Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-07, 12:19   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHBA, Britania dhe Franca mbėshtetėn planin e Ahtisarit nė Kėshillin e Sigurimit

Nju Jork, 4 prill - Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara mbrėmė ėshtė takuar me dyer tė mbyllura pėr tė dėgjuar tė dėrguarin special pėr Kosovėn Marti Ahtisari duke shpalosur planin e tij i cili pritet t'i japė Kosovės njė pavarėsi tė mbikėqyrur.

Pas sesionit, Ahtisari tha se propozimi i tij ėshtė diskutuar nė mėnyrė tė drejtė. Gjithashtu ai tha se ishte i lumtur me qėndrime shumė tė pėrgjegjshme tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit si dhe me disa shqetėsime qė janė shqetėsime legitime.

Nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit nė emėr tė Beogradit foli Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, ndėrsa nė emėr tė Prishtinės, nė vend tė Presidentit Sejdiu, foli kreadministratori i UNMIK ut, Joakim Ryker.

Ambasadori britanik Emir Xhons Peri, theksoi se gajtė debatit janė shtruar ēėshtje tė mira dhe tė arsyeshme, duke mohuar pohimet se plani i Ahtisarit ėshtė hedhur poshtė. "Ēdo paralajmėrim se propozimi ėshtė hedhur poshtė apo se po kėrkohet njė negociator i ri, absolutisht ėshtė i gabuar". Diplomati britanik tha se ditėve tė ardhshme KS do tė shprehet pėr propozimin rus qė nė Kosovė tė dėrgohet njė mision faktmbledhės.

Pėrfaqėsueis amerikan Alehandro Volf theksoi se Ahtisari mund tė llogarisė nė mbėshtetjen e SHBA-ve. "Siē dihet, ne mbėshtesim planin e Marti Ahtisarit si dhe propozimin e tij, i cili ka hasur nė miratim edhe tė Sekretarit tė Pėrgjthshėm tė KB dhe me tė cilin kėrkohet pavarėsi e mbikqyrur. Konsiderojmė se kjo ėshtė rruga e drejtė qė duhet ndjekur".

Ambasadori i Francės, Zhan Mark dė Lazablie tha se propozimi Ahtisarit ėshtė ndoshta mė i miri qė mund tė ishte bėrė pėr stabilitetin e rajonit. "Jam i bindur se mė nė fund tė gjithė do tė shprehen dakord, duke pėrfshirė Rusinė. Brenda Kėshillit tė Sigurimit ka njė gatishmėri pėr ta kuptuar mirė situatėn dhe ka gjithashtu njė preokupim pėr tė punuar nė favor tė stabilitetit. Sepse bėhet fjalė pėr stabilitetin e Evropės dhe ky ėshtė pėrfundimi i procesit tė shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė. Eshtė njė situatė shumė e veēantė qė nuk mund tė merret si precedent".

Rusia ka propozuar dėrgimin e njė misioni tė Kėshillit tė Sigurimit nė Prishtinė dhe nė Beograd pėr tė vlerėsuar gjendjen.

Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit Shon Mekkormak tha tė martėn se propozimi po shqyrtohet me seriozitet. "Ky ėshtė njė propozim i paraqitur nga pala ruse dhe duket se pėr ta ėshtė i rendėsishėm. Pra, nė kėtė kuadėr, propozimi po shihet me seriozitet, se si tė realizohet kjo dėshirė e tyre pėr njė mision fakt mbledhės, ēfarė mandate do tė kishte njė mission i tillė dhe ēfarė afatesh kohore do tė kishte ai?"

Mes diplomatėve nė Kėshillin e Sigurimit ka pėrgjithėsisht konsensus pėr njė mision tė tillė por dallimet janė tek karakteri qė do tė kishte ai. Ambasadori Dė Lazablie tha se ky duhet tė jetė njė mision informativ, i cili t'u shėrbejė anėtarėve tė Kėshillit tė informohen mė mirė dhe tė jetė i shkurtėr nė kohė.

Nė komentet e bėra para se tė fillonte mbledhja me dyer tė mbyllura e Kėshillit tė Sigurimit, ambasadori i Rusisė Vitali Ēurkin tha se tani ėshtė koha tė reflektojmė se ku kemi arritur dhe se si do tė reagojnė palėt ndaj planit Ahtisari.

"Pėr mendimin tonė ėshtė shumė e rėndėsishme tė bėhet ēdo gjė qė ka nė dorė tė bėjė Kėshilli i Sigurimit pėr tė garantuar se mė nė fund, tė dyja palėt do tė bien dakord me zgjidhjen".

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se synimi i Kosovės ėshtė qė tė sigurojė pranimin e propozimit tė zotit Ahtisari sa mė shpejt. "Pėr ne ėshtė tepėr e rėndėsishme sa i pėrket kėtij procesi pėr tė ecur para sa mė shpejt dhe me sa mė me efikasitet. Duhet tė them se kemi patur 14 15 muaj negociata dhe diskutime intensive dhe i kemi shterruar tė gjitha mundėsitė e njė marrėveshjeje pėrmes negociatash. Kosovarėt po presin dhe kanė tė drejtėn tė kenė njė prespektivė tė qartė. Kėshtu qė, ēdo vonesė, ēdo shtyerje e procesit do tė jetė krejtėsisht anti produktive".

Kryeministri serb Koshtunica tha pas takimit se gjoja Kėshilli i Sigurimit "ka hedhur poshtė planin e Ahtusarit", i cili kėtė pohim e arsyetuar me faktin se nuk ka pasur duatrokitje tė anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit dhe se plani nuk ėshtė pėrshėndeur nga tė gjithė anėtarėt e KS, citon "Zėri i Amerikės" nė serbisht tė ketė thėnė Koshtunica. Ai kėrkoi qė Kombet e Bashkuara tė zevėndėsojnė Ahtisarin dhe tė rifillojnė negociatat pėr Kosovėn. Disa vende anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit po kėrkojnė qė tė merret vendim deri nga fundi i muajit, duke druajtur se vonesat mund tė ēojnė nė tensione tė tjera e dhunė nė rajon.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė