Tema: Facebook
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-04-13, 17:19   #72
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Facebook

“Facebook” tė bėn tė palumtur



Facebook, rrjeti shoqėror mė popullor me mbi njė miliardė pėrdorues nė tė gjithė botėn ka ndihmuar shumė persona tė mbajnė komunikim tė vazhdueshėm me miq e familjarė, tė krijojnė miqėsi tė reja dhe lehtėsinė pėr tė shprehur veten dhe pėr tė marrė informacion.

I kthyer ne fenomen, “Facebook” ka nxitur shume studiues te thellojne kerkimet e tyre per efektet pozitive qe rrjeti sjell ne jeten tone. Por, krahas tyre ka dhe disavantazhe, si pėrshembull lehtėsia e keqkuptimeve.

Nė krah tė eksperiencės sė pėrditshme dalin edhe studimet tė shumta qė theksojnė anėt e dėmshme tė ndikimit tė ”Facebook”-ut ne jeten tone.

Sipas nje studim i Universitetit te Utah Valley nė Orem, ky rrjet social frenon ndjenjen e lumturise dhe rrit deshiren per te flirtuar.

Ndėrkohė administratoret e divorci-online.com kanė zbuluar se shumica e njerėzve suprizohen duke gjetur gjėra pėr partnerėt nė “Facebook” dhe sipas tyre, ky eshte nder faktorėt kryesore pėr prishjen e martesave prej rrjetit social.

Vitet e fundit, nje perqindje e larte e kėrkesave pėr divorc kanė pasur si "reference" dhe shkaktar “Facebook”-un.

Emėruesi i pėrbashkėt i kėtyre personave sipas partnereve ėshtė komunikimi papershtatshem nėpėrmjet “chatit” me personat e gabuar.

Te gjithe e kane te veshtire te pranojne se dikush eshte duke komplimentuar te dashurin apo te dashuren. Kjo gje shkakton xhelozi dhe nuk e ndihmon aspak marrdhenien.

Njė “like” zbulon gjithēka

Sa here shtypni butonin ‘like’ ne “Facebook”, aq me shume tregoni per veten tuaj.

Nga linqet e postuara dhe pelqimet, pakuptuar ju zbuloni sekretet personale mbi pikepamjet fetare, politike dhe prirjet seksuale- ky eshte perfundimi i nje studimi te fundit i cili ka ngritur shume shqetesime mbi privatesine.

Sipas aktivistėve te privatėsisė rezultatet e studimit janė njė “sirenė alarmi” pėr pėrdoruesit.

Ky studim i Akademise Kombėtare te Shkencave ne SHBA ka ekzaminuar 58.000 vullnetarė pėrdorues tė “Facebook” nė SHBA. Rezultatet ishin surprizuese edhe per vete kerkuesit.

Vullnetaret ofruan krahas aktivitetit tė tyre nė “Facebook” dhe informacion demografik, edhe rezultatet e testeve psikometrike tė dizajnuara pėr tė zbuluar tiparet e personalitetit.

Pėlqimet e shėnjuara nė “Facebook” u futėn nė algoritme dhe u krahasuan me informacionet e mbledhura nga testet e personalitetit.

Algoritmet rezultuan 88 pėr qind tė sakta pėr pėrcaktimin e seksualitetit mashkullor, 95 pėr qind tė sakta pėr tė dalluar afro-amerikanėt nga kaukazo-amerikanėt dhe 85 pėr qind pėr tė dalluar mbėshtetėsit e republikanėve nga ata tė demokratėve.

Kristianėt dhe myslimanėt u klasifikuan nė mėnyrė korrekte nė 82 pėr qind tė rasteve, ndėrsa statusi civil dhe abuzimi me drogėn u identifikuan me saktėsi mes 65 dhe 73 pėr qind.

Algoritmet mblodhėn njė sasi tė stėrmadhe pėlqimesh mbi muzikėn apo spektaklet televizive pėr tė krijuar profilet e personalitetit. Preferencat e muzikės dhe emisioneve televizive ishin mė demaskuese nga sa mund tė keni imagjinuar.

Studimi kishte si qellim te parashikonte edhe koeficientein e inteligjences te perdoruesit

Ēdokush i trajnuar ne analizen e te dhenave mund te jete ne gjendje te perpunoje nje informacion te tille madje edhe ne rastet kur perdoruesit nuk e kane klasifikuar ne menyre te qarte.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė