Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-10, 02:16   #3
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dinjiteti kombėtar (!?)

Kush e ngriti flamurin grek nė Himarė?

Nė datėn 23 shkurt mė vjen sinjali se nė Himarė ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinės dhe shkoj sė bashku me shoferin tim atje. Rrugėn e bėjmė pėr afro 2 orė e gjysmė. Mbėrrij nė Himarė rreth drekės. Nė qendėr shikoj njė shtizė dhe nė tė tė varur njė flamur grek. Aty afėr ishte njė kafene, lokal i ndėrtuar me llamarina. Hyj nė tė dhe pyes gruan qė shėrbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarėn?!" Gruaja mė thotė: "Eh, na e kanė "zbukuruar ata atje! Tė ishte pėr mua nuk e lija atje, jo". Ajo tregon me gisht nė drejtim tė njė lokali poshtė pallateve. Ajo mė pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unė i them se nuk ėshtė e mundur, pasi ai ėshtė nga Vunoi. Gruaja e lokalit mė thotė se "nuk merrej mė vesh se ēfarė ishim."
Futem nė lokal dhe i them Aleksit se ē'donte ai flamur atje. "Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar", - i them atij.

Sulmi vdekjeprurės ndaj godinės sė SHIK-ut.

Data 24, nisem pėr nė Fier, tek njerėzit e mi. Nė janar mė kishte vdekur nėna, dhe mendova qė tė dilja njėherė andej nga tė afėrmit e mi. I bie nga rruga e Nartės dhe po atė ditė kthehem nė zyrė. Njėri nga "shokėt" mė sjell njė vendim tė Komitetit tė Shpėtimit Publik me 111 emra. Tė gjithė ata ishin tė dėnuar me vdekje. Nė kėtė listė dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, nė mėngjes. Mė vjen informacion se do tė goditej godina e SHIK-ut.

Data 26, bie njė shi i tmerrshėm dhe bėn njė kohė shumė e keqe.
Siē duket, plani shtyhet pėr mė pas. Data 27, nė mbrėmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatėn. I thashė qė tė largohemi, duke i treguar edhe dėnimin me vdekje qė na kishte ardhur tashmė nė duar. Gjatė kėsaj kohe, shoferi dhe shoqėruesi i Bujarit shkojnė tek tė afėrmit e tyre nė Vlorė, por rrihen barbarisht nga banditėt. Shpėtojnė nė fije tė perit, vetėm kur ndėrhyn kunati vlonjat i shoferit tė Ramės. Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim pėr t'u larguar. Ai nuk merr asnjė vendim. Besnik Hidri, vartės i Bujarit, njė nga oficerėt mė tė shkėlqyer tė SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nėnkryetarit tė SHIK-ut nga zona e rrezikshme. Lajmėroj nė telefon policinė qė tė marrė nė mbrojtje nėnkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetėr, ne e kishim nxjerrė Ramėn me kohė nga njė drejtim tjetėr nga Vlora. Nuk mund tė kishim besim tek ajo polici qė kishte zėvendėsuar tė parėn.
Data 27 nė darkė, mė vjen informacion se tek vila afėr SHIK-ut kishte ardhur njė nga figurat kryesore tė PS-sė. Nė datėn 28 nė mėngjes, "titullari" i PS-sė largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet nė zyrė dhe mė thotė se e kishte pėrcjellė gjeneral Ramėn. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth njė gjysmė ore qė qėndroja pėrballė universitetit, nė krah tė rrugės. Para hyrjes kryesore ndalojnė njė makinė dhe njė veturė me targa tė Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetė. Ata shkojnė drejt shkallėve tė universitetit, atje ku ishte drita mė e fortė. Fillojnė tė improvizojnė njė sherr, i cili zgjat pėr disa minuta. Nxirret njė thikė dhe bėhet sikur goditet. Tjetri qė u "sulmua" bie pėrtokė. Kėta tė tre i hipin veturės dhe tė dyja makinat shkojnė nė drejtim tė SHIK-ut. Shikoj personin qė "ra" pėrtokė, i cili fillon tė ulėrasė me sa ka nė kokė: "Mė vranė shikasit. Tek SHIK-u"- dhe sakaq ai ēohet nė kėmbė dhe zhduket. Ngjitem nė Kuz Baba. Lidhem me godinėn brenda, ku kishim 16 vetė gjithsej. Pėrgjegjės turni ata kishin Lekė Qokun. I them: Lekė, turmat po vijnė drejt godinės, mė shpjego se ēfarė po bėjnė?" Leka mė pėrgjigjet se ata po afronin njė makinė vetėshkarkuese riportabėl me karrocė tė ngritur. Siē dukej, donin ta pėrdornin si mburojė nga frika e ndonjė goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unė raportoj lart pėr gjendjen. Nga Leka mė vjen informacioni se bėhej fjalė pėr rreth 80 vetė tė armatosur me "Tomsonė", "Zastava", kallashnikovė, "ēifte", dhe me granatahedhės. Hapet zjarr kundėr godinės. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikė, ndėrsa nga njė shtėpi tjetėr, nga ana tjetėr e SHIK-ut, qėllohet gjithashtu me zjarr. "Shokėt" vazhdojnė tė qėllojnė vetėm nė ajėr. Nga turma ėshtė fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmės hapej qė nga 20 metra larg. Pyes Lekėn se ēfarė shihte. Ai mė pėrgjigjet: "Nė dhomė shoh vetėm flakė dhe tym. Jashtė shikoj vetėm gra dhe fėmijė. Ata qė qėllojnė janė fshehur pas grave dhe ne nuk mund t'i godasim dot. Shikojmė vetėm flakėt e armėve tė tyre." Marr nė telefon "shokėt" qė ndodheshin tek Ujėt e Ftohtė. Ata mė raportojnė se nuk mund tė vijnė nė ndihmė, sepse gjithēka ishte llahtarė. Njė qytet i tėrė i armatosur.
Leka mė thotė: "Kosta, jam plagosur!" Zėri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: "Kėtu ėshtė tym e flakė. Shikoj vetėm dy trupa tė shtrirė. Mė ka hyrė njė plumb nė krahun e djathtė e mė ka dalė matanė." Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t'i pėrdorte. Si organ informativ, ne asnjėherė nuk kemi patur detyrė pėr tė pėrdorur armėt, por vetėm pėr tė dhėnė informacion. Berisha na kishte urdhėruar, qė ne tė mos hapnim zjarr kundėr turmės, por vetėm kundėr eksponentėve. "Repartet duhet tė ruhen pa vrarė njerėz", - kishte thėnė ai.
Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhės. Gati tėrė kati i dytė shembet. Nė kėtė ēast ndėrpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 tė vrarė, ndėrsa 10 tė tjerėt shqyejnė njė nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrės. Atje u dalin disa nga banorėt vlonjatė tė cilėt i strehojnė nėpėr shtėpia. Evakuimi i tyre pėr nė Tiranė, njė e nga njė, do tė fillonte vetėm pas dhjetė ditėsh.
Nuk kalojnė shumė minuta dhe mė vjen njė tjetėr telefonatė nga jashtė, ku mė njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytė dhe ndodhej tek oborri i shkollės sė marinės, e cila ėshtė ngjitur me ndėrtesėn e SHIK-ut. Nė tė vėrtetė Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhėsi. Kolegu ynė e kishte gjetur tė shtrirė nė bar. Marr nė telefon komandantin e marinės, njė pusht djalė. Ai mė pėrgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
Kolegu im e merr nė makinė pėr ta ēuar atje ku i thashė unė, nė spital, po rruga ishte plotėsisht e bllokuar. Atėherė e urdhėroj ta dėrgonte nė Pashaliman, ku mė pas do tė ēoja njė infermiere. Pas ndėrtesės sė SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afėr ndėrtesės. Goditet komanda e marinės dhe shkolla e Marinės. Pėr 2 orė shkatėrrohet gjithēka.
Ora 2 e mėngjesit. Rrethohem nė Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndėrhyjnė disa oficerė vlonjatė. Numėroj 4 herė tentativė pėr sulm kundėr zyrave qė kishim nė Kuz Baba. Mė nė fund, me njė makinė tė njė oficeri vlonjat, largohem fshehurazi nė drejtim tė fabrikės se ēimentos, nė Pallatin e Sportit dhe mbėrrij tek "Kulaēi". Sapo arrij atje mė ndalon njė grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur njė barrikadė nė rrugė dhe kishin lėnė vetėm njė shteg tė vogėl pėr tė kaluar. Njė burrė me njė hu tė madh nė dorė mė urdhėron tė zbres poshtė. Shikoj 4 trupa tė shtrirė. Ishin tė shokėve tanė. Njė grua i binte njėrės kufomė me sopatė, duke e copėtuar nė copa tė vogla. Njė tjetėr grua, shumė e shėmtuar nė fytyrė ngjyente duart nė trupin e Lekė Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtėr ngjyente duart nė gjakun e Lekės dhe ia tregonte turmės duke u ngėrdheshur me histerizėm. Gjaku i pėrlyente edhe krahėt. Shtanga. Tė pasnesėrmen mė vjen informacioni se ajo grua kishte qenė Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai qė kishte hurin mė duket se mė njeh dhe mė thotė tė largohem. "Ikni, frikacakė", - thotė ai. Hyj nė Pashaliman. Shoh 14 oficerė dhe kapterė. Takoj oficerin qė kishte sjellė aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtėsisht, ndėrsa gjysmėn e krahut dhe syrit tė majtė e kishte krejtėsisht tė shpartalluar. E pyeta: "Besniku je?" Ai mė pėrgjigjet vetėm me njė lėvizje qerpikėsh. U lutem oficerėve tė nxjerrin anijet. Ata mė pėrgjigjen: "Ik edhe ti qė kėtej, se po tė gjetėn kėtu, do tė na vrasin edhe ne." Lajmėroj pėr ardhjen e njė helikopteri. Ai vjen nė orėn 4 e 15, por Besniku nuk gjen mė shpėtim. Ai vdes gjatė rrugės.
Po nė datėn 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazės Detare dhe Baza Rezervė e Flotės qė shėrbente pėr riparimin e nėndetėseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnė tė 4 karikatorėt me fishekė, pasi kishte zbrapsur banditėt pėr 40 orė rresht. Banditėt e kapin rob dhe tė gjallė i presin kokėn dhe i qėrrojnė sytė. Pėr ironi tė fatit, do tė ishin pikėrisht kėta politikanė, qė mė pas do t'i dėrgonin jetimėve nė shtėpi dekoratėn e babait hero. Nė tunelin e nėndetėseve 630 metra tė gjatė, vidhet gjithēka, me njė vlerė qindra milionė dollarė.

-vijon
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė