Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-11, 09:40   #32
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

2. BESIM RAMA, JAKUP NURA, RAFET RAMA, SAMI LUSHTAKU,

Mė datėn 22.V.1993 i pandehuri Besim Rama, pas marrėveshjes pėr kryerjen e aksionit terrorist i ka dhėnė pushkėn automatike nr. 70- AB me numėr 590106, kal. 7,62 mm. X39 dhe 30 plumba, tė pandehurit Rafet Rama, i cili sė bashku me tė pandehurit Jakup Nurėn, Sami Lushtakun, Iljaz Kadriun dhe Fadil Kadriun, tė cilėt po ashtu kanė qenė tė armatosur me pushkė automatike, ka caktuar pritė nė afėrsi tė rrugės nė kalimin hekurudhor nė hyrje tė Gllogovcit, nga ku rreth orės 22.40 minuta kanė hapur zjarr me rafal nė milicionerėt e ndėrrimit tė tretė tė MPB-sė tė Gllogovcit, tė cilėt kanė qenė nė automjetin motorik zyrtar tė markės “Ivekokombi“ me regjistrim M-615-155, me ē’rast nga lėndimet e marra nga plumbat e shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e policėve Zvonko Jevtiq dhe Nebojsha Gjorgjeviq, kurse lėndime tė rėnda trupore kanė marrė policėt Zoran Iliq dhe Sinisha Milosavleviq, kurse lėndime tė lehta trupore kanė marrė policėt Bojan Mladenoviq, Miroljub Milenkoviq dhe Predrag Perishiq, ndėrsa policėt Safet Gashi dhe Sinan Stefanoviq nuk kanė pėsuar lėndime. Tė akuzuarit pastaj janė larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanė shkuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa tė pandehurit
Rafet Rama dhe Jakup Nura kanė shkuar nė shtėpinė e tė pandehurve Jakup dhe Avni Nura nė fshatin Prellovc, ku i pandehuri Avniu i armatosur me revolver ka bėrė roje para shtėpisė, derisa kanė pushuar tė pandehurit RafetRama dhe Jakup Nura, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 tė LPJ, tė ndėshkuar sipas nenit 139, al. 2 lidhur me al. 1 tė LPJ.

3. BESIM RAMA, SAHIT JASHARI, ALI JONUZI DHE IDRIZ ASLLANI

Mė datėn 11. II.1996 - sipas marrėveshjes paraprake i pandehuri Besimi, i armatosur me pushkė automatike tė pėrshkruar mė lart dhe me thikė, si dhe i pandehuri Sahit Jashari i armatosur me pushkė automatike, revolver dhe bomba dore, janė takuar nė hyrje tė Vuēitėrnės me tė pandehurit Ali Jonuzi dhe Idriz Asllani, tė cilėt nė marrėveshje tė shkurtėr janė njohur me vendin dhe kohėn e kryerjes sė aksionit dhe i kanė dėrguar ata deri te QSHM nė Vuēitėrnė, ku i pandehuri Sahiti, rreth orės 21.15 min. nė dhomėn e fjetjes numėr 4, nė tė cilėn ka qenė Seka Kriēkoviq, Nikolla Kovėrlia, Voja Kovėrlia, Jovanka Kovėrlia dhe Stojan Kovėrlia, refugjatė nga RSK, kanė aktivizuar dhe kanė hedhur pėrmes dritares 2 bomba dore tė prodhimit kinez ngjyrė tė gjelbėr, tė cilat nuk kanė eksploduar, sulm ky i cili ėshtė kryer nė mėnyrė kohore i koordinuar me sulmet e grupeve tė tjera terroriste nė tė njėjtėn ditė nė Suharekė, Podujevė, Prishtinė, Mitrovicė dhe Pejė, nė objektet nė tė cilat kanė qenė tė vendosur 284 refugjatė nga RSK, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 tė LPJ.

4. BESIM RAMA, ADEM JASHARI., SAHIT JASHARI, NUREDIN LUSHTAKU, FADIL KADRIU DHE ZENUN KADRIU

Me datėn 22. IV.1996, nė Mitrovicė, nė vijėn magjistrale Prishtinė Rozhajė, i pandehuri Besim i armatosur me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Ademi me pushkė automatike, revolver dhe bomba, i pandehuri Sahiti me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Nuredini me pushkė automatike dhe revolver, i pandehuri Fadili me pushkė automatike dhe revolver dhe i pandehuri Zenuni, me pushkė automatike, kanė vendosur pritėn afėr rrugės dhe rreth orės 21.20 min. i pandehuri Nuredini, me pushkė automatike, i pandehuri Zenuni me revolver tė cilin mė parė ia ka dhėnė i pandehuri Adem, kanė hapur zjarr nė automjetin zyrtar tė MPB-sė tė markės “Jugo-skala 55“, me regjistrim M-617-917, i cili nė atė kohė ka kaluar aty pari dhe nė tė cilin kanė qenė 4 persona, me ē’rast nga lėndimet e marra nga plumbat e shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e Dragana Neshiqit, kurse lėndime tė lehta trupore ka marrė polici Sllobodan Dudiq, ndėrsa Dragan Borisavleviq dhe Dragana Lugoniq, persona duke u dėrguar nė vuajtje tė dėnimit, nuk kanė pėsuar asnjė lėndim. Tė pandehurit e tjerė pėr shkak tė kalimit tė shpejtė tė automjetit nuk kanė pasur sukses qė tė shtijnė nė tė njėjtin automjet. Edhe ky sulm ėshtė kryer nė kohė tė koordinuar me sulmet e grupeve tė tjera terroriste nė tė njėjtėn ditė ndaj pjesėtarėve tė MPB-sė dhe qytetarėve serbė nė Deēan, Pejė dhe Shtime, me ē’rast kanė humbur jetėn 4 persona, ndėrsa 3 janė plagosur. Me kėtė nė bashkėpunim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ tė ndėshkuar sipas nenit 139 al. 2 lidhur me al. 1 tė LPJ.

5. BESIM RAMA, ADEM JASHARI, FADIL KADRIU, NUREDIN LUSHTAKU DHE REXHEP SEJDIU

Me datėn 17.Vl.1996, nė rrugėn magjistrale Mitrovicė Pejė, nė afėrsi tė JKJ “Vodovod“ nė lagjen Shipol tė Mitrovicės, tė pandehurit Besimi, Fadili, Nuredini dhe Rexhepi, tė armatosur me pushkė automatike, ndėrsa i pandehuri Ademi me snajper, kanė vėnė pritėn afėr rrugės, sė pari tė gjithė sė bashku, e pastaj janė ndarė nė dy grupe, ashtu qė tė pandehurit Besimi dhe Ademi janė larguar nga 3 tė tjerėt dhe kanė caktuar grupin e pritės, ndėrkaq i pandehuri Besimi, me pushkė automatike tė pėrshkruar mė lart, dhe i pandehuri Ademi, me snajper tė kal. 7,9 mm kanė hapur zjarr nė automjetin zyrtar tė MPB-sė, tė markės “Zastava 101“ me regjistrim M-618-422, nė tė cilin automjet kanė qenė dy policė, me ē’rast nga lėndimet e marra prej plumbave tė shkrepur ėshtė shkaktuar vdekja e policit Predrag Gjorgjeviq, ndėrkaq polici Vukojiēiq ka marrė lėndime tė rėnda trupore. Pastaj, tė pesė tė pandehurit e tjerė janė larguar nga vendi i ngjarjes, sulm ky i cili ėshtė kryer nė kohė tė koordinuar me sulme tė tjera tė grupeve nė tė njėjtėn ditė ndaj pjesėtarėve dhe objekteve tė MPB nė Lluzhan dhe njė natė mė parė nė Podujevė, nė tė cilat sulme njė person ėshtė lėnduar, me kėtė nė bashkėveprim kanė kryer veprėn penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ, tė ndėshkuar sipas nenit 139 al.2 lidhur me al.1 tė LPJ,

ARSYETIM
MPB-ja, Sekretariati nė Prishtinė, ka ushtruar fletėdėnoncim penal numėr 2194/96, datė 2.X.1996 kundėr Besim Ramės nga Prekazi i Epėrm dhe Avni Nurės nga Prellovci, pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kanė kryer shumė veprajanė sjell me fletėdėnoncim te gjyqtari hetues.
Gjyqtari hetues personat e dyshimtė i dėgjoi nė rrethanat e fletėdėnoncimit penal e pastaj procesverbalet e marrjes nė pyetje tė tyre dhe shkresat e tjera tė pėrmendura ia ka dėrguar Prokurorisė Publike tė Qarkut pėr shqyrtim tė mėtutjeshėm tė tyre nė bazė tė nenit 193 al.4 tė LPJ. Prokuroria ėshtė njoftuar se kundėr personave tė pėrmendur ėshtė caktuar paraburgimi. Prokuroria Publike e Qarkut me datėn 4. X. 1996 ka ushtruar kėrkesė pėr zbatimin e hetimeve numėr 139/96, kundėr Besim Ramės e tė tjerėve pėr shkak tė dyshimit tė bazuar se kanė kryer shumė vepra penale tė terrorizmit nga neni 125 i LPJ. Gjyqtari hetues, pėrveē dėgjimit tė Besim Ramės dhe Avni Nurės, tash pėr tash nuk mund t’i marrė nė pyetje edhe tė pandehurit Adem Jasharin, Jakup Nurėn, Fadil Kadriun, Nuredin Lushtakun, Sabit Jasharin, Rafet Ramėn, Sami Lushtakun, Iljaz Kadriun, Rexhep Selimin, Hashim Thaēin, Zenun Kadriun, Ali Jonuzin dhe Idriz Asllanin, sepse gjenden nė arrati.

Nga pėrmbajtja e fletėdenoncimit penal, shkresa tė tjera tė bashkangjitura me fletėdėnoncim dhe nga mbrojtja e tė pandehurit tė parė dhe tė dytė, lind dyshimi i bazuar se tė pandehurit i kanė kryer veprat penale tė cilat u vihen nė barrė. Prandaj gjyqtari hetues gjeti se kėrkesa e PPQ pėr zbatimin e hetimeve ėshtė e bazuar, pėr grumbullimin e provave me qėllim tė dėgjimit tė kėsaj ēėshtjeje konkrete juridiko-penale nė bazė tė neneve 157 dhe 159 al. 1 dhe 2. tė LPJ, sepse ekziston rreziku nga shtyrja e lėndės. penale tė terrorizmit nga neni 125 LPJ.
GJYKATA E QARKUT NĖ PRISHTINĖ, DATĖ 4.X.1996 GJYQTARI HETUES DANICA MARKOVIQ
KĖSHILLĖ JURIDIKE:
Kundėr kėtij aktvendimi lejohet e drejta e ankesės nė afat prej 3 ditėsh nga dita e pranimit tė tij, kolegjit penal tė kėsaj gjykate“.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė