Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-04, 23:05   #4
ShEjToNkA
______________
 
Avatari i ShEjToNkA
 
Anėtarėsuar: 11-07-04
Vendndodhja: Nė Zemėr tė...??!!!
Postime: 20,025
ShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėmShEjToNkA i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kėnga Ėshtė Himn Pėr Kryengritje


Tė gjithė thonė se, para pushkės, nė duar tė shotės zuri vend ēiftelia. Pėr shumė vjet kėnga e ēiftelia u bėnė shoqe tė pandara, qė ngjallėn te ajo dhe te ata qė e rrethonin shpirtin e kryengritjes: Shpesh, mbrėmjeve nėpėr oda, sidomos kur rrinin pas darke burrat e Radishevės, Shota merrte ēiftelinė, kėtė vegėl qė tė jep hije burrėrore. Kushedi sa vėshtrime pleqsh me rrudha nė fytyrė dhe djem me faqe tė kuqe si gjaku ngulnin shikimin mbi tė. Miqtė, tė shtangur nga kėnaqėsia, afroheshin pranė. Vegla dridhej fort nė duart e vashės se re. Gishtat e saj rrėshqisnin mbi telat. Sytė i ndizeshin flakė, vėrente mendueshėm ata qė kishte pranė dhe dalngadalė e me zė tė hollė dhe tėrheqės ia niste kėngės:

Kadri Bajri n’kambė ish ēue;
-Shpejt dy djem n’Pejė m’i ēue
Karadaki m’ka rrethue,
n’shpellė tė’ i guri jam ngujue.
Tokėn teme knjazit nu’ ja lėshoj.
Tokėn e babės s’mujm me e lshue.
Q’ashtu Plava letėr ka shkrue
Krejt Kosovės ja ka ēue:
- Oj Kosovė, ti kjofsh bekue!
A po vjen tim e m’nimue,
a po m’duhet me u farue?
Kur nė Kosovė fjala ka shkue,
I madh e i vogėl tanė janė ēue,
Dčsh’ e dath’ qysh janė qillue,
tanė kah Plava kanė tfillue;
Ē’janė kto gjamė j*o po i bjen era?
- Po liftojnė Rugova e Peja,
Na u ka rrasė serbi tu dera!
Dem Isufi trim si fjera,
Bje n’Nokshiq i nxjerr tri krena,
Si sokol po i nimon Rexha.
Rexhė Avdia, zogu i atit,
fyt pėr fyt me djelt e Markit.
Djelt e Markit po bajnė be:
- Me ksi trimash kurr’ s’jem pre!


Kjo ėshtė kėnga e pėrleshjeve tė ashpra qė u zhvilluan nė vitet 1879-1880 pėr mbrojtjen e Plavės e Gucisė.Atėherė princ Nikolla i Malit tė Zi nisi kundėr tokave shqiptare 12 mijė malazezė, tė udhėhequr nga vojvoda Mark Milani. Atdheu ishte nė rrezik. Kushtrim dhanė grykat e shpatet. Njėra mbas tjetrės viset shqiptare iu pėrgjigjen kushtrimit. Me mijėra vullnetarė nga krahinat e Kosovės dhe tė Shkodrės u shkuan nė ndihmė forcave vendase tė Plavės, tė Gucisė dhe tė Rugovės, tė cilat i vunė gjoksin armikut si mburojė e atdheut nė Veri. Nė kėtė betejė luftuan edhe gratė. Tė 12 mijė malazezėt u detyruan tė sprapseshin pėrballė qėndresės vigane tė 8 mijė shqiptatrėve, duke lėnė mijėra tė vrarė e tė plagosur. Jo pak, por me qindra kufoma tė kalbėzuara tė ushtarėve armiq mbeten nėpėr shtratin dhe brigjet e Limit, prej Plave deri nė thellėsi tė Bosnjės. Kėshtu trimėria shqiptare ēuditi botėn, ndėrsa Evropa dhe fuqitė e mėdha u detyruan tė ndėrronin vendimet e tyre imperialiste.
Nga goja e Shotės rridhnin kėngė tė popullit, vargje pushke, vargje historie tė jetuara e tė shprehura po nga ai popull qė luftoi e kėndoi pa druajtje. Shota kėndonte, ēiftelia tingėllonte. Vetullat e saj herė uleshin, herė ngriheshin pėrmbi sy. Thua nuk ishte ēikė e re, po kėngėtarė i moēėm, qė vetė ishte rropatur ndėr kėto luftėra, ndėr gryka e male tė pėrgjakura.
Dridheshin telat e ēiftelisė, lėviznin gishtat e kėngėtarės sė vogėl, pėrdridheshin tingujt e saj nėpėr odėn kosovare, jehonte zėri i ēikės duke u pėrzier me shpėrthimin e urrejtjes. Thua nuk kėndonte, por shtinte sa pėr dy-tri pushkė. Kėshtu shfrente dufin ajo me kėngė trimėrore shfrenin edhe ata qė e dėgjonin. Dhe secili e ndiente veten OSO KUKA. Burra viganė me sy tė ngrirė qėndronin pėrreth saj. Ē’pamje e urtė e njerėzore! Zėri i njė ēike pėrhapte lavdinė e burrėrisė dhe prekte zemrėn e kujtdo. Djemtė i pėrshpėritnin ngadalė njėri-tjetrit: “Kur i bie ēiftelisė, asht si njė bilbil qė kėndon. Lum kush ka me gėzue miqėsinė e dashurinė e saj!” Dhe kur kėnga mbaronte, tė gjithė i thoshin: “Tė lumtė goja e kėndofsh gjithmonė, o Shotė!” Ajo, me zė e kokė tė ulur pėrgjigjej: “Me gjithė ju, o vllazni!”


Vajzat Shqiptare i Duan Trimat


Kėshtu Shota kėndonte historinė e popullit tė vet. Ajo i kėndonte trimėrisė, atdhedashurisė, nderit dhe besės, virtyte tė larta kėto tė ruajtura brez mbas brezi.
Pėrmes kėngėve tė saj hidhnin valle herojntė e dėshmorėt e Shqipėrisė. Pėrmes tingujve tė ēiftelisė ndihej vikama e Kosovės. Midis tyre qė e dėgjonin Shotėn ndodhej herė-herė edhe Azemi i ri. (Azemi shkonte shpesh nė shtėpinė e Shotės.Prindėrit e tyre ishin miq dhe shokė tė ngushtė). Ai nuk i shkėpuste sytė prej saj. Shpesh edhe ajo lėshonte sytė nga Azemi. Mirė thonė: “ Jeta e njeriut asht si stinat e vjetit”. Secila stinė dhe ēdo periudhė ka ngjyrėn e vet. Rinia dhe pranvera ngjasin. Pranvera ėshtė vasha e natyrės. Atėherė bashkė me lulet, shpėrthen edhe dashuria dhe jeta merr shkėlqim.

Azemi e Shota ishin nė pranverė tė jetės, tė gjallė e plot ndjenja. Prandaj, kur nė odė ishte edhe Azemi, Shota e zgjaste edhe mė shumė kėngėn. Ajo kėndonte dhe ndjente shikimet e djaloshit qė binin mbi tė. Azemi e shikonte dhe e lexonte zemrėn e saj. Ai e kuptonte se ajo e donte, se, bashkė me telat e ēiftelisė, dridheshin edhe ndjesitė e flakta tė vashės.
Kjo qe edhe dashuria e parė, marrėveshja qė bėnė vetėm zemrat e tyre. Por, erdhi njė kohė dhe ata nuk mundėn ta shihnin njėri-tjetrin disa muaj. Shumė net Azemi i kaloi pa gjumė. Shumė agime priti pa mbyllur sy edhe Shota.
Nė pranverė tė vitit 1912 Azemi shkoi pėrseri nė Radishevė. Gati gjithēka ndryshoi rreth Shotės. Ajo ndjeu njė gėzim tė veēantė e tha me vete: “Sa mirė qė erdhi! A thue ka ardhė me mė pa mue?”. Tė gjithė e kuptuan se ajo e kishte pritur atė. Azemi, ashtu siē ishte, i buzėqeshur, i gėzueshėm dhe mjaft i pashėm, i kishte dhuruar asaj dashurinė.
Njė ditė, duke ndenjur nė odė, ai gjeti rastin t’i shfaqej Shotės me kėto fjalė: “Shotė, ke njė hijeshi nė tė sjellun, ambėlsi nė tė kėnduem dhe bukuri nė pamje, sa them se lule ma tė bukur as diell s’ka pa mbi tokė! Pra, nuk kam ma forcė me tė ba ballė”. Shota u skuq tepėr, vuri duart mbi faqe dhe, pa mundur tė dėgjonte deri nė fund fjalėt e Azemit, hapi derėn e u largua me vrap, pa ditur nga po shkonte. Pasi hyri nė dhomėn e saj, filloi tė pėrshpėriste me vete: “ Sa i guximshėm qė asht! Si mujti me mė thanė gjithė ato fjalė? E unė , e shkreta, u tmerrova. Ē’frikacake qė jam! A thue gjithkujt i ndodhė kjo? Nji fjalė nuk mujta me ia thanė. Ah, sikur pėr njė ēast tė kisha guximin e tij, sa t’i thosha ato fjalė, qė sa herė nė vete i kam thanė,, se edhe vetė jam e tij, se e due”. Lotėt e mbuluan dhe zėri nuk i dilte. Mandej filloi tė mendonte. “ Nuk duhet me u dėshprue, ka njerėz tė mirė, do tė mė ndihmojnė”. Shumė djem kishin adhuruar bukurinė e Shotės, por asnjė nuk kishte marrė guximin ta kėrkonte. Kėtė guxim e mori mė trimi e mė i guximshmi, Azem Galica. Nuk kaluan as dy-tri javė dhe ai kėrkoi vajzėn. Ishte muaji prill 1912. I ati dhe e ėma e shotės e pritėn me kėnaqėsi kėrkesėn. Njė gėzim tė patregueshėm ndjeu Shota. Por ja,erdhėn ditėt e para tė muajit maj. Ėshtė koha kur bora shkrin nė maja e, nė fusha, kundėrmojnė lulet, ėshtė muaji mė i bukur i vitit, ėshtė muaji i luftėrave, burrat lanė parmendėn e morėn pushkėn. Maji i vitit 1912 ishte muaji i kryengitjes sė pėrgjakshme shqiptare, e cila, sikundėr dihet, pati pėr djep tė saj Kosovėn. Ajo ndėrpreu dhe e la tė papėrfunduar marrėveshjen e tė dy familjeve.
__________________
Korrektėsia ėshtė gjėja mė hyjnore nė shpirtin e njeriut!
ShEjToNkA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė