e djathtė dhe Zotin e dashurisė, Islami me Muhammedin a.s. do ta bėjė simbiozėn e tyre tė fatshme, duke u bėrė religjion i botės dhe i shpirtit.[3]
Kur’ani pranon, nė parim, tė gjitha kėto konvergjenca-divergjenca me vetė aktin e urdhėresės qė Muhammedi a. s. me pjesėtarėt e vet njė kohė nė namaz tė kthehet drejt Jerusalemit. Tė kuptohet ky akt si duhet domethėnė tė bėhemi tė vetėdijshėm se Jerusalemi me Tempullin e vet, ėshtė trashėgimtar i madh i monoteizmit dhe se urdhėresėn e tė kthyerit nė namaz drejt Mekes Islami nuk e ka obliguar deri sa paraprakisht, me respekt tė madh, nuk ua ka bėrė me dije muslimanėve se Ibrahimi, Musai, Isai dhe pejgamberė tė tjerė, prej Zotit kanė sjellur tė vėrtetėn e njėjtė, unike nė boshtin e saj dhe tė amshueshme.
Mirėpo, ndriēimi i kėsaj ēėshtjeje do tė hasė nė disa probleme, nė disa vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme sikurse ėshtė pėrcaktimi i suazės historiko-kohore dhe kulturore-tradicionale, meqė tema e lajmit, njoftimit tė gėzueshėm ėshtė shprehje e pėrbashkėt e tė tri traditave tė shpallura shpirtėrore, kurse gjurmė tė caktuara do tė gjejmė edhe nė religjionet e pashpallura dhe traditat shpirtėrore, sikurse nė brahmanizėm, zoroastrizėm etj. Nė anėn tjetėr, ēėshtja e lajmit, njoftimit tė gėzueshėm ėshtė ngushtė e lidhur edhe me problemin e pritjes mesianiste nė atmosferėn e mjediseve tė ndryshme religjioze-kulturore.
Vėshtirėsi tjetėr paraqet edhe historicizmi, i cili ėshtė i pranishėm nė shumicėn e librave tė shenjta. Ky historicizėm duke u pėrpjekur ta vendos rregull logjik dhe koherent nė periodizimin e tė vėrtetave tė shpallura, ka krijuar njė radhitje kronologjike artificiale tė pėrmbajtjes sė atyre librave tė shenjta, duke krijuar kėshtu konfuzion dhe paqartėsi edhe mė tė madhe nė vlerat themelore tė besimit tė shpallur, ndėr tė cilat radhitet edhe lajmi i gėzueshėm nė lidhshmėrinė e vet me mesianizmin [4].
Vėshtirėsi jo mė tė vogla ka sjellė edhe pėrkthimi i teksteve biblike nga gjuha e shenjtė e Shpalljes nė njė gjuhė tė traditės dhe kulturės krejt tjetėrfare, duke ndikuar drejtpėrdrejt nė synim dhe interpretim tjetėrfare. Po ashtu, kjo ishte edhe shenjė e ndarjes esenciale tė traditės sė re shpirtėrore me atė tė vjetrėn, kurse janė ruajtur vetėm konceptet formale tė jashtme tė huazuara nga tradita paraprake shpirtėrore.
Kėtė konstatim mund ta vėrejmė nė shumė aspekte, tė cilat ne nuk do t’i trajtojmė me kėtė rast, por do tė theksojmė se ēarjet janė mė shumė tė jashtme dhe artificiale, qė kanė ndikuar nė format e ndryshme tė mesianizmit. Kėtė ‘tjetėrfarėsi’, kėtė diversitet tė mesianizmit nė esencė e shohim brenda arketipit unikal tė shpalljes dhe traditės, tė portretizuar dhe tė paraqitur nė klima tė llojllojshme shpirtėrore dhe tė pėrcaktuar tjetėrfarėsisht me nocione, shifra dhe emra. Sikurse qė gjatė tėrė historisė Zoti ėshtė shpallur Njė dhe i Vetėm dhe ėshtė quajtur Jehovė, Elo, Elohim dhe Allah, ashtu edhe nė tė gjitha shpalljet e shenjta ėshtė paralajmėruar po i njėjti pejgamber - pėrmbarues i shpalljeve tė Zotit dhe pejgamberisė - Muhammedi a.s.[5]
Arketipi unikal i tė gjitha Shpalljeve dhe traditave shpirtėrore ėshtė fakti se tė gjitha gjuhėt e shenjta tė Shpalljeve janė shkruar me alfabet i cili shkruhet nga e djathta nė tė majtė, sikur qė ėshtė gjuha sanskrite, aramite, hebraike dhe arabe.[6]
Edhe fakti se tė dėrguarit e Zotit janė zgjedhur pėr misionin e tyre pejgamberik qysh nė periudhėn paraekzistenciale dhe se me ardhjen e pejgamberėve nė botė kemi vetėm konfirmimin formal tė asaj zgjidhjeje, tregon nė rrėnjėn unikale dhe tė pėrbashkėt tė tė gjitha shpalljeve tė Zotit. Nė tė tri traditat e shpallura shpirtėrore, Ademi a. s. ėshtė vetėm parimi singularo-plural i ekzistencės sė gjinisė njerėzore, por jo edhe njeriu i parė, sepse para tij qenė emėrtuar dhe paracaktuar felajmėtarėt – tė pėrzgjedhurit e Zotit.
Nė Dhjatėn e vjetėr thuhet:
“Para se tė tė sajoj nė barkun e nėnės, unė tė kam ditur; para se tė dalėsh nga krahėrori i nėnės, unė tė kam kushtuar, pėr tė dėrguar tė tė gjithė popujve tė kam vendosur …”. (Jeremia, 1, 1-5).
Muhammedi a.s. ka thėnė:
''Isha i dėrguar edhe atėherė kur shpirti i Ademit pezullonte nė horizontin e tokės dhe detit.” (Hadith).
Punimi nuk ka pėr qėllim zhvlerėzimin e doktrinave joislame, por prezantimin e pikėpamjes islame mbi fenomenin e njoftimit tė gėzueshėm. Kėtė temė e trajton edhe Kur’ani, por edhe shumė shkencėtarė islamė tė religjioneve komparative, nga herėt e deri nė ditėt aktuale. Pėr shkak tė qėndrimeve diametralisht tė kundėrta me hebraikėt dhe kristianėt nuk besojmė se sė shpejti kėto tri tradita shpirtėrore do tė takohen dhe do t’i unjėsojnė qėndrimet rreth fenomenit tė njoftimit tė gėzueshėm dhe tė mesianizmit. Nuk mendojmė se me kėtė punim do tė zgjidhet problemi. Mendojmė se me kėtė punim do tė inicojmė rast pėr biseda komparative qė traditat shpirtėrore tė shpallura nga Zoti por tė ndara nga faktorėt e jashtėm, njė ditė tė ulen dhe tė krijojnė urė pajtimi dhe mirėkuptimi ndėrmjet veti.
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė