Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-08, 04:13   #6
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Nga natyra:Disa "poezi te mijat" te sjellura nga tjeter Forum

~"Vjeshte"...!~
~~~~~~~~~~
"Si gjithe herave me shi...!
por kesaj here te shoqruan dhe lotet e mije,
Ne kete mergim te zi:(
qe na mban as vdekur, as gjalle!
E kujt ti qahemi valle?!
per merzit tona,
per dhimbjet dhe hallet e dyfishuara
Te pritura dhe te papritura dhimbje,
e kur dashur e pa dashur, duhet te behemi te fort!
Sepse jeta eshte e tille,
ajo nuk pyet ku jemi dhe ku gjindemi..?
Por ajo te godet,
dhe atehere kur se presim!
ne ditet e mira dhe ato te veshtira,
Por ne duhet qe t'kemi kurajon.
ne qdo kohe, dhe ne qdo moment,
Sepse keshtu na ka mesuar kjo jet!
edhe athere kur na godet!
Apo na lendon sa do pak,
ne duhet tu permbahemi atyre...
Me ndjeshmeri dhe prioritet njerzor/e
sepse jeta vazhdon,dhe po mbete vet!
Prandaj nga ditet qe kalova te tanishme,
Ato per mua ishin plot merzi:(!
Per mua dhe familjen time,
Per tim bir qe perpak e humba,
Por ja qe Zoti e ka fuqin me te madhe,
....Se qdo gje ne ket bot!
Dhe Ai shpetoj nga plumba,qe e goditen!
Trupin e Tij te njom, dhe te pafajshem njeri.
Mu ne vend te detyres se tij,
Duke sherbyer (SHPK) per vendin dhe popullin e Kosoves
PO ja qe Zoti eshte Ai qe e shpetoj kesaj here,
Uroj dhe luas te madhin Zot.
qe mos ti ndodhe kurr ma,
Atij dhe as ni djali te nanave shqiptare
Sepse mjaft me "lote" keto nena,
mjaft kemi perjetuar,
Lutem qe te ndalen keto krime
dhe keto pabesi qe po behen keshtu,
mbi keta djem nanave,e ne veqanti atyre te pafajshem!
Andaj,Mos lani duart me gjakun e juve,
Mos urreni dhe vrisni vellan e juve,
Mosni ju lutem mosni,mendoni se ju po vrisni dhe veten,
Mendoni qe ka Zot mbi ne.
Mendoni qe dikush ju ka krijaur,
E qe dikush ju ka lind dhe rritur me halle dhe plote munde!
neper qdo furtun dhe dhun,
qe i eshte bere vendit dhe popullit Kosoves
.......nga armiqe neper Shekuj!
E si VALLE u dashka qe sot te perjetojm raste te atilla, dhe nga dora vet..?!
Aman,q'jen keto (fantazma) qe po i beni ne syt e njerzimit..?!
Te maskuar me lekura bishe,perse valle...?!
Perse po e beni veten tuaj te (padukshem),degjinerim!
Prandaj une luta te madhin Zot.
dhe duke u mbeshtetur Atij,
qe t'me jep kurajon dhe qetsin mbrenda vetes,
Dhe mbrenda familjes,ne pergjithesi....
dhe mbrenda gjithe atyre
qe kan ndejur pran tim bir,
Pa hezitime dhe pa dallime,
duke u nisur nga Axhallaret dhe deri te
Shok&shoqe miqe dhe dashamir
Jufalemnderit ne pergjithesi...
mungesa ma e madhe per te ka qen,
Per prinderit tij,vellaut dhe motrave,
te ndodhur jasht vendit!
fatkeqsishte,
dhe jo te informuar,per rastin!
per faktin se vet Ai ska lejuar,
qe te informohemi,
Kurse Ai ka qen jasht rrezikut
edhe se i goditur me arme zjarri,
....mu ne vend te detyres se tij Polic.
me gjithe ni koleg tjeter Polic,
Dhe ni civil, qe ka qen ne prani te tyre,
Kur papritmas jen goditur,nga njerez te panjohur,
por ja qe Zoti eshte ai qe ka fuqin me te madhe,
....Se qdo gje ne Bot.
Fjala me e rendesishme qe dilte nga une,
ishte ajo,duke e Falinderuar te madhin Zot.
qe ma ka shpetuar djalin nga ma e keqja,
Dhe qe e ka kthyer ne jet.
mund te them per t'treten here,
njihere kur Zoti ma dhuroi,se dytit nga lufta,
kuptohet se kush e ka marr ate rruge,
Eshte llogarit sikur nuk ekziston,
por te bindemi se gjithqka shkon me percaktimin e Allahit,
...Atij qofshim fale.
qe Ai kur don na merr, dhe kur don na fale...
Dhe ja qe gjeja me shtrenjte per te, dhe per ne, eshte
qe ka shpetuar pa te mbetura trupore, qofte dhe mendore.
Prandaj gjithqka ka qen jasht rrezikut..
per tre (3) djem nanave shqiptare,
....nga peja e Kosoves!
Faleminderit Zot.
E di qe dhe Ti o Zot je merzitur nga keto maskara,
nga qenije pa te qenurit njerez!
nga ata/o qe nuk njofin Zotin
nga ata/o qe nuk njofin prindin,
nuk njohin vellaun as farefisin,
E qka ma e keqja, as vendlindjen!
a thua deri kur keshtu,keto pabesi
Athua deri kur keshtu per t'lenduar zemra nanash,
e aqe me shum per t'len thmit jetima,e grat te veja!
deri kur valle, kjo epidemi...?!
qeshte kjo semundje,ne kokat e kesaj qenije pa njerzore!?
a ka ilaq nga Ti o Zot..?
Mundohu qe Ti te mos t'na godasesh
Se ne jemi bere vete lajka, e njeri tjetrit,
Dhe ne ditet kur nuk kemi ta ngopim barkun buk:(!
por ja qe plumba po kemi
Per t'ia shpuar,zemren dhe barkun dikujt!
E per t'ia mbyllur deren shum kujt...
Medet ku kemi ren,medet..:(!
Tejet ne skajshmeri,
Te paqenurit njeri,
Ne vend se ti zhdukim keto dukuri ,
ne vetem shkojm e i zmadhojm,
Boll keqe dje, sot dhe ma keqe!
Dhe ne ditet kur u bem te pavarur
dhe ne ditet kur duhet te behemi me te fort
.......dhe me te bashkuar,
Ne shfrytezojm rastin e duhur e te keqes,
Per ta kthyer ne "kthetera" vendin ton,
Per t'i dhen shanc armikut,qe t'perfitoj rastin!
ne nuk jemi duke pare ma large...
Na jen mbyllur syt, para armikut,
"Dhe sot,ne Kosoven e lire...!

....Vellezer dhe motra bashkombas shqiptar, ku do qe ndodheni, jasht dhe mbrenda vendit,deshiroj qe t'me keni kuptuar drejt,si njerez e ne veqanti ju qe me lexoni....Jufalemnderit ne mirekuptim
Njiherit ju pershendes te gjithve...duke ju uruar qdo te mire ne familje dhe me gjere...E ne veqanti gjitha nanave shqiptare, qe kurr mos tu lendohen zemrat per femijet e tyre.

Per te gjithe respekt
Natyra&Hajla Rugovase

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 07-09-08 nė 04:17
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė