Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-13, 21:32   #42
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Re: Titulli: Lidhja Demokratike e Kosoves dhe

Behxhet Sh.SHALA


3. Kur forcat serbe e arrestuan kryetarin e B dhe H nė aeroportin e Sarajevės ata kėrkuan nga ai qė t’i drejtohej popullit qė tė dorėzohej dhe tė mos vazhdojė luftėn. Nė bisedė me vajzėn, Alia Izetbegoviq tha asaj se lufta duhej tė vazhdohej edhe nėse ai vritej. Kurse Rugova nė Beograd, sė bashku me Millosheviqin , para gazetarėve me njė buzėqeshje jonormale nė kohėn kur Kosova digjej nė flakė dhe vėrshohej nga gjaku i shqiptarėve kėrkonte qė NATO t’i ndėrprejė bombardimet. Alia ishte i gatshėm tė sakrifikohej si lider prandaj ishte trim ndėrsa Rugova kėrkonte tė shpėtonte lėkurėn e tij, familjarėve dhe rrethit tė ngushtė. Populli nuk i interesonte fare. Prandaj ishte frikacak. Ai veproi si Zogu i cili pasi plaēkiti arin dhe pasurinė e Shqipėrisė sė varfėr, me familjarė dhe oborrtarė iku nė Itali duke e lėnė popullin nė mėshirė tė Musolinit. Ashtu veproi edhe Rugova i cili iku nė Itali pėr tė shkuar nė Gjermani nga e kthyen nė Itali ku pamėshirshėm shpenzonte mjetet e 3%. Nė Itali shkoi me lejen e Millosheviqit pas kėrkesave tė pėrditshme t’i lejohej largimi nga Kosova. Kėtė ia tha Millosheviqi gjatė gjykimit nė Hagė dhe Rugova nuk e hapi gojėn fare. Mund ta kenė dėrguar Rugovėn nė Beograd kundėr vullnetit tė tij mirėpo pse tė kėrkonte ndėrprerjen e bombardimeve ?! Nga frika e madhe. Adem Demaēi kurrė nuk do ta bėnte kėtė edhe nėse Milloshi do t’ia ripte lėkurėn nė qendėr tė Beogradit! Po nuk ishte hera e parė qė Rugova u takua me Millosheviqin nė Beograd. Ishte edhe mė pare nė krye tė njė delegacioni i pėrbėrė nga ish politikaj tė ish Jugosllavisė, avokatė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile tė afėrt me Beogradin. Aty Millosheviqi luante tope me ta. Ashtu siē e kanė merituar! Kur studentėn organizuan demonstrata me 1 tetor pėr lirimin e objekteve Rugova bėri pėrpjekje t’i pėrēajė duke formuar FARK-un studentorė dhe duke deklaruar se studentėt nuk janė pėr protesta! Nga frika e madhe e tij dhe bashkėpunėtorėve. Rugova bėnte presion qė Agani tė nėnshkruante Marrėveshjen pėr Arsim ( tė ndėrmjetėsuar nga Shėn Exhidio ) qė siguronte autonomi kulturore pėr Kosovėn duke i thėnė :” nėnshkruaje Fehmi se kjo nuk ėshtė asgjė. Njė nėnshkrim mė! Tė gjithė po e presin nėnshkrimin tonė!” nė ndėrkohė qė Agani e dinte se ky nėnshkrim ishte i dėmshėm shumė pėr Kosovėn! Pastaj, gjatė luftės i ndiqte bashkėpunėtorėt duke i detyruar tė bėhen pjesė e qeverisė sė Krahinės Autonome tė Kosovė dhe Metohisė. Disa lakej dhe qakej qė sot po e mbrojnė me aq “ vendosmėri “ liderin historik tė tyre , pas takimit me Millosheviqin nė Beograd , para restorantit Arbi nė Tetovė kėrkonin qė ai tė shpallej i papėrgjegjshėm dhe tė ēmendur sepse ishte frikacak ! Tash po heshtin. Kam dėgjuar mirė kėtė sepse aty kam pasur njė takim me znj. Meri Robinson , Komisionare e Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut e Kombeve tė Bashkuara. Rugova u kualifikua pėr Rambuje pas takimit me zotin Kuk pa e lexuar fare ēka shkruante nė dokument duke deklaruar se do tė nėnshkruante ēdo gjė dhe pa e parė fare pėrmbajtjen. Demaēi nuk e bėri kėtė. Rugova asnjėherė nuk ishte nė rrezik nga Jugosllavia dhe Serbia. Ai kur nuk e zuri nė gojė UĒK-nė dhe luftėn me pėrjashtim kur i quajti , sikur Gelbarti terroristė dhe agjentė tė Serbisė. Pėr sė gjalli kurrė nuk e vizitoi Prekazin, kryeqytetin e Lirisė sė Kosovės ku u martirizuan duke luftuar 60 anėtarė tė familjes Jashari dhe nuk nderoi asnjė dėshmorė nė ndėrkohė qė llaskucėt e tij, pas vdekjes bėjnė pėrpjekje ta paraqesin Rugovėn si komandant tė Adem Jasharit. Pafytyrėsia dhe poshtėrsia nuk kanė fund! Kėto janė disa dėshmi qė e bėjnė Rugovėn frikacak i cili nuk merr pėrgjegjėsi pėr asgjė dhe pėr askend! Prandaj Demaēi nuk e ka fyer fare por e ka treguar njė tė vėrtetė! Rugova nuk ishte hero e as qė do tė bėhet ndonjėherė! Pavarėsisht se ata qė duan tė mbijetojnė politikisht , me paratė e taksapaguesve i ngritėn njė shtatore si Kim il Sungut e cila nuk ka fare rrėnjė qė i garanton qėndrueshmėri por ėshtė vetėm njė strehė e pėrkohshme pėr sorra dhe horra! Pėr sė gjalli po e manipulojnė Rugovėn e vdekur ! Jo nga respekti por nga interesi! Gjithashtu , duke shfrytėzuar euforinė, pėr arsye interesi politik dhe material e uzurpuan njė hapėsirė tė madhe publike, pa pyetur askend pėr tė ndėrtuar njė vendtakim politik pėr shfrytėzim pėr qėllime politike. Edhe Enveri kishte varrin nė kompleksin Nėnė Shqipėri, piramidėn nė qendėr tė Tiranės si dhe pėrmendoren nė sheshin Skėnderbeu nė Tiranė. Ku janė kėto tani? Kur pėrmendorja bėhet pa njė vlerėsim historik dhe faktik dhe kur dikush dėshiron tė bėhet Faraon i varrosur nė piramida , gjithashtu pa njė vlerėsim dhe debat, fundi dihet se cili mund tė jetė!

Llogori nė Stara Gradishkė 1989 – 1990 : Kroacia u pavarėsua prandaj bėhej gati t’i lironte tė burgosurit politikė shqiptarė. Kroatėt ishin liruar. Nė oborrin e Burgut njė numėr i madh shqiptarė tė dėnuar politikisht. Mbi 50-tė. Baca Adem fliste nė mes rrethit i shoqėruar nga Fehmi Lladrofci, Hafir Shala, Tahir Hani, Basri Ibrahimi, Nuhi Ahmeti, Avdullah Dėrguti, Idrizi, Rahimi, Sefa, unė dhe shumė tė tjerė. Biseda bėhej se ēka pas burgut?! Fehmi Lladrofci thoshte se a do tė vijė ajo ditė tė dalim nga burgu e t’i kthejmė pushkėn shkaut. Fehmiu nuk kishte fare dilemma! E kishte pėrnjėmend! Baca Adem iu drejtua tė burgosurve me kėto fjalė se:” kur tė dalim nga burgu nuk do tė bėhemi anėtarė tė LDK-sė sepse do tė jemi nė pėrcjellje dhe e dėmtojmė aktivitetin e kėsaj lėvizjeje “. Edhe mė e qartė ishte kėrkesa e tij se duhet tė pėrkrahet me ēdo kusht dhe me ēdo mjet Ibrahim Rugova pasi qė pėr herė tė parė doli dikush qė duhej tė pėrkrahej. Tė gjithė u pajtuam. Dhe votuam pėr Ibrahim Rugovėn. Bacės Adem nuk i ka interesuar fare posti sepse po tė donim, pasi dolėm nga burgu me ndikimin qė e kishim do ta bėnim LDK-nė lesh dhe li! Baca Adem ka votuar nė Amerikė pėr Rugovėn dhe e ka pėrkrahur ate deri nė vitin 1994 deri kur ka besuar se Rugova do tė bėnte diēka. Kur u bind se prej tij ( Rugovės ) nuk ka asgjė ka kėrkuar qė ai tė largohet. Adem Demaēi nuk e ka urrejtur Rugovėn e as nuk e urren as sot por nuk e ka pranuar frikėn e tij dhe frymėn e kapitulimit qė e ka shpėrndarė sidomos pas vitit 1994. Asnjėherė nuk e ka fyer, as personalisht e as familjen e tij. Kritikat dhe kėrkesat e Bacės kanė qenė parimore. Asgjė mė tepėr!

Askujt nė Kosovė nuk i ėshtė shkelur privatėsia mė shumė se Bacės Adem. Askush nė Kosovė nuk ėshtė fyer mė shumė se Baca Adem. Nga vetė shqiptarėt. Nga “ mbrojtėsit e jetės dhe veprės sė presidentit historik Ibrahim Rugova “. Argumentet e Bacės po luftohen me sharje dhe fyerje personale dhe futje hundė nė ēėshtje familjare! Me asgjė nuk e keni demantuar ate qė e tha Baca pėr Rugovėn. E as qė do tė mund ta demantoni! Sa mė shumė ta shprushni, mė shumė do t’u vie era! Kur tė hapen mė vonė letrat , do tė bindeni se kush ėshtė hero, kush ėsht vlerė dhe se kush ėshtė bėrrlog kombėtar, njerėzor dhe historik! Me Adem Demaēin mund tė mos pajtoheni politikisht por siē tha edhe Shkelzeni, Adem Demaēi ėshtė jashtėserik. I papėrsėritshėm. Nuk e njeh frikėn pėrveē frikės nga Zoti. Nuk ka ēmim qė mund ta blej dikush. Nuk ka urrejtje ndaj askujt dhe 100.000 herė ėshtė nė gjendje tė vdes pėr kombin dhe lirinė! Duron ta shani, ta pėshtuni , ta pėrbuzni vetėm nėse kombi fiton nga kjo. Po tė shkonte puna mirė jam shumė i sigurt se Adem Demaēi kurrė nuk do tė pėrzihej nė politikė! E ju qė thoni se Adem Demaēi nuk ka qenė nė burg por nė ndonjė banesė nė Serbi , tė kishit qenė vetėm pesė minuta nė kushte tė burgjeve tė Bacės Adem , do t’u vinte keq pėr ate qė e thoni. Pavarėsisht sa tė poshtėr dhe tė pafytyrė qė jeni! E akuzoni Bacėn pse thotė se Tahir Zemaj nuk ka qenė hero por agjent i KOS-it! Ėshtė e vėrtetė kjo. Pse nuk pyetni neve qė jemi dėnuar nė gjyqet ushtarake tė ish Armatės jugosllave deri mė 20 vjet burg tė rėndė. Ka pasur ushtarė tė dėnuar me qindra. Gjithashtu edhe ushtarė shqiptarė tė vrarė! Nė ushtri na kanė marrė nė pyetje Tahir Zemaj, Enver Krasniqi etj. agjentė tė KOS-it. A i doni aktgjykimet tona pėr t’u bindur se kėta “ heronj “ na kanė arrestuar, rrahur, dėnuar dhe vrarė?1 Mos na detyroni tė flasim dhe pėrmendim emra tė tjerė. Ēmojeni vullnetin tonė pėr falje dhe pėr mos-hakmarrje! Bėni pėrpjekje qė sė paku t’i ruani fėmijėt tuaj nga punėt e pista qė i keni bėrė! Mos u mundo o Mark Krasniqi ta mėshehėsh nėnshkrimin tėnd nė Prizren nė vitin 1945 me tė cilin u pajtove qė Kosova e pėrgjakur dhe e mbuluar me shqiptarė tė vrarė qė nuk mendonin sikur ti , t’i bashkohet Serbisė dhe Narodna Republika Jugosllavisė. Ky ishte vullneti dhe pėrcaktimi yt moral, kombėtar, njerėzor dhe shtetėror! Bashkimi me Serbinė dhe Jugosllavinė. Ke qenė dhe ke mbetur vetėm njė postier i njė Poste tė Porositur tė dikujt tjetėr! Ti e dėshiron vdekjen e Adem Demaēit sepse vet je shndėrruar nga kufoma politike nė fantazmė tė Kuvendit tė Prizrenit ku e vure firmėn tėnde nė kundėrshtim tė sė cilės u desh tė arrestohen dhjetra mijra shqiptarė, tė vriten po aq dhe tė vuajnė edhe mė shumė. Firma jote nė Kuvendin e Prizrenit e ka mbajtur nė burg Adem Demaēin mė shumė se 28 vjet. Por, megjithatė ta kemi parė hajrin sepse duke e mohuar nėnshkrimin tėnd pėr Serbinė dhe Jugosllavinė , e fituam lirinė. Tė cilėn edhe ti po e shijon! Le ta vlerėsojnė lexuesit se a e ke merituar!

Prishtinė, 13 dhjetor 2013
Postuar nga Lajmonline: 21:44; 13/12/2013
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė