Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-09, 12:23   #3
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kanceri i GJIRIT...pse shkaktohet?..

A ka mjekim pėr karcinomin e gjirit?

Ekziston mjekimi, dhe ky mjekim kryhet nė institucione tė specializuara. Rezultatet varen nga koha e zbulimit. NESE KARCINOMI I GJIRIT ZBULOHET ME KOHE ATĖHERE KOHĖZGJATJA E JETĖS MUND TĖ ARRIHET DERI NE 20 VJET. Mjekimi kryhet me rrugė operative dhe pastaj vazhdohet me rrezatim. Ndėrsa mjekimi pesėvjeēar ose kohėzgjatja e jetės ėshtė nė 80-90% tė rasteve tė zbuluara heret, ku gjėndrrat limfatike regjionale nuk janė prekur.

Cilat femra ose cilat gra bėjnė pjesė nė grupin e tė rrezikuarave pėr paraqitjen e karcinomit tė gjirit ?
Nė kėtė grup bėjnė pjesė:
gratė – femrat mė tė vjetra se 50 vjet
gratė – femrat qė kan nė familje ndonjė tė sėmurė me sėmundje tė karcinomit tė gjirit si: nėna, motra, e bija, gjyshja
gratė – femrat e operuara nga karcinomi i gjirit ose i ndonjė organi tjetėr
gratė – femrat qė nuk kanė lindur
ato tė cilat lindjen e parė e kanė pasur pas moshės 30 vjeqare
gratė tė cilat nuk i kanė dhėnė gji fėmijėve
gratė – femrat tė cilat menarkėn (menstruacionin e parė) e kanė fituar heret
gratė – femrat tė cilat menopauzėn (menstruacionin e fundit) e kan pasur vonė
gratė – femrat tė cilat kanė pasur ndonjė sėmundje tė gjirit qofshin edhe ato benjinje qofshin edhe ato sėmundjeve fibrokistike.
ushqimi i pasur me yndyrėra, dhe gratė me peshė tė shtuar (majme)
disa studime flasin se edhe abortet e shpeshta rrisin rrezikun e paraqitjes sė kėsaj sėmundjeje.
Nė sa femra mundet tė zbulohet karcinomi i gjirit te grupi i femrave tė rrezikuara dhe nė sa femra tė grupit jo tė rrezikuar zbulohet karcinomi gjirit, nėse keni tė dhėna?
Nėse merren 1000 gra tė gupit tė rrezikuar dhe bėhen kontrolla ose vizita tė rregullta, nė kėtė grup mundet tė zbulohen 24 karcinome tė gjirit, ndėrsa nė 1000 gra tė grupit jo tė rrezikuar, zbulohen 7-8 karcinome tė gjirit.

Nėse karcinomi zbulohet gjatė shtatzėnisė ēka duhet bėrė?
Edhe pse paraqitja e karcinomit tė gjirit gjatė shtatzėnisė ėshtė i rrallė, nė rast se diagnostikohet atėhere shtatzėnia duhet tė ndėrpritet dhe fillohet mjekimi i specializuar.

Ēka duhet bėrė te rastet kur gjiu gjakderdh?
Gjakderdhja nga gjiri rrallė ėshtė shenjė funksionale ose fiziologjike, gjakderdhja nga gjiri ėshtė mė shpesh si shenjė i pezmatimeve, mastopative proliferimeve e nė disa raste edhe shenjė i karcinomit tė gjirit. Nė 50% tė grave tė cilat kan gjakderdhje mund tė zbulohet karcinomi i gjirit. Pėr kėtė gjė duhet tė lypset kontrolli i mjekut ku duhet tė vihet diagnoza pėrfundimtere.

A mundet femra tė bėjė vetėkontroll tė gjinjve?
Po, mundet, dhe duhet tė kryej njė veprim tė tillė. Kėtė punė femra duhet ta kryejė ashtu qė fillimisht zhvishet deri nė bel nė pozitė tė shtrirė ose qėndron nė kėmbė e mė sė miri para pasqyres.

Vetkontrolli fillohet me:

veprimin e parė - femra sė pari qėndron para pasqyres me duar tė lėshuara pėr rreth trupit-vitheve dhe shiqon ndryshimet nė madhėsi, formė, simetri ose ndonjė veēori qė mund tė vėshtrojė,
veprimi i dytė - i qon duar lartė mbi kokė dhe tani poashtu i vėshtron tė njėjtat ndryshime,
veprimi i tretė - femra e shtrirė me njė jastėk tė vogėl nėn shpatullėn e majtė. Shuplaka e majtė ngritet dhe qitet pas kokės. Me gishta tė shtrirė tė dorės sė djathtė kontrollohet gjiri i majtė sė pari gjysma e gjirit tė majtė. Nė fillim 1/4 e brendshme e sipėrme e pastaj 1/4 brendshme e poshtme,
veprimi i katėrt - tani gruaja e lėshon dorėn e majtė pėrreth trupit dhe e vazhdon kontrollin e gjysmės sė jashtme tė gjiut. Nė fillim 1/4 e sipėrme tė jashtme e pastaj 1/4 e poshtme tė jashtme.
veprimi i pestė - nė fund e kontrollon edhe regjionin e nėnsqetullės. Pasi e kryen kontrollin e gjiut tė majtė tani tė njejtat veprime i kryen me gjirin e anės sė djathtė. Vendosja e jastėkut nėn shpatull ndihmon qė indi i gjiut tė jet i tėrhequr nė tėrė gjirin njėlloj gjė e cila mundėson kontrollin mė tė lehtė dhe mė tė mirė tė gjirit. Tė gjitha ndryshimet qė i hase femra gjatė vetkontrollit duhet tė janė si njė vėrejtje se ajo duhet tė kėrkojė kėshilla dhe ndihmėn e mjekut.

Cili ėshtė mesazhi juaj pėr femrat?
Duhet tė zbatohet programi i vizitave tė rregullta qė i duhet ēdo femre pėr t’a diagnostikuar me kohė karcinomin e gjirit, program ose qėndrim ky edhe i shumicės sė vendeve nė mbarė botėn.

Pasi se njė nga tetė gra e sipas disa informatave mė tė reja edhe njė nė 6 gra sėmuret nga karcinomi i gjirit si dhe dy nga kėto para moshės 50 vjeēare, atėhere dua tė sjellė pėrvojėn dhe kėshillat gjegjėsisht qėndrimet si mesazh, tė cilat i kanė paraqitur shumica e shoqatave tė vendeve tė ndryshme tė botės pėr luftė kundėr karciomit tė gjirit.

Tė pėrgjithshme:

sė paku njė vizitė klinke ose ultrasonografike tė gjinjėve brenda vitit
fotografimin e gjirit me rendgen-mamografinė pėr herė tė parė nė moshėn 40 vj.
ndėrsa vetėkontrolli i gjijve ēdo muaj
Kėto shoqata tė cilat kanė lindė nga shtete me tradita universitare shekullore, nė mėnyrė tė detajuar paraqesin kalendarin e vizitave tė detyruara tė gjinjėve dhe me ketė kalendar bėhet nje program, dhe gratė me kete program ndahen:

sė pari gratė tė cilat nuk kan nė farefisni tė sėmurė me sėmundje tė gjirit,
pastaj ato me tė dhėna anamnestike se kan ndonjė tė afėrm me sėmundje tė keqe tė gjirit pra me karcinom tė gjirit dhe
grupi i tretė ato gra tė cilat kan ose janė duke e mjekuar karcinomin e gjirit.
Duke filluar nga kjo ndarje propozohet edhe kalendari i vizitave.

Si duket ky kalendar?
A) Pėr gratė tė cilat nė afėrsi ose farefisni nuk kan ndonjė tė sėmurė me karcinomė tė gjirit

Pėr gratė e moshės 20 - 35 vjeēare (gjegjėsisht kėtu bajnė pjesė edhe shtatzėnat dhe ato tė cilat u japin gjinjė fėmijėve) u propozohet:

Njė vizitė klnike dhe njė vizitė me ultratingull ose ultrazė sė paku ēdo 2 - 3 vjet
Vetkontroll njė herė nė muaj
Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

Pėr gratė e moshės 35 - 40 vjeēare:

Njė vizitė klinike dhe vizitė me ultratingull ose ultrazė sė paku njė herė nė vit
Sė paku njė vizitė me rentgen (mamografi) e ashtuquajtur mamografi bazike
Vetkontrolli i gjinjeve njė herė nė muaj

Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

Pėr gratė e moshės mbi 40 vjeēare:
Njė vizitė klinike dhe vizitė ultrasonografike-ultratingull sė paku njė herė nė vitė
Mamografia ēdo dy vjet
Vetkontrolli i gjinjeve ēdo muaj
Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

Po pėr gratė qė kan ndonjė tė afėrm me karcinom tė gjirit si duhet tė bėhėn kontrollat?
B) Gratė tė cilat kan ndonjė tė afėrm-farefisni karcinom tė gjirit ju propozohet:

Vizitė klinike dhe ultrasonografike-me ultratingull sė paku dy herė nė vit
Mamografia e parė nė moshėn 35 vjeēare, e pastaj vazhdohet me njė mamografi brėnda njė viti
Vetkontrolli i gjinjeve njė herė nė muaj
Nė raste tė dyshimta mund tė bėhet edhe punksioni (shpimi me gjylpėr) i udhėhequr nėn kontrollė tė ultratingullit dhe marja e materialit pėr analizė mikroskopike.

C) Gratė tė cilat janė duke e mjekuar karcinomin e gjirit ju propozohet:

Vizitė klinike dhe vizitė me ultratingull-ultrazė dy herė brenda njė viti
Mamografi-vizitė me rentgen njė herė brenda vitit dhe
Vetkontrolli i gjinjeve ēdo muaj
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė