Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-09, 11:38   #11
Nga`Une
 
Avatari i Nga`Une
 
Anėtarėsuar: 18-02-09
Postime: 7
Nga`Une me shokė shumeNga`Une me shokė shume
Gabim Titulli: Muaji I Ramazanit

Dhjetė dhurata pėr ata qė agjėrojnė



Nuk munda tė gjej njė dhuratė mė tė mirė pėr agjėruesit sesa dhuratat e Profetit Muhamed alejhi selam.
Kėto dhurata janė hadithe praktike qė janė pėrmendur nė lidhje me sevapet dhe shpėrblimet. Kėto janė hadithe qė ēojnė nė dyert e lumturisė dhe nė rrugėt e mirėsisė nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.
O ju qė agjėroni! Mbajini mend kėto hadithe dhe zbatojini:

1. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kush thotė nė agim: “La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir” (S’ka tė adhuruar pėrveē Allahut, Njė dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdėrimi. Ai ėshtė i Plotfuqishėm mbi ēdo send), do t’i shkruhen dhjetė sevape dhe do t’i fshihen dhjetė vepra tė kėqija dhe ai do tė ngrihet dhjetė shkallė. Ai do tė jetė i mbrojtur nga shejtani deri nė mbrėmje dhe nėse e thotė kėtė nė mbrėmje, do tė ketė tė njėjtin shpėrblim deri nė mėngjes." (Ahmedi, Ebu Daudi, Ibn Maxheh - sahih).

2. Profeti salallahu alejhi ue selem gjithashtu ka thėnė: "Kush e thotė kėtė nė mbrėmje duke qenė i bindur nė tė dhe vdes po atė natė, do tė jetė nga banorėt e xhenetit, po ashtu edhe nė mėngjes: “All-llahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve vadike mestetatu eudhu bike min sherri na sanatu eb’u leke bi nimetike aleje ve eb’u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente” (O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje; Ti mė ke krijuar dhe unė jam robi Yt, do tė qėndroj besnik ndaj marrėveshjes dhe premtimit Tėnd sa tė kem mundėsi; kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga e keqja qė kam vepruar, unė jam mirėnjohės ndaj dhuntive tė Tua, i pranoj mėkatet e mia, prandaj mė fal, ngase mėkatet nuk i fal askush tjetėr pėrveē Teje). (Buhariu 7/150).

3. Sėrish, Profeti salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Kush thotė nė mėngjes dhe nė mbrėmje: “SubhanAllahi ve bihamdihi” (I Lartė qoftė Allahu, Atij tė Cilit i takon Lavdėrimi), njėqind herė, askush s’do tė vijė nė Ditėn e Kiametit me diēka mė tė vlefshme se ky, pėrveē atij qė ka thėnė sikur ky a mė tepėr." (Muslimi 4/2071).

4. "Kush thotė: 'SubhanAll-llahil Adhim ve bihamdihi', i mbillet njė pemė (hurme) nė xhenet." (Tirmidhiu 5/511, Hakimi 1/501- sahih).

5. "Kush thotė: "SubhanAll-llahi ve bihamdihi" (I Lartė qoftė Allahu dhe Atij i takon falėnderimi) njėqind herė nė ditė, i fshihen mėkatet, edhe nėse ato janė sa shkuma e detit." (Buhariu 7/168 dhe Muslimi 4/2071)

6. "Kush thotė tri herė nė mėngjes dhe nė mbrėmje: “Bismil-lahil- ledhi la jedur-ru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul- alim” (Me emrin e Allahut, pranė emrit tė tė Cilit nuk bėn dėm asgjė nė tokė e as nė qiell, Ai qė dėgjon shumė dhe di ēdo send), nuk i bėhet dėm asgjė." (Ebu Daudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibėn Maxhe dhe Ahmedi (shih sahih Ibėn Maxhe 2/332).

7. "Kush thotė kur dėgjon ezanin: “Ve ene esh-hedu en La Ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, radijtu bil-lahi Rabben ve bi Muhammedin resulin, ve bil-Islami dinen” (Edhe unė dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut Njė dhe tė Pashoq, dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Allahut, jam i kėnaqur me Allahun pėr Zot, me Muhamedin pėr Pejgamber dhe me Islamin pėr fe), tė gjitha gjynahet e tij do tė falen." (Muslimi 1/290)

8. "Kush e lexon suren Ihlas dhjetė herė, Allahu do t’i ndėrtojė atij njė shtėpi nė xhenet." (Ahmedi - sahih).

9. "Kush e lexon suren Kehf tė premten, njė dritė do tė krijohet pėr tė deri tė premten tjetėr." (Hakimi dhe Bajhakiu - sahih).

10. "Kush lexon suren Ihlas ėshtė si tė ketė lexuar njė tė tretėn e Kuranit." (Ahmedi, Nesaiu, Tirmidhiu - sahih).

Kėtė buqetė nga Muhamedi alejhi selam ua dhurojmė tė gjithė atyre qė agjėrojnė!
__________________
Krijesa mė fisnike nė tokė ėshtė njeriu. Gjėja mė fisnike qė gjendet nė tė ėshtė zemra dhe mendja e tij. Kurse, gjėja mė fisnike nė zemėr ėshtė besimi, ndėrsa nė mendje meditimi
Nga`Une Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė