Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-05-13, 16:05   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kalendarėt e shqiptarėve

Emrat e muajve 45-ditėsh qė janė ruajtur nė popull, kanė kėto kuptime: "Korrik", do tė thotė muaji i tė korrave; "Djegagur", shpjegon vapėn e madhe qė bėhet gjatė kėtij muaji, sidomos nė gjysmėn e parė tė tij, vapė qė djeg gurin; "Vjeshta", vje nga fjala tė vishtat, tė vjelat; "Brymsi" nga fjala brymė; "Ngrijsi" nga ngricat; dhe "Pranvera" apo siē quhet nė formėn origjinale 'prendvera' ėshtė "vera e Prendės", muaji i hyjneshės sė dashurisė.

Nga tė dhėnat e Rrok Zojzit del se i kemi tetė festa kryesore dhe disa festa tė tjera mė tė vogla. Kėto tetė festa i nxjerrim nga fakti qė viti kishte tetė muaj dhe siē dėshmon Rrok Zojzi, secili fillonte e pėrfundonte me ndonjė festė apo me ndonjė datė tė caktuar astronomike, ashtu qė tė parėt e shqiptarėve festonin nė intervale tė barabarta kohore, prej 45 ditėsh.

Me festat ka njė problem, e qė ėshtė zhvendosja e tyre nė data tė ndryshme. Pėr shkak se mungonte kalendari i shkruar, mungonte njė elitė priftėrinjsh qė do t'a mbanin gjallė kalendarin, mungonte praktika e shtimit tė njė dite ēdo katėr vjet siē ėshtė sot 29 shkurti, herė pas here festat loznin nga fenomeni qė pėrfaqėsonin. Thuaja ēdo krahinė ka njė datė mė vete, e si tė mos mjaftonte kjo, kanė ndėrhyrė edhe fetė e ndryshme, kishat e tarikatet, duke krijuar edhe kėto variantet e veta, kryesisht duke vendosur festat pagane nėpėr datėlindjet e shenjtorėve. Kėshtu detyrė tjetėr e jona nė kėtė shkrim ėshtė tė gjejmė datat e vėrteta tė festave tė lashta. Kėtė do t'a bėjmė lehtė duke u bazuar nė faktin qė ēdo muaj 45-ditėsh fillonte e mbaronte me njė festė. Ne vetėm i numėrojmė nga 45 ditė nga festa nė festė.

Festa kryesore nė kalendarin e lashtė ishte Kryet e Motmotit apo Kryeviti, qė nė krishterim mori emrin Shėngjergji. Ėshtė lehtė tė gjendet data sepse gjendet 45 ditė pas ditės sė pranverės dhe 45 ditė para solsticit veror. Kjo festė luante tė njėjtin rol sikurse sot Viti i Ri. Zgjaste tri ditė, mė 6, 7 dhe 8 maj. Si dukuri kryesore tė Shėngjergjit po numėrojmė: pėrrsheshi me tamėl (qumėsht), flijimi i qengjave, flijat nė saē, dy penjtė e dredhur njėri i bardhė qė shėnon pastėrtinė dhe tjetri i kuq qė shėnon shėndetin dhe forcėn, larja rituale me hithra e gjethe tė ndryshme, kėngė e valle, etj. qė ne po i pėrmendim jo aq pėr informim se sa pėr tė pėrkujtuar lexuesin ngapak. Tri ditėt e Kryevitit nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin muaj, por ndahen veēmas dhe sė bashku me 2 ditėt e mesit tė vitit, bėjnė 5 ditė epagomenale qė i plotėsojnė tetė muajt duke bėrė njė vit tė plotė 365 ditėsh.

Dyzetė e pesė ditė pas Kryevitit ėshtė Dita e Verės, apo solstici i verės, kur ėshtė nata mė e shkurtėr e vitit dhe dita mė e gjatė, pra 22 qershori. Njė formė origjinale e kėsaj feste e mbijetuar deri nė ditėt tona ėshtė "festa e tė korrunave" qė e pėrmend Robert Elsie, qė i bie mė 22 qershor. Festa ėshtė krishterizuar nga ana kishės duke marrė emrin Shėn Gjon Pagėzori dhe ėshtė zhvendosur mė 24 qershor. Festa tjera krishtere qė mund tė kenė huazuar ndonjė gjė nga kjo festė janė Shna'Ndou mė 13 qershor, dhe Rrėshajėt qė sillen brenda qershorit, jo nė datė fikse. Pėr Shna'Ndue malėsorėt e veriut bėnin pelegrinazh treditor nė maja malesh, kurse Rrėshajėt kanė marrė emrin nga fjala shqipe rrėshajė qė dmth "gjarpėr i madh" (me etimologji nga fjala rrėshqas) meqenėse qershori ėshtė kohė kur gjarpėrinjtė shumohen. Kjo festė siē do duhej tė ishte nė zanafillė, fillon nė mbrėmje mė 22 qershor, ashtuqė natėn mė tė shkurtėr tė vitit njerėzit e presin nė majė mali, duke festuar pranė zjarreve, me tė ngrėna e tė pira, me kėngė e valle deri sa tė lindė dielli tė nesėrmen mė 23 qershor.

Mė 6 gusht ėshtė Festa e Maleve apo Mesvera sepse gjendet mu nė mes tė stinės sė verės (K. Halimi). Kjo njihet me emra tė ndryshėm sipas krahinave, si: festa e Gjallicės, festa e Runės, festa e Tomorrit; ėshtė krishterizuar si festa e Shėn Mėrisė, dhe ėshtė islamizuar si Aligjyni ndėrsa nė Krujė si festa e Sari Salltėkut. Kjo festohet nė data tė ndryshme, 15 gushti ėshtė ndikim romak sipas Mark Tirtės, Sari Salltėku mė 22 gusht, ndėrsa Aligjyni festohet mė 2 gusht. Data e saktė pėr kėtė festė siē ka qenė nė zanafillė ėshtė mbrėmja e 6 gushtit ndėrsa mė 7 gusht ėshtė dita. Gjashtė ditė para kėsaj feste dhe gjashtė pas kėsaj janė 12 ditėt mė tė nxehta tė vitit, kur njerėzit frikėsoheshin se janė ditė kur dalin fantazmat mė tepėr, apo besohej se siē merrte moti nė kėto 12 ditė ashtu do tė merrte moti nė 12 muajt e ardhshėm. Me kalendarin e sotėm kėto i bien 12 ditėt e para tė gushtit. Kjo festė festohej gjatė natės nė maja malesh, ku ndizeshin zjarre tė vogla sa pėr tė pjekur mishin, merrnin avdes te krojet, i faleshin diellit, flijonin dhi, etj. Karakteristike pėr kėtė festė ėshtė edhe tė sjellurit e masės sė njerėzve pėrreth majės sė malit pėr tri orė rresht nė mesnatė, secili me nga njė qiri nė dorė, qiri i gjatė sa vetė njeriu qė mbarte. Qiriu duhet tė jetė zėvendėsim nga ana e kishės i pishtarit qė pėrdorej mė parė nė paganizm. Kjo festė nė tė kaluarėn u kushtohej zanave dhe ndonjė perėndie tė rrufeve, pasiqė njihet edhe me emrat Festa e Zanave dhe Festa e Bubullimave.

Mė 20 shtator (nata) dhe 21 shtator (dita) i bie festa e Vjeshtės nė kalendarin e lashtė. Kjo del nga llogaria qė bėhet kur masim 45 ditė nga 6 gushti. Kjo ėshtė njė festė qė ka bjerrur shumė, madje duke mos u pėrmendur nė kėtė datė. Ėshtė krishterizuar si dita e Shėn Mėrisė, duke u festuar mė 21 shtator, por njihet dhe si Dita e Bletėve, meqenėse nė kėtė ditė bėhej shitblerja e bletėve (R. Elsie). Njihet edhe si "tė vjelat", siē e pėrmend Rrok Zojzi.

Mė 5 dhe 6 nėntor janė dy ditėt e Mesit tė vitit, qė njihet nė popull si Shmitri. Kjo ka qenė festė shumė e rėndėsishme po aq sa Shėngjergji, por edhe kjo ka bjerrur shumė, duke u ruajtur shumė pak rituale. Kjo festė i kushtohej hyjnisė sė kopeve, qė i ruante ato nga ujqit, dhe ėshtė krishterizuar nga kisha duke i ndėrruar datėn mė 8 tetor nga kisha katolike dhe mė 24-26 tetor nga kisha ortodokse. Pėr kėtė festė ktheheshin bagėtia nga bjeshka, mbilleshin pemė e trėndafila, ndėrsa nė shtėpi gatuheshin dollma dhe ėmbėlsira. Shmitrit i ndizej qiri qė t'ua ruante kopetė nga dėmi i bishės. Dy ditėt e Mesit tė vitit nuk bėjnė pjesė nė asnjėrin muaj, por janė tė ndara veē (ditė epagomenale).

Buzmi ndėrkaq ishte njė festė e madhe qė nuk mjaftohej me njė ditė. Mė 22 dhjetor ėshtė dita e parė e "Brymsit", e njėkohėsisht solstici dimėror, apo nata mė e gjatė e vitit. Pėr tri ditė rresht mė 22, 23 dhe 24 dhjetor, dielli ndalon zbritjen e tij nė horizont, pra lind ēdo ditė nė tė njėjtėn pikė, ndėrsa mė 25 dhjetor ėshtė ajo qė popujt e lashtė e pėrjetonin si "ringjallja e diellit", ndėrsa nė shqip si kullona apo kolendra. Mė 23 bėhej agjėrimi, pra barinjtė fusnin njė guri tė vogėl nė gojė nė mėngjes dhe gjatė gjithė ditės nuk hanin as nuk pinin, deri nė mbrėmje kur ktheheshin nė shtėpi. Mė 24 dhjetor ndizej buzmi nė vatėr, njė cung i madh i prerė enkas pėr kėtė festė. Buzmi festohet me flijime kafshėsh, dhe njė pjesė e madhe e mishit jepet lėmoshė pėr tė varfėrit e njerėzit nė hall.

Mė 4 shkurt pėrfundon "Brymėsi", dhe mė 5 shkurt fillon "Ngrijėsi". Siē e pėrmendėm mė lart njė legjendė u mvesh kėtyre ditėve nė fillim tė ngrijėsit, atė ngrirjen e famshme tė plakės e cila e shau dimrin, pra nė kėto ditė i bien tė ashtuquajturat "plakat"; marsi dhe prilli nė kėtė legjendė janė shtesa tė mėvonshme pas pranimit tė kalendarit julian.

Nga ana tjetėr nė mitologjinė shqiptare pėrmenden 12 netėt e dhjetorit e janarit, qė i bien nga 25 dhjetori e deri mė 5 janar. Kėto janė dymbėdhjetė netėt kur sipas besimit dalin ujq-njerėzit (werewolves) nėpėr rrugė. Kėta dreēėn u bien nė qafė grave, shqetėsojnė bagėtinė,.dhe fryma e tyre sjell vdekje sipas besimeve. Por pėr nga vetė natyra ky besim nuk i pėrket aspak kėtyre ditėve. Sepse buzmi ka mė tepėr frymėn e ringjalljes e tė gėzimit, dhe s'kanė tė bėjnė me ujq e me dreēėn, e aq mė pak me frymė tė vdekjes e tė frikės. Duket se ka patur dhe kėtu zhvendosje tė kėsaj date. Kjo traditė pėr mendimin tim, nė zanafillė duhet tė ketė qenė rreth 6 javė mė vonė, pra nė fillim tė shkurtit, e kjo pėr kėto arsye:
a) sepse fillimi i muajit shkurt ėshtė pjesa mė e ftohtė e vitit, dhe ujqit janė agresivė atėherė kur ėshtė mė ftohtė, prandaj pritet qė ata tė dalin rrugėve a nė vende tjera publike mė tepėr nė kohėn e acartė,
b) sepse kur zhvendosen kėto "12 ditė tė ujq-njerėzve" nė fillim tė shkurtit, krijojnė njėfarė simetrie me 12 ditėt e gushtit qė i pėrmendėm mė parė; simetria ėshtė dukuri e zakonshme nė kalendarin e lashtė e cila vėrehet lehtė, sepse shumica e dukurive janė simetrike duke pasur nga gjashtė muaj ndėrmjet p.sh.: verė-dimėr, Shėngjergj-Shmitėr, "Djegagur"-"Ngrijės"; ka ngjashmėri edhe nė pėrmbajtje: nė 12 ditėt e dimrit dilkan ujqit, kurse nė 12 ditėt e gushtit dilkan fantazmat!

c) sepse duke u bazuar nė mitologjinė krahasuese, shohim qė romakėt, njė popull me ndikim tė fortė ilir, dhe me prejardhje nga vetė trojet ilire (Panoni), kishin njė festė ujqish tė quajtur Luperkalia qė i binte mė 15 shkurt, pra edhe festa e kalendarit tė lashtė shqiptar mė 5 shkurt (nata) dhe 6 shkurt (dita), me kėto data i bie mė afėr datės sė lashtė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė