Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-14, 17:39   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Ikja nga Burgu

Por,Azem Bejta ishte ai Ujku i Vjetėr, pėr tė cilin nuk kishin rėndėsi vetėm hekurat e “kafazit” qė do ta rrethonin kėtė Luan, as vendi ku ai do tė mbahej i mbyllur, por vendimtare pėr tė ishte Zotėsia e rrallė njerėzore qė ai posedonte dhe trimėria e pashembullt qė i kishte dhuruar natyra e cila i mundėsonte atij arratisjen nga kazamatet serbe, sado thellė qė mund tė ishin ato edhe nė Serbi, siē ishte Pozharevci i cili gjendet fare afėr kryeqytetit serb-Beogradit.

Ndaj,pas dy vjetėsh torturimi, Azem Bejta me dy vėllezėrit e burgosur kishin arritur ta shpėrthenin edhe burgun e sigurisė sė lartė tė Pozharevcit nė zemėr tė Serbisė,kur Azemi nė njė natė tė pranverės sė vitit 1915 pas vuajtjeve tė rėnda e tė pa durueshme, do ta tregonte edhe njė herė veten, duke befasuar rojet famėkeqe ,thyer dyert e hekurta tė burgut nė Pozharevc dhe mposhtė pushkėt e xhandarmėrisė kriminale serbe,e cila atyre do t`u vihej prapa nė ndjekje,pėrgjatė gjithė Serbisė, deri nė Kosovėn e pushtuar tė cilėn me zjarr e me hekur, atėkohė e mbanin nėn okupim.

Madje edhe pse Azem Bejta me dy vėllezėrit e tij ndodheshin nė vend tė huaj dhe tė panjohur pėr ta, me gjithė errėsirėn e natės, mbikėqyrjen e rreptė tė rojeve tė burgut, dhe kujdesit tė ngritur nė shkallėn mė tė lart tė sigurisė,destinuar me vendime tė veēanta dhe ndėr mė tė rreptat pėr mbikėqyrje tė pėrhershme dhe nė detaje tė ēdo lėvizje, sidomos tė Azem Bejtės, i cili konsiderohej dhe trajtohej si i burgosuri mė i rrezikshėm jo vetėm nė Pozharevc, por nga tė gjithė tė burgosurit e asaj kohe qė mbante tė mbyllur nė burgje- Serbia, pėrkundėr tė gjitha kėtyre masave tė veēanta , do tė arrinte qė bashkė me vėllezėrit tė arratisej edhe nga ky burg famėkeq edhe pse ndodhej gati nė fund tė Serbisė.

Ai edhe pse i burgosur, i mbajtur ditė dhe natė nėn vėzhgim, nėn masat mė tė rrepta tė trajtimit,kishte arritur qė ti dorėzonte rojet e burgut, tu merrte armėt dhe municionin e atyre qė pėr dy vite me radhė e kishin rrahur dhe torturuar barbarisht duke e mbajtur tė lidhur nė burg dhe pas disa dit udhėtimesh dhe kalimit tė qindra kilometrave kėmbė, arave tė zbuluara dhe maleve tė pa njohura tė Serbisė, tė etur e tė uritur dhe tė lodhur pėr vdekje nga ndjekjet e pareshtura dhe udhėtimi i gjatė do tė arrinin tė ktheheshin nė Kosovėn e pushtuar dhe Drenicėn e tyre tė djegur, “shėndosh e mirė”.

Ndaj,me tė arritur nė Vendlindje, Azem Bejta do tė formonte ēetat ēlirimtare ,eliminonte spiunėt- shqipfolės qė pėr ato dy vite tė mospranisė sė ēetave kryengritėse nė ato anė, pa asnjė droje pėr ndėshkim-kishin trashur bashkėpunimin me pushtuesin dhe do tė fillonte luftėn e hapur kundėr xhandarmėrisė dhe ushtrisė pushtuese serbe, duke arritur me ēetat e tij kreshnike qė tė ēlironin shumė fshatra dhe vendbanime nė Drenicė e mė tej dhe krijonin edhe njė “shtet” tė lirė tė quajtur Arbėria e Vogėl nė zemėr tė Kosovės.



Ēeta e Azem Bejtės




Ai gjatė shtegtimeve tė tij luftarake,qė para burgosjes sė tij, nga njė vend nė tjetrin-nėpėr Drenicė ,kishte njohur edhe Shotėn me tė cilėn pas arratisjes nga burgu nė vitin 1915, do tė martoheshin pa ndonjė dasmė e shpenzime, sipas kushteve tė luftės dhe vetėm me disa krisje pushkėsh tė cilat paralajmėronin bashkimin e tyre dhe tė armėve tė lirisė,kundėr armikut tė pėrbashkėt, lufta dhe pėrpjekjet heroike tė tė cilėve, nga ajo kohė deri nė vdekje mė nuk do tė pushonin.

Djegia e Shtėpisė sė Azem Galicės.

Qė nga arratisja e Azemit nga burgu i Pozharevcit, dhe krijimit tė ēetės sė tij, nga frika e konfrontimeve me kryengritėsit shqiptare, xhandarmėria serbe pėr njė kohė kishte pezulluar nė heshtje ndjekjen e luftėtarėve kombėtar. Por me tė dėgjuar pėr martesėn e Azemit dhe Shote Galicės, me shpresėn se ky ishte momenti i duhur qė t`a zinin heroin tonė nė befasi,vetėm disa ditė pas martesės,ushtar dhe xhandar serb ndėrmorėn njė ekspeditė tė ashpėr pėr kapjen e tij.

Ndaj,shtėpia e Azem Galicės, shpejt u gjet e rrethuar, kurse nė luftimet e rrepta qė do tė shpėrthenin nė befasi,u detyruan tė merrnin pjesė edhe nėna e Azemit Sherifja si dhe nusja e sapo ardhur Shote Galica, tė cilat do tė luftonin me ushtarė dhe xhandar tė Serbisė deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, kur forcat pushtuese serbe tė cilat territ tė natės i`a kishin frikėn si paralajmėrimit tė vdekjes, do tė tėrhiqeshin me bishtin ndėr vegė nga fshati Galicė.

Por nga pėrvoja e hidhur me okupatorėt e vendit, Azemi dhe bashkėluftėtarėt e tij,e dinin se me arritjen e mėngjesit, forcat pushtuese do tė ktheheshin pėrsėri nė vendin e krimit, ndaj pėr tu shpėtuar masakrave serbe, ishin shtrėnguar qė tė gjithė familjarėt, pėrfshi edhe nėnėn dhe motrėn e tij, tė largoheshin nga shtėpia.

Kėshtu qė Azem Galica, mori me vete nusen e tij Shotėn e cila do tė vishej nė rroba burrash, vente mbi kokė plisin e bardhė kombėtar dhe kapte pushkėn e lirisė pėr tė mos iu ndarė mė kurrė luftės deri nė fund tė jetės sė saj, si dhe vėllain e vogėl 14 vjeēar Ademin pėr t`iu bashkuar ēetės nė mal,kurse nėna e Azemit me tė bijėn do tė strehoheshin pėr rreth pesė vite me radhė tek farefisi,tė afėrm dhe tė njohur gjithandej Drenicės, duke kaluar nga fshati nė fshat, pasi qė kishin mbetur pa plėng as shtėpi,tė djegura dhe shkatėrruara nga forcat pushtuese serbe tė cilat qė tė nesėrmen kishin zbarkuar sėrish me pėrforcime tė reja nė Galicė,pėr tė djegur deri nė themel shtėpinė e Azemit dhe plaēkitur ēdo gjė tė mundshme me tė cilėn paramendohej mbijetesa dhe rikthimi i tyre aty.

Ndaj,Azemi, Shota dhe Ademi i ri,me tė zbardhur mėngjesi, do ta shihnin me dhembje nga malet ku ata ishin strehuar se si digjej shtėpia e tyre dhe plaēkiteshin edhe ato pak gjėra qė ata kishin pasur, nga xhandarėt dhe ushtarėt e pushtuesit serb, tė cilėt pėr t`ua pamundėsuar atyre kthimin do ti rrėnonin edhe muret e mbetura tė shtėpisė deri nė themel.

Mjerisht, Azem Bejta dhe pjesėtarėt e familjes sė tij,kurrė nuk do tė arrinin tė rehatoheshin mė aty, nga lufta nė luftė e deri nė rėnien e tyre pėr liri, pa mundur ti gėzohen mė asnjėherė si duhet vendlindjes sė tyre tė shtrenjtė dhe fshatit ku ata dikur kishin shtėpinė.



Sundimi Austro-Hungarez dhe bullgar nė Kosovė
(1915-1918)


Nė vitin 1916, forcat pushtuese serbosllave do tė thyheshin me turp dhe kapitullonin pa asnjė kusht para ushtrisė Austro-Hungareze, e cila do ti pėrzinte ato nga Kosova dhe trojet e pushtuara shqiptare. Por edhe pas ardhjes sė austro-hungarezėve, njė pjesė e tokave tona do tė pushtohej nga ushtria bullgare, kurse pjesa tjetėr nga Austro-Hungaria,me ē`rast Kosova do tė ndahej nė dy pjesė dhe sundohej prapė nga dy regjime tė huaja.
Nė ato troje qė do tė binin nėn sundimin austro-hungarezė, shqiptarėt do gėzonin shumicėn e tė drejtave tė tyre kombėtare,ku do tė hapeshin edhe shkollat nė gjuhėn shqipe dhe vendosej administrata vendore nė to, tė cilat gjatė pushtimit serbo-malazez qė nga viti 1912 deri mė 1915, tė gjitha ishin tė ndaluara.
Kurse pjesa e trojeve shqiptare tė mbetura nėn sundimin bullgar nuk i kishin kėto tė drejta, pėr ē`shkak, jo rrallė do tė konfrontohej, Azem Bejta dhe Shaban Polluzha me kėta pushtues.

Megjithėse edhe Austro-Hungaria do tė pėrpiqej pėr ē`armatosjen e ēetave shqiptare, Azem Bejta, gjatė asaj kohe, problemet kryesore do t`i kishte me pushtuesit bullgar, i cili nė pranverėn e vitit 1917,edhe pse gjendej vetėm me Shotėn dhe vėllain 16-17 vjeēar Ademin,do tė zhvillonin luftime tė rrepta me xhandarmėrinė pushtuese bullgare nė fshatin Obri tė Drenicės,ku do tė vriteshin disa bullgar, por do plagosej edhe Azemi si dhe vėllai i tij i vogėl,Ademi.


Bashkimi i ēetave kryengritėse tė Drenicės



Gjendja e vėshtirė e shqiptarėve nėn pushtimin bullgar dhe qėndrimet e xhandarmėrisė Austro-Hungareze pėr ēarmatosjen me ēdo kusht tė kryengritėsve tė cilėt nuk pranonin ti dorėzonin armėt, detyruan Azem Bejtėn qė nė vitin 1917, tė takohej nė malet e Radishevės me udhėheqėsin e ēetave tė Drenicės veriore Shaqir Smakėn me tė cilin do tė arrinin ujdinė pėr bashkimin e ēetave tė tyre.

Por,pas pak kohėsh ata do tė rrethoheshin nga xhandarmėria austro-hungareze,me ē`rast do tė vritej Shaqir Smaka, ndaj, Azem Bejta edhe pse i ri dhe vetėm nė moshėn 28 vjeēare, do tė emėrohej udhėheqės i ēetave ēlirimtare.


Ngritja e Flamurit Kombėtar nė Pejė

Duke parė lėvizjet ushtarake dhe politike qė zhvilloheshin nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botėrore,kur tanimė ishte e sigurt se Austro-Hungaria po humbiste luftėn dhe ushtria e saj pritej tė tėrhiqej nga trojet tona,komanda ēetnike e qeverisė sė Serbisė qė nė vjeshtėn e vitit 1917, sė pari nė Sanxhak e mė vonė nė pranverėn e vitit 1918 do ta dėrgonte edhe nė brendėsi tė Kosovės, deri nė Dukagjin e Pejė,udhėheqėsin ēetnik Kosta Millovanoviqin-”Peēancin” me qėllim tė pėrgatitjes sė terrenit pėr ripushtimin e Kosovės nga Serbia.

Ndaj si i lindur nė Deēan,Kosta Millovanoviq, fillimisht do tė deklarohej me djallėzi dhe rrejshėm se gjoja kishte ardhur qė tė arrinte njė marrėveshje me fqinjėt shqiptar me tė cilėt ishte “rritur” dhe Azem Bejtėn e ēetėn e tij,pėr luftė tė pėrbashkėt kundėr forcave austro-hungareze dhe bullgare,duke shpėrndarė premtime boshe,se kinse edhe pas ēlirimit tė Kosovės nga Austro-Hungaria dhe ushtria pushtuese bullgare, Serbia nuk do ta sulmonte, por pėrkundrazi ,ajo do ta pranonte mėvetėsinė e saj dhe t`u njihte shqiptarėve pavarėsinė ?!…..

Mirėpo, qysh nga gjysma e tetorit tė vitit 1918, sapo luftėtarėt e ēetės sė Azem Bejtės, nė mes tė Pejės dhe Runikut do tė zinin rreth 1000 ushtar Austro-Hungarez -rob, ēlironin Pejėn me rrethinė dhe ngritnin Flamurin Kombėtar Shqiptar nė Bashkinė e Pejės ,ku Azem Galica dhe luftėtarėt e tij do tė brohoriteshin dhe pėrshėndeteshin nė mėnyrė frenetike nga shumė banorė tė Pejės me rrethinė, menjėherė do tė ndryshonte edhe qėndrimi i kėtij ēetniku mashtrues.

Azem Bejta nga fundi i tetorit tė vitit 1918, tė 1000 ushtarėt e zėnė Austro-Hungarez, do ti pėrcillte pėr nė Mitrovicė,ku kishin arritur forcat franceze , pėr t`ua dorėzuar atyre robėrit e luftės.
Ndaj, sipas shėnimeve tė dr. Mehmet Rukiqit, gjenerali francezė Bashle si udhėheqės i atyre forcave, pėrveē pėrshėndetjes drejtuar shqiptarėve, dhe mirėnjohjes ndaj luftėtarėve kryengritės pėr trimėri, ai Azem Bejtėn do ta nderonte edhe me njė shpat-lufte, si falėnderim pėr heroizmat e tij.

Por, fatkeqėsisht gėzimi e hareja si dhe kėngėt e vallja kombėtare,qė pas disa vitesh prapė zhvilloheshin nė liri nė trojet tona tė rėnduara me shumė pushtime edhe kėsaj radhe, siē u kishte ndodhė shpesh herė – shqiptarėve tė pa fat,nuk do tė zgjasnin shumė, pasi qė forcat franceze u bėnė shqiptarėve edhe njė tradhti tė madhe, kur pas hapjes sė rrugės nga ushtria e tyre, prapa saj vinte -”bisht” e ngjitur, si hija e zezė e vdekjes ushtria serbe me bajonetat e saj tė mprehta pėr vazhdimin e masakrimit tė shqiptarėve dhe ripushtimin e Kosovės edhe njė herė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė