Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-07, 13:49   #11
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pavaresia e Kosoves sipas te derjtes nderkombetare (nga Prof. Dr. Frank Münzel)

Pushteti serb, respektivisht ai jugosllav kurrė nuk e kanė ndryshuar qėllimin tyre dhe me kėtė ata ua kanė pėrforcuar kosovarėve kėrkesat pėr tė drejtėn pėr secesion. Njė pėrjashtim nė sjelljen e Jogoslavisė ndaj kosovarėve pėrbėjnė 14 vitet e fundit tė udhėheqjes sė Titos e veēanėrisht 6 vitet e fundit (1974-1980). Ai arriti qė nė atė kohė Serbisė t'ia kufizojė pushtetin nė Kosovė. Kjo i shkoi pėr dore vetėm Titos me personalitetin dhe pozitėn e tij tė pakontestueshme nė Jugosllavi, por gjithsesi ai nuk e ka bėrė kėtė me dėshirė dhe mu pėr kėtė akuzohet edhe si tradhėtar nga ideologjia zyrtare jugosllave. Menjėherė pas vdekjes sė Titos Jugosllavia i la dorė tė lirė Serbisė nė Kosovė edhe pse ajo kishte njė autonimi formale. Nė vitet e fundit gjendja e kosovarėve ėshtė keqėsuar dukshėm. Dhe as qė mund tė pritet qė nė njė Republikė Federative tė Jugosllavisė tė dominuar plotėsisht nga serbėt tė ndryshojė diēka nė kėtė aspekt. Pėrcaktimet kushtetuese pėr mbrojtjen e pakicave tė Kushtetutės jugosllave duket nuk kanė fuqinė qė tė pengojnė ndjekjen dhe diskriminimin e shqiptarėve. Kėtė nuk mund ta pengojnė as ligjet e drejtuara vetėm kundėr shqiptarėve. Kėto ligje as qė mund tė jenė kundėargument. Duke pasur parasysh kėtė arsye, e drejta pėr shkėputje vlen edhe mė tutje.
2.2 Shfrytėzimi i tė drejtės pėr vetėvendosje 1974-1980?

Nė vitet 1974 -1981 shqiptarėt kanė qenė pak a shumė tė kėnaqur meė autonominė dhe kushtetutėn qė u kishte lejuar Tito. A e kanė shfrytėzuar ata tė drejtėn pėr vetėvendosje? Gjatė kėsaj kohe shqiptarėt nuk kishin mundėsinė qė tė shfrytėzojnė tė drejtėn pėr vetėvendosje ngase ata nuk mundėn qė pėr fatin e vet tė vendosin vetė me zgjedhje tė lira apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr. Nėse ata janė mjaftuar mė njė fat pak a shumė tė durueshėm, kjo nuk do tė thotė qė ata kanė vendosur vetė. Edhe atėherė kosovarėt kanė kėrkuar mė tepėr autonomi dhe e kanė bėrė tė qartė se ata nuk ishin tė kėnaqur me atė qė kishin arritur. Nė fakt, pėrmirėsimi gjatė kėsaj periudhe nė krahasim me periudhat para dhe pas saj ėshtė i ngjashėm me pėrmirėsimin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kur Kosova iu bashkangjit Shqipėrisė sė okupuar nga Italia.
Nuk mund tė flitet sot pėr njė shfrytėzim tė sė drejtės pėr vetėvendosje me statusin e autonomisė sė Titos nėn sundimin jugosllav tė dominuar nga sėrbėt. Pra e drejta pėr vetėvendosje e kosovarėve nuk ėshtė shfrytėzuar.
2.3 Dekolonializimi

Principi i vetėvendosjes sė popujve mbėshtetjen mė tė fortė e gjen nė principin e dekolonializimit. Shumė rezoluta tė KB qė nga vitit 1970 kėrkojnė dhe mbėshtesin dekolonializimin. Ato u japin popujve tė kolonizuar tė drejtėn tė ēlirohen nga dhuna koloniale, pėrfshirė kėtu edhe tė drejtėn pėr luftė tė armatosur (rezolutat 3070, 3103, 3246, etj).
Historikisht kėto principe ishin tė drejtuara kundėr kolonive qė kishin shteteve europiane, SHBA-ve he Japonisė. Veēanėrisht ish-Bashkimi Sovjetik dhe satelitėt e tij ishin tė interesuar qė kėto principe tė zbatohen vetėm atje. Me kėtė ata dėshironin tė pengonin dekolonializimin e mbretėrisė koloniale sovjetike nė Europėn lindore dhe Bashkimin Sovjetik (lxi). Fakti se njė kriminel i njeh regullat e dėnimit dhe po tė njėjtat nuk i zbaton pėr veten e vet nuk mund tė jetė shkak bindės pėr tė kufizuar kėto regulla. Ky princip duhet tė vlejė pėr tė gjitha zonat e botės qė trajtohen si koloni. Edhe nėse njė zonė nuk emėrohet si e tillė (psh. Algjeria deri para disa vitesh dhe Kosova), kjo nuk liron nga obligimi pėr dekolonializim.
Serbia/Jugosllavia, si edhe RFJ e kanė trajtuar kėtė vend mbi 80 vjet si koloni, e shpesh herė edhe mė keq. Veēanėrisht janė shfrytėzuar pasuritė nėntokėsore, pa pasur mundėsinė qė ky vend tė pėrfitojė diēka prej tyre. Popullsia autoktone ėshtė trajtuar nė mėnyrėn mė tė vrazhdė tė diskriminimit, shpesh herė dhunuar, keqtrajtuar dhe torturuar. Ajo i ėshtė nėshtruar njė regjimi tė apartheidit, mė pak pėr tė mirė tė pakicės sėrbe atje se sa pėr nevojėn e "detyruar me pahir" tė administrimit kolonialist serb. Pra ky vend duhet dekolonializuar, ēlirimi i tij duhet mbėshtetur dhe ndihmuar, rrjedhimisht duhet njohur pavarėsia e tij.
3. Kushtet paraprake - tradicionale pėr ekzistencėn e njė shteti tė pavarur

Si parakushte pėr ekzistencėn e njė shteti tradicionalisht vlejnė: territori shtetėror, populli shtetformues dhe pushteti pėr njė kohė tė caktuar. Tė tre elementet e pėrmendura janė tė pranishme nė Kosovė qysh prej vitit 1991: territori shtetėror, populli shtetformues dhe njė organizim shtetėror i njohur nga shumica e popullit shtetformues si i vetmi pushtet. Ky organizim shtetėror i kosovarėve nuk ka monopolin e forcės (dhunės). Por, sidoqoftė, ky organizim shtetėror pėrkrahet nga pothuaj krejt popullsia. Populli i nėnshtrohet urdhrave tė tij dhe paguan harxhimet e tij. Pra, edhe pse e kufizuar, ekziston njė forcė shtetėrore kosovare. Njė argument tjetėr mund tė ishte edhe dalja jashtė kontrollit tė pushtetit serb tė shumė pjesėve tė vendit (sidoqoftė kėtu shtrohet pyetja se a e ka lejuar Serbia kėtė me qėllim qė tė vrasė sa mė shumė shqiptarė). "once a new government effectively controlled the country and that this seemed likely to continue, recognition should not be withheld" (lxii). Atėherė situata do tė ishte e njėjtė si vitin 1973 me njohjen e pavarėsisė sė Guinea Bissau, e cila u njoh si shtet i pavarur nga SHBA dhe shtetet e tjera edhe pse nuk kishte nėn kontroll pjesė tė mėdha tė territorit dhe popullsisė (lxiii).
Gjithashtu mund tė argumentohet se Jugoslavia e mbetur de facto e ka njohur edhe vetė pavarėsinė e Kosovės ngase, nė njė farė mase, ajo lejon veprimin e organeve kushtetuese kosovare, zgjedhjet nuk i ka penguar fare dhe Millosheviēi ka nėnshkruar njė marrėveshje me presidentin kosovar (marrėveshja mbi arsimin).
Vendimtare ėshtė qė pushteti i Jugosllavisė sė mbetur nė Kosovė, siē e theksuam mė lart nė kreun 2.1-2.3, ėshtė krijuar kundėrligjshėm. Ky pushtet qėndron kundėr parimit tė vetėvendosjes dhe atij tė dekolonializimit. Mėnyra e ushtrimit tė tij, plaēkitėse, vrarėse, tė bėn tė ngurrosh nė emėrtimin e tij si pushtet. Kjo nuk ėshtė sjellja e njė shteti ndaj pjesėtarėve tė vet por e njė bande kriminelėsh ndaj njerėzve qė bien pre e dhunės sė saj. Gjithsesi kėto janė veprime antiligjore edhe sipas tė drejtės penale ndėrkombėtare (krahaso kap.7). Meqėnėse pushteti i RJ ėshtė krijuar, mbajtur dhe ushtruar kundėrligjshėm, ai nuk duhet tė merret parasysh nė vlerėsimin se ēfarė pushteti ekziston nė Kosovė. Prandaj nė vlerėsimin se ēfarė pushteti egziston nė Kosovė, pushteti jugosllav nuk duhet marrė parasysh. Kėtu shtrohet edhe pyetja nėse Republika e Kosovės ka ndonjė pushtet konkret apo thjesht imagjinar. Edhe pse i dobėt (i mangėt) njė pushtet i tillė ekziston (lxiv) dhe ky njihet de facto edhe nga RFJ. Njė situatė e tillė tė kujton vendet baltike nė vitet 1990 -1991 apo Saharėn Perėndimore e cila nga shumė shtete ėshtė njohur si shtet i pavarur, veēanėrisht nga shtet afrikane, tė cilat nuk dėshirojnė qė nė Afrikė tė ketė sundime koloniale. (krahaso me: Oppenheim's International Law, 9th ed., Londėr 1992, pjesa e 1, f.132 me shembuj tė tjerė). Nga ajo qė u tha mė sipėr (krahaso me 4.), duhet qė edhe shtetet europiane ta njohin Pavarėsinė e Kosovės. (lxv)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė