Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:38   #1
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pershendetje te nderuar miqe!
Prostimi ne vijim paraqet nje punim te nje profesori gjerman te drejtes internationale dhe drejtes internacionale private. Daton nga viti 1998, pra pak i vjeter, mirepo prap se prap mjaft i pasur ne informacione mbi te drejten nderkombetare, e cila ketu shtjellohet ne prizmen $e temes shekullore shqiptare: Pavaresine e Kosoves.

Ne fund te atikullit gjindet nje link qe shpien tek nje faqe me punime ne gjuhen angleze te juristeve nerkombetare mbi dilemen e pavaresise se Kosoves. Keshtu qe pak si shume per te lexuar, mirepo si motivim plotesues po them se ai qe e lexon ne teresi, ate ta quajme doctor honoris causa dardaniae.


Pėrmbajtja:

0. Pasthėnie pas njė viti
I. Pėrshkrimi i Situatės: 1. Disa Fakte
2. Prapaskena ideologjike

II. Vlerėsim 1. Tė drejta historike
2. E drejta pėr vetėvendosje
2.1 Krijimi dhe mbajtja e pushtetit serb nė kundėrshtim me tė drejtėn pėr vetėvendosje
2.2 Shfrytėzimi i tė drejtės pėr vetėvendosje 1974-1980?
2.3 Dekolonializimi
3. Kushtet paraprake - tradicionale pėr ekzistencėn e njė shteti tė pavarur
4. A ėshtė kjo luftė e detyrueshme sipas tė drejtės ndėrkombėtare?
5. Jugosllavia e mbetur - pasardhėse e dyshimtė ligjore
6. Karta e Parisit. Guidelines on the Recognition of New States
7. Mbrojtja kundėr gjenocidit dhe shkelja e Konventės tė Gjenevės
8. Detyrimi pėr ndihmė
9. Pėrmbledhje

III. Ēfarė duhet bėrė? 1. Pasojat e pavarėsisė 1.1 Detyrimi pėr njohje
1.2 Detyrimi pėr ndihmė
2. Ndalesa e pengimit tė luftės ēlirimtare
3. Masa ligjore ndėshkimore
0. Pasthėnie pas njė viti

Kėtė artikull pėr pavarėsinė e Kosovės e kam shkruar para njė viti. Thelbi i argumentit tim ishte se para luftės nė Kosovė kishte dy shtete: Republika e Kosovės dhe shteti serbojugosllav. Republika e Kosovės ishte e bazuar nė zgjedhje demokratike, tė cilat kishin lindur njė kuvend, njė kryetar, njė qeveri qėndrore dhe qeveri komunale. Mbėshtetur nė vullnetin e popullit, pėr tė mirėn e popullit, ky shtet e qeveriste vendin sa mė mirė nė rrethana shumė tė vėshtira, organizonte edukimin, sistemin shėndetėsor, ndihmėn sociale, etj. Shteti serbojugosllav punonte kundėr vullnetit dhe jo pėr tė mirėn e popullit; mbėshtetur nė terror, jo vetėm plaēkiste dhe vriste por edhe e bėnte dėbimin e popullatės sė vet nga toka e saj dhe ushtronte gjenocid. Me tė vėrtetė s'ishte mė njė shtet, ishte njė organizatė mafioze, njė "shtet i dėshtuar" (failed state) sipas tė drejtės ndėrkombetare. Nė njė "shtet" tė dėshtuar njė shtet i ri legjitimohet prej vullnetit tė popullit. Kėshtu, nė Kosovė i vetmi shtet legjitim ishte Republika e Kosovės. Shteti serbojugosllav s'ishte asgjė tjetėr veēse njė bandė kriminelėsh.
Tani bashkėsia ndėrkombėtare e ka dėbuar kėtė bandė. A ėshtė Republika e Kosovės tani duke e udhėhequr popullin kosovar nė njė tė ardhme demokratike e tė lumtur?
Jo!
Republika e Kosovės nuk duket mė. Ose mė saktė, shfaqet krejtėsisht e ndryshme. Doli njė "qeveri e pėrkohshme" pa asnjė bazė demokratike, pa asnjė bazė tjetėr (pretendon njė marrėveshje nė Rambuje, por e vetmja palė me legjitimitet demokratik nė kėtė marrėveshje, LDK-ja, nuk merr pjesė nė kėtė "qeveri"; pėrveē kėsaj, Rambujeja siē dihet dėshtoi), pa asnjė bazė tjetėr pėrveē frikės, terrorit. Quhet edhe qeveria e UĒK-sė, megjithėse me sa duket kjo UĒK nuk ėshtė UĒKja e Llapit ose e Dukagjinit, d.m.th. nuk ėshtė njė nga pjesėt e UĒK-sė, tė cilat kanė luftuar me sukses kundėr serbėve, por ėshtė UĒKja e "policisė ushtarake". "Ministri i Punėve tė Brendshme" i "qeverisė sė pėrkohshme" u ka dhėnė anėtarėve tė kėsaj "policie" letėrnjoftime sipas tė cilave kanė tė drejtėn "tė mbajnė armė, tė arrestojnė njerėz, tė hyjnė nė shtėpi private, tė konfiskojnė mallra". Bash si djemtė e Frenkit. Nė Prizren, ushtarė gjermanė kanė gjetur njė dhomė tė torturės ku kjo "polici ushtarake" torturonte romė; nje rom i vjetėr kishte vdekur nga torturat. (Midis "policėve" ishte edhe njė femėr.)
Ky s'ishte njė "incident i izoluar". Kudo nė vend, anėtarėt e pakicave - romė, serbė, katolikė shqiptarė, goranė - kėrcėnohen, rrihen, plaēkiten, vriten. Shtėpitė e tyre digjen, shtėpi pėr shtėpi. Nga hakmarrės? Natyrisht, nėse paramilitarėt serbė, policia speciale, etj., tė kanė torturuar, t'i kanė vrarė gratė, femijėt, fqinjėt, ta kanė djegur shtėpinė, nuk ndihesh shumė miqėsor ndaj serbėve. Por kriminelėt serbė u arratisėn menjėherė pas luftės dhe ti duhet ta spastrosh truallin tėnd nga minat, ta rindėrtosh shtėpinė tėnde, ta gjesh bukėn. A do tė kishe atėherė kohė pėr hakmarrje ndaj njė gruaje tė vjetėr dhe tė sėmurė serbe ose rome qė personalisht nuk tė ka bėrė asgjė?
Kėto krime kundėr pakicave edhe sipas shkallės tė tyre s'mund tė jenė hakmarrje individuale. Me sa duket janė njė fushatė e organizuar mirė dhe me tė njėjtin qėllim si krimet e "paramilitarėve" dhe "policėve" serbė: pėr t'i lidhur kėta njerėz dhe popullin me udhėheqėsin (si vrasės i konfirmuar nuk mund ta braktisėsh mė bandėn; nėse ke soditur njė krim nė heshtje, nuk mund tė protestosh mė vonė kundėr krimeve tė tjera), pėr t'i treguar popullit kush e ka tė drejtėn absolute pėr tė vrarė (tė vrasė serbėt, pastaj edhe tė tjerė). Pėr tė ndėrtuar njė shtet tė terrorit, nė tė cilin ēdokush ka frikė edhe tė flasė kundėr "qeveritarėve", si tani nė Kosovė.
Natyrisht, edhe kėshtu, shkalla e kėtyre krimeve s'mund tė krahasohet me shkallėn e krimeve serbe. Nuk jemi nė luftė, dhe ky ėshtė vetėm fillimi, KFOR-i akoma ėshtė nė vend. Megjithatė, edhe nėse shkalla ėshtė e ndryshme, esenca e shtetit kosovar po shndėrrohet nė tė njėjtėn gjė si shteti serbojugosllav: nė njė organizatė pa bazė demokratike, nė njė organizatė kriminele e mbėshtetur nė frikė. Nė njė shtet tė dėshtuar.
Ky do tė jetė fundi i tė drejtės sė Kosovės pėr pavarėsi.
F.Münzel
Hamburg, Tetor 1999.


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante