Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:41   #3
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Me tėrheqjen e Austro-Hungarisė nė vitin 1918, luftėtarė shqiptarė, kaēakėt, morėn kontrollin mbi disa zona tė Kosovės rreth Pejės. Mė vonė trupat e Jugosllavisė sė sapoformuar (v) marshuan nė kėtė zonė dhe, me ndihmėn e trupave franceze, i dėbuan kaēakėt. Kaēakėt gjetėn strehim sidomos nė Junik deri nė vitin 1924. Nė Durrės u ndėrtua njė qeveri shqiptare, e cila mori kontrollin mbi disa pjesė tė vendit, kėrkoi zyrtarisht pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve dhe vendosjen e kufinjve tė drejtė. SHBA do pushtonin pėr njė-dy vite pjesėt qė i ishin shkėputur vendit dhe do organizonin referendume mbi fatin e kėtyre zonave (vi). Partnerėt e Marrėveshjes sė Londrės sė 1915 iu kundėrvunė pranimit tė Shqipėrisė, tė cilėn ata donin ta copėtonin ashtu siē ishin pajtuar mė parė. Megjithatė SHBA realizuan Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe pranimin e saj nė Bashkėsinė e Popujve duke u mbėshtetur nė parimin e Vetėvendosjes sė Popujve tė pėrfaqėsuar nga Presidenti Wilson. Kufinjtė e Shqipėrisė do caktoheshin nga njė komision ndėrkombėtar i Aleatėve kryesorė (vendim i Mbledhjes se 2-tė tė Lidhjes sė Kombeve me 02.10.1921). Ky komision i krijuar nga Konferenca e Ambasadorėve e Aleatėve kryesorė me 09.11.1921 caktoi kufinj qė pėrputheshin me ata tė 1913 (vii).
Aleatėt shpresonin se Jugosllavia do t'i pėrmbahej marrėveshjes sė nėnshkruar me 10.09.1919 me Aleatėt kryesorė. Sipas kėsaj marrėveshje, Jugosllavia ishte e detyruar tė trajtonte nė mėnyrė tė pėrshtatshme pakicat (do tė kujdesej pėr shkollat nė gjuhėn e pakicave, do lejonte pėrdorimin e gjuhės sė tyre nė administratė dhe gjykata, etj.). Marrėveshja parashikonte shprehimisht se ajo vlente pėr zonat qė i kishin kaluar Serbisė dhe Malit tė Zi qysh mė 01.01.1913. Megjithatė Jugosllavia pretendoi se kjo marrėveshje ka tė bėjė vetėm me zonat e mėhershme austro-hungareze dhe u pėrpoq mė tej ta serbizonte Kosovėn. Ēdo rezistencė u thye duke shfarosur fshatra tė tėrė. Konsulli francez nė Shkup raportoi nė Qershor 1919 pėr 9 masakra me 30-40.000 viktima, pėr mbylljen e shkollave fillore shqiptare dhe zėvendėsimin me shkolla serbe (viii). "Nėn emrin e organizatave kombėtare shteti serbo-kroato-slloven ka organizuar banda tė armatosura, tė cilat terrorizojnė zonat shqiptare dhe vrasin fshatarėt pasi i plaēkisin dhe u djegin shtėpitė. Nėn pretekstin e shtypjes sė kryengritėsve, forcat e organizuara ushtarake serbe kanė shkatėrruar shumė fshatra nė rrethet e Prishtinės, Vushtrisė, Mitrovicės dhe Pejės. Ato kanė vrarė me mijėra banorė tė kėtyre zonave pa kursyer as gra, fėmijė e pleq. Pas ēdo goditjeje kundėr shqiptarėve vendoset njė kamp . . . kolonistėsh serbė, tė cilėt pastaj terrorizojnė sistematikisht fshatrat fqinjė pėr tė detyruar banorėt e tyre tė braktisin tokat, qė pastaj sekuestrohen dhe gjithashtu kolonizohen . . . fshatarėve dhe qytetarėve shqiptarė, tė cilėt janė tė gjithė bujqė (fermerė), u merret toka nėn pretekstin e zbatimit tė Ligjit Agrar (Reformės Agrare). Kushtetuta serbe ėshtė pėr shqiptarėt njėlloj si kushtetuta e Turqve tė Rinj ishte pėr Armenėt." (ix) Gjuha shqipe nuk u lejua as si gjuhė zyrtare, as nė shkolla. Deri nė Luftėn e Dytė Botėrore nuk kishte nė Jugosllavi shkolla nė gjuhėn shqipe. Mė shumė se 90% e popullsisė sė Kosovės mbeti analfabete. Me veprimet e lartpėrmendura bėhej vazhdimisht presion mbi shqiptarėt qė tė iknin, pjesėrisht nė Shqipėri e pjesėrisht nė Turqi (x). Pėr kėtė Jugosllavia mbėshtetej nė njė marrėveshje tė nėnshkruar me 11.07.1938 me Turqinė mbi pranimin e tė dėbuarve "turq" (xi). Kjo marrėveshje ishte realizuar nga diplomati i atėhershėm jugosllav Ivo Andric, i cili mė vonė fitoi ēmimin Nobel pėr letėrsi. (xii) Meqė financimi nuk ishte siguruar dhe meqė Jugosllavia u shkatėrrua nė Luftėn e Dytė Botėrore, kjo marrėveshje nuk u ratifikua. Megjithatė, pas luftės, Jugosllavia dhe Turqia lidhėn pėrsėri njė marrėveshje mbi pranimin e refugjatėve (xiii). Ata pėrpara luftės u detyruan tė deklaroheshin si turq por nė fakt ishin shqiptarė qė iu pėrkulėn nė vitet '50 presionit pėr dėbim. Gjatė gjithė kėtyre veprimeve pati njėkohėsisht pėrpjekje pėr tė vendosur serbė aty ku dėboheshin shqiptarė. Por kėto pėrpjekje patėn pak sukses. Mes viteve 1919 e 1941, nė Kosovė dhe nė Maqedoninė perėndimore, u vendosėn 53.884 persona, tė cilėt morėn (deri mė 1935) 134.802 ha tokė (xiv). Numri i "kolonistėve" tė rinj pas vitit 1945 mbeti nėn 20.000 (xv).
Tre vitet e pushtimit italian, kur Kosova iu bashkua Shqipėrisė sė pushtuar, kaluan pa persekutime. Nė kėtė kohė, partizanėt e Titos premtuan nėpėrmjet tė deleguarit tė tyre Miladin Popovic tek komunistėt shqiptarė, nė Konferencėn e Bujanit, fund 1944 fillim 1945, se Kosova pas luftės do ishte e lirė tė vendosė vetė se kujt do t'i pėrkasė. Por, ende pa mbaruar mirė lufta, Kosova u vendos nėn administratėn ushtarake jugosllave. Gjatė 1945, brenda njė gjysėm viti kjo administratė vrau 50.000 kosovarė. Nė vjeshtė 1945 mbaruan vrasjet masive por vazhduan rregullisht aksionet policore, hetimet, torturat dhe proceset gjygjėsore kundėr "nacionalistėve", "separatistėve" dhe "armiqve" tė tjerė. Kjo u kushtoi jetėn shumė kosovarėve. Gjithashtu vazhduan kontrollet "pėr armė" nė banesa. Shpesh shqiptarėt detyroheshin t'i blenin armėt pėr t'i dorėzuar pastaj, siē kėrkohej, nė polici. Njėkohėsisht, siē u theksua mė lart, iu imponua shqiptarėve ikja nė Turqi. Pėr kėto shkaqe, qė nga viti 1945, Kosovėn e kanė lėshuar rreth 1.5 deri nė 2 milionė kosovarė. Nė Gjermani jetojnė sot rreth 200.000 shqiptarė, tė cilėt kanė ardhur kryesisht nga Kosova si punėtorė tė pėrkohshėm (Gastarbeiter) ose pjesėtarė tė familjeve tė tyre. Nė Gjermani gjendet pothuaj i njėjti numėr refugjatėsh kosovarė.
Situata nė Kosovė u pėrmirėsua pėrkohėsisht kur Tito pėrjashtoi nga partia, nė vitin 1966, shefin e policisė Rankovic (mes tė tjerave sepse Rankovici kishte vėnė mikrofona edhe nė dhomėn e gjumit tė Titos). Rankovici kishte drejtuar shtypjen e shqiptarėve. Mė vonė, pak nga pak, Tito e nxori Kosovėn pothuaj krejt jashtė kontrollit serb. Kjo sidomos me Kushtetutėn e 1974, ku Kosovės iu njoh autonomia nė kuadrin e Serbisė dhe statusi si pjesė integruese e Jugosllavisė. Kjo sjellje e Titos konsiderohet sot si tradhėti. (xvi) Nga ana tjetėr, kosovarėt nuk ishin tė kėnaqur. Kosova ishte tashmė pothuaj si njė shtet i Republikės Federale Jugosllave. Administrata ishte e pėrbėrė kryesisht nga shqiptarė. Por nuk kishte zgjedhje tė lira apo ndonjė mundėsi tjetėr pėr kosovarėt qė tė vendosnin mbi fatin e tyre. Shumė kėrkonin tė paktėn njė shtet tė vetin shqiptar ("Republikė") nė kuadėr tė RFJ . Nė kėtė mes rol luante edhe fakti qė, sipas kushtetutės jugosllave, republikat kishin tė drejtė tė shkėputeshin nga shteti jugosllav. Tito nuk ishte i gatshėm ta siguronte kėtė status. Gjatė demonstratave pėr njė Republikė tė tillė u vra vetėm njė demonstrues. Me Rankovicin nuk do kishte pėrfunduar kaq lehtė. Vala e persekutimeve ra shumė. Por edhe gjatė kėsaj periudhe, ata qė kėrkonin haptazi shkėputjen e Kosovės nga Jugosllavia u persektuan dhe u dėnuan rėndė. Nė Kosovė u formua njė Universitet me shkollat e larta ekzistuese ku pėr herė tė parė nė Jugosllavi mėsimi ishte edhe nė shqip. U formua bile edhe njė Akademi e Shkencave dhe Arteve. Sidoqoftė, ata qė mbaronin kėtė universitet gjithnjė e mė rradhė gjenin ndonjė vend pune. Shkak ishte mbetja e zhvillimit ekonomik tė Kosovės gjithnjė e mė mbrapa atij tė pjesės tjetėr tė Jugosllavisė. Ndėrkaq pasuritė e mėdha nėntokėsore tė Kosovės pėrpunoheshin jashtė saj kurse fitimet mbeteshin nė Beograd (xvii).
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė