Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-11, 11:04   #775
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga bota Islame

Pėrkthimi i Kur'anit nė gjuhėn ruse

Sipas disa faqeve tė internetit, autorja ruse, Valeria Porokhova ka pėrfunduar pėrkthimin e Kur'anit tė Shenjtė nė gjuhėn ruse

E mėrkure 16 Nėntore 2011 23:33
Hulumtuesit dhe ekspertėt besojnė se ky pėrkthim ėshtė njė prej pėrkthimeve mė tė mira ruse, i cili ka mbushur hendekun e krijuar nga vdekja e disa ekspertėve rusė nė kėtė fushė.
Nė njė intervistė pėrkthyesja Porokhova thotė: "Kur e kam lexuar Kur'anin, unė ndjeva dashuri pėr te, gjė qė mė bėri ta pėrkthej nė gjuhėn rusishte". Ajo, gjithashtu pranoi se gjatė pėrkthimit kishte hasur nė shumė vėshtirėsi, por shejh Ahmed Kaftaro, ish myftiu i Sirisė, dhe i biri i tij, shejh Mahmud Kaftaro e ndihmuan shumė nė punėn e saj.
"Disa dijetarė fetarė mė kanė ndihmuar dhe kanė mbėshtetur punėn time. Kur lexoni Kur'anin, dhe kur arrini nė fund ju thoni: "Nuk ka zot tjetėr veē Allahut dhe Muhamedi ėshtė pejgamber i Tij", thotė Porokhova.
Sa i pėrket publikimit tė pėrkthimit Porokhova thotė: "Shejh Zeid bin Sultan nga Emiratet e Bashkuara Arabe e dėrgoi pėrkthimin nė El-Azhar pėr tė verifikuar saktėsinė e tij. Pasi kemi marrė konfirmimin, ai financoi shtypjen e 25.000 kopjeve.
Deri mė sot janė shtypur gjysmė milion kopje. "Njė sukses i tillė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe i dobishėm, sidomos kur kjo ka tė bėjė me tė mėsuarit dhe tė kuptuarit e Kur’anit, i cili i ėshtė shpallur gjithė njerizimit pa asnjė diskriminim nė ngjyrė apo racė./breziiri/
  Pėrgjigju Me Kuotė