Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-08, 15:18   #74
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Mjekesia

Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit nė tru
Njė vaksinė e re kundėr kancerit nė tru ka filluar tė eksperimentohet nė rreth 20 spitale tė Shteteve tė Bashkuara dhe deri tani mjekėt dhe pacientėt shprehen tė kėnaqur me rezultatet e pėrdorimit tė saj. Vaksina, nė fakt parandalon rishfaqjen kėtij tumori vdekjeprurės pas heqjes me operacion. Dhe pėr shumė pacientė qė pėrpiqen me ēdo kusht tė gjėjnė njė mėnyrė shėrimi, kjo vaksinė ka ngjallur shpresa tė mėdha.
Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ėndėrėn amerikane; i martuar, me dy fėmijė, dhe pronar i suksesshėm i njė kompanie pėr prodhimin e pajisjeve pėr lojėn e golfit. Katėr vjet mė parė, nė moshėn 32 vjeēare ai filloi tė vuante nga dhimbje tė forta tė kokės. Mjekėt e vizituan dhe gjatė njė skanimi, ata zbuluan njė tumor, nė pjesėn ballore.
Kirurgėt e operuan dhe ia hoqėn tumorin, por jo sėmundjen qė fshihej pas tij. Rajan vuante nga njė formė vdekjeprurėse e kancerit nė tru. Kur ndodhej vetėm ai edhe qante. Frika mė e madhe ishte se po tė vdiste ēfarė do tė ndodhte me familjen e tij e kush do tė kujdesej pėr ta.
Mjekėt i thanė familjes Degrand se me kėtė lloj tumori njeriu mund tė jetojė jo mė shumė se njė vit.
Bashkėshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekėt i thanė se s’mund tė bėnin gjė pėr shėrimin e tij, pėrveē trajtimeve tė zakonėshme qė mund tė lehtėsonin dhimbjet dhe qė nuk sillnin shėrim.
Por Rajan nuk e pranoi kėtė fat. Ai u interesua nė mbarė vendin pėr tė gjetur ndonjė trajtim eksperimental dhe pėrfundoi nė universitetin Duke, ku mjekėt po provonin njė vaksinė pėr parandalimin e rishfaqjes sė tumorėve nė tru, njėsoj si nė rastin e Rajanit.
Qė nga ajo kohė, njė herė nė muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, pėr nė Durham tė Karolinės sė veriut pėr tė marrė vaksinėn me inxheksion. E mira tjetėr ėshtė se vaksina godet vetėm qelizat kanceroze, ēka do tė thotė se Rajan nuk ndjen asnjė efekt anėsor. E vetmja shenjė qė vihet re pas inxheksionit ėshtė njė fryrje e vogėl nė vendin e gjilpėrės.
Doktor Sampson thotė se pacientėt qė kanė marrė kėtė vaksinė 5, 6 vjet mė parė vazhdojnė tė jetojnė. Mė parė, pacientėt me kėtė lloj tumori nė tru nuk jetonin mė shumė se njė vit. Vaksina tani po eksperimentohet nė 20 spitale nė mbarė Shtetet e Bashkuara. Eksertėt thonė se ėshtė ende herėt tė thuhet qė kjo vaksinė ėshtė kurė shėrimi, por fakti ėshtė se ajo ka ngjallur mjaft shpresa.


marrė nga Zėri i Amerikės
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė