Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-09-11, 21:14   #56
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Pėr njė monument lirie


As lapsi hyjnor e as kjo tastaturė e bekuar kompjuteri nuk mund ta shpreh madhėshtinė e heroinave pėr tė cilat dua tė flas. Ndoshta do tė mendoni se po flas pėr heroinat e kombit tonė ndėr shekuj. Pėr ato trimėresha qė me jetėn dhe veprat e tyre i kanė dhėnė nder kombit dhe kanė hyrė nė pėrjetėsi. Ato vajza e gra qė na kujtohen nga emrat e rrugėve, monumentet e ndryshme apo nga emrat e shkollave dhe institucioneve tjera. Mirėpo, kėsaj radhe, dua tė kujtoj njė grup tė madh femrash shqiptare qė kanė ardhur dhe po shkojnė nga kjo jetė duke mos kėrkuar nga ne asnjė favor, asnjė ēmim, asnjė shpėrblim. Janė gra anonime, pa emra, pa nishan, qė ngadalė po bėhėn “specie nė zhdukje”. E pikėrisht ato, mendoj unė, duhet tė trajtohen si monumente tė gjalla lirie dhe identiteti.

Nė kėtė grup, afėrsisht dhe duke mos tentuar tė caktoj kufij artificialė nė mes moshave, janė gratė shqiptare qė kanė lindur nė mes viteve 1910 dhe 1960. Afėrsisht, janė gjyshet dhe nėnat e gjeneratės qė tashmė e ka barrėn kryesore nė shtetbėrjen dhe nė jetėsimin e lirisė sonė. Ato gjyshe tė mrekullueshme, shumica nga tė cilat kanė shkuar nga kjo botė, pa e parė njė ditė lirie, dhe ato nėna tė mrekullueshme, qė po plaken tashmė dhe nuk janė tė sigurta se a ka ardhur liria e vėrtetė apo jo (ky dyshim vjen nga ndjenja e hollė qė ato kanė pėr tė lexuar fytyrat tona, pėr tė kuptuar brengat tona, pėr tė cilat ato kanė jetuar dhe ende jetojnė).

Ato gra qė vajzėrinė e tyre e kanė filluar me njė zi tė tmershme buke (tė parat me urinė e luftės sė parė botėrore dhe tė dytat me urinė e “vishakut”) dhe qė kanė ėndėrruar nusėrinė nė njė kohė mė tė mirė, ato janė heroinat tona. Me gėrshetat e pastra sikur shpirtėrat e tyre, tė kėrrusura nė vekun e tyre, ato kanė ēėndisur, pėrveē artit, edhe lirinė. Lirinė e shpirtit tė tyre dhe lirinė e atyre, pėr tė cilat kėto kanė jetuar. Kanė filluar nusėrinė nė kohė tė egra dhe pa marrė parasysh nga gjuha e huaj, qė i ka ngulfatur burrat e tyre, kėto u kanė kėnduar djepave ninanana nė gjuhėn e ėmbėl shqipe.

Tė pandikuara nga shkretėtira komuniste, gjyshet dhe nėnat tona janė shėndėrruar nė “fjalorė” ku janė ruajtur mijėra fjalė e shprehje tė gjuhės shqipe, qė as profesorėt e gjuhės shqipe nuk i dinė tashmė. Burrat e tyre kanė shkuar nė burg pėr shqipen dykrenare, por ky shpend ka vazhduar tė qėndrojė krenar nė qilarėt e kėtyre heroinave, ku ėshtė ruajtur qejzi i tyre artistik. Ngjyrat e saj dhe tė sfondit ku rrin krenare shqiponja, kanė qenė ngjyrat e para qė fėmijėt kanė mėsuar. Edhepse i tėrė kombi ka qenė i zėnė nė kurthėn e njė “hapėsire pėr jetė tė zhveshur”, kėto gra kanė dhėnė shumė dashuri. Ato na kanė mėsuar dhe vazhdojnė tė na mėsojnė se ēfarė ėshtė dashuria e vėrtetė pėr babain, pėr vėllain, pėr burrin, pėr fėmijėn, pėr tė afėrmin…

Kur kohėt ndryshonin dhe meshkujt detyroheshin tė vishnin uniforma e rroba tė tė tjerėve, kėto gra vazhdonin tė ruanin me xhelozi veshjen mė madhėshtore qė njė femėr mund tė ketė. Ato vazhdonin tė ruanin traditėn dhe atyre u ishte besuar shumė nga ruajtja e zingjirit qė na bėn sot krenar para botės. Ato janė qė kanė ruajtur zakonet e vjetra dhe fisnike, kanė ruajtur forcėn e lidhjeve horizontale, tė cilat lidhje na veēojnė ende dhe na japin vlerė nė kėtė kohė tė stuhishme asimilimi dhe globalizmi. Si do tė ruheshin kėngėt e ėmbla pėr tė porsalindurin, kėngėt e bukura pėr trimin e ri, kėngėt e papėrsėritshme tė fejesės e martesės dhe vajet e madhėrishme pėr shqiptarin qė po kalonte nė njė tjetėr jetė…pa zėrin e ėmbėl dhe gjithmonė tė qetė tė kėtij grupi anonim tė grave shqiptare?!

Dhe kur meshkujt shtrėngoheshin tė anashkalonin tradita shekullore, ishin gjyshet dhe nėnat tona qė merrni primatin e konzervimit dhe “ajrosjes” sė kėtyre visareve. Nipave e mbesave, bijave e bijve, nė netėt e gjata tė dimrit, kėto gra fisnike u pėshpėritnin nė vesh pėr vlerat njerėzore, etike, kombėtare e fetare qė duhet t’i ketė njeriu. Derisa burri i saj ishte jashtė duke luftuar t’i mbijetojė stuhisė asimiluese, kjo grua dhe kjo nėnė vazhdonte luftėn e saj brenda shtėpisė. Derisa burri i saj ishte i detyruar tė mos pėrcillte rite fetare dhe shpirtėrore, jashtė “fesė” sė re qė kishte pllakosur gjithēka; derisa (paramendoni) burrat punonin pėr Bajram dhe Kėrshėndella e Pashkė, duke u shtirur se nuk po u dhemb kjo fare, gjyshet dhe nėnat shqiptare, me kėmbėngulje ua mėsonin duatė (shqiptarėve myslimanė) dhe uratat (shqiptarėve tė krishterė) pėr Krijuesin, duke e mbushur shpirt njė epokė tė zezė e tė zbrazėt komunizmi. Me njė sakrificė titanike, ato vazhdonin tė agjėronin dhe tė falenderonin pėr jetėn, tė cilėn e falnin pėr tė tjerėt, pa kėrkuar asnjė kompenzim pėr vete.

Janė kėto gra qė kanė pritur nė shtėpi burrat e tyre tė vrarė, pa nxjerrė njė zė dėshpėrimi. Janė kėto gra qė nuk kanė vėnė kujėn edhe kur shtėpitė kanė mbetur pa bukė e fėmijėt e tyre s’kanė pasur gjė pėr tė veshur nė mungesė tė baballarėve qė dergjeshin nė burgje. Janė kėto heroina qė kanė qėndruar burrėrisht (nuk e di se a tregon kjo ndajfolje atė qė dua ta them) kur djemtė e tyre janė kthyer nė arkivole tė gozhduara. Janė kėto gjyshe dhe kėto nėna qė kanė varrosur vajzat e djemtė, nipat e mbesat dhe kanė vazhduar tė luftojnė dhe tė pėrpiqen qė zingjiri i kėtij kombi tė mos kėputet. Janė kėto amazona qė nė ditėn e fundit tė shtatzanisė dhe nė ditėn e parė tė lehonisė, kanė punuar tėrė ditėn pėrkrah burrit. Duke rrezikuar veten dhe pa asnjė kujdes mjekėsor, kėto trimėresha kanė bėrė luftėn mė tė madhe: kanė shtuar shqiptarėt nė kėto troje.

Krejt kėto, dhe shumė tė tjera qė s’i zė letra, i kanė bėrė, dhe gjyshet e nėnat tona nuk kanė kėrkuar asgjė si kompenzim. Tė mėsuar nė kėtė shekull tė vėshtirė, me heronj tė shumtė, sidomos tė gjallė, dhe tė mėsuar t’u japim nderin e respektin e pakushtėzuar, shpeshherė duke u penduar pastaj, ne mund tė ndjejmė ēudi nga kjo. Mirėpo njė gjė ėshtė e sigurt: gjyshet dhe nėnat tona qė meritojnė respektin tonė mė tė madh si heroina tė kėtij kombi, po perėndojnė dhe ato nuk kanė kėrkuar dhe vazhdojnė tė mos kėrkojnė asgjė nga ne. Asgjė!

Nė varrin e gjysheve po rritet bari. Nė fytyrėn e nėnave tona po shtohen rrudha mė tė thella! Nuk e di se a janė tė qeta gjyshet nė varre dhe nuk e di nėse nėnat tona janė tė kėnaqura me ne. Rrugė tė reja po shtrohen dhe monumente tė reja po ngriten pėr tė gjithė ata qė kanė dhėnė diēka nga vetja pėr kėto ditė. Jam i bindur se monumenti mė i madh i lirisė dhe identitetit shqiptar u takon pikėrisht kėtyre grave shqiptare. Nėse, pėr shkak tė numrit tė madh tė tyre, ėshtė e pamundshme njė permendore fizike, le t’ua ndėrtojmė nga njė monument nė zemrat tona! Ato e meritojnė t’i ruajmė pėrjetė aty!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė