Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-01-08, 07:54   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiptaret e Rumanisė

Baki YMERI, BukureshtARNAUTĖT NĖ SHĖRBIM TĖ BESIMITDihet se pas vdekjes sė Skėnderbeut, njė numėr i madh arumunėsh dhe shqiptarėsh tė krishterė, u shpėrngulėn nė veri tė Danubit pėr tė shpėtuar nga persekutimet osmane. Motivet e shpėrnguljes ishin tė dyfishta: ruajtja e fesė dhe e identitetit kombėtar. Ata i kemi edhe sot e kėsaj dite kėndejpari, qė nga Bukureshti, Xhurxhiu, Krajova, Konstanca, e deri tejmatanė ujėrave tė Prutit, nė Besarabi dhe Ukrainė. Prejardhja e shqiptarėve tė Ukrainės dhe Bullgarisė, ndėrlidhet me Korēėn, Pėrmetin, Pogradecin, ndėrkaq, struganėt, dibranėt, kėrēovarėt, gostivarlinjtė, tetovarėt, shkupjanėt, kumanovarėt dhe kosovarėt, u shpėrngulen nė veri tė Danubit, pėr motive ekonomike. Thonė se fenomeni i shpėrnguljes ėshtė simptom i forcės apo i dobėsisė sė njė kombi.. Nė bazė tė dokumenteve lidhur me historinė e Rumanisė, kuptojmė se sundimtari Mihai Viteazul, i mundėson njė grupi prej 15 mijė shpirtėrash shqiptarėsh (burra, gra e fėmijė), tė kalojnė Danubin nė vitin 1595, dhe tė vendosen nė trojet e Vllahisė, duke u ofruar tokė, bagėti, dhe kushte pėr jetesė. Mihai Trimi do tė zgjedhė prej tyre 1.500 vetė, duke i bashkuar me ushtrinė e vet, pėr t?i dėbuar turqit, tejmatanė Danubit. Edhepse shqiptarėt vijnė nė trojet e Vllahisė qysh para dymijė vitesh, pėrmes stėrgjyshrėve tė tyre ilirė, viti 1595 shėnon shpėrnguljen e parė masive tė shqiptarėve nė Rumani. Qė nga kjo kohė pra, fillon tė shkruhet dhe flitet me tė madhe, pėr arnautėt nė shėrbim tė sundimtarėve, institucioneve dhe bujarėve. Katėrqind vjet sinqeritet dhe lojalitet, trimėri dhe besnikėri. Arnautėt nė shėrbim tė besimit. Me tė shkelur nė trojet e Xhurxhiut, shqiptarėt e ndjenin veten si nė Shqipėri. Ishin ngjashmėritė linguistike, vetitė e karakterit, mentaliteti e shpirti, njė gamė e tėrė lidhjesh farefisnore, ato qė i bashkonin kėta popuj, nė njė simbiozė tė fuqishme, tė tolerancės, admirimit dhe harmonisė. Arnautėt e kėtushėm ishin si shqiponja me dy krerė: njėra shikonte me pėrmallim nga vendlindja, ndėrsa tjetra nga nevoja pėr ekzistencė. Njė armatė e tėrė ushtarėsh, luftėtarėsh dhe rojtarėsh. Duke respektuar kronologjinė e emigracionit shqiptar nė veri tė Danubit, kuptojmė se sundimtari i Vllahisė, Simon Movila, mė 1 maj tė vitit 1602, lėshon njė qarkore pėrmes sė cilės porosit qė ?kėtyre arbanashėve tė Ēervena Vodės, qė kanė kaluar nga atdheu turk nė atdheun e zotėrimit tim , nė fshatin Kėlinesht tė rrethit tė Prahovės, t?u sigurohet paqa dhe liria pėr tė patur buaj dhe kolibe me bar, dhe turma bletėsh, dhensh e thishė, me tė gjitha ushqimet e Zotit qė u pėrkasin, dhe asnjė dhjetėshe tė mos iu mirret, nga shtėpia dhe pasuritė e tyre pėr kuaj dhe tagra, dhe paratė e rrethit tė mos pėrzjehen nė atė fshat?. Praktikisht, siē duket pra, shqiptarėt e ardhur kėtu, brenda njė periudhe dhjetėvjeēare, ēliroheshin nga tė gjitha taksat, qė pėrndryshe ishin tė ndryshme, dhe tė shumta.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante