Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:24   #22
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Qeveria

Zoti Kryeministėr, a lexoni ndonjėherė gazeta?


Shkruan: Majlinda Bregasi



Mė qėllon shpesh ta bėj kėtė pyetje me vete, shumė rralė me zė, sikur tė kem frikė nga pėrgjigja qė do tė merrja (duke supozuar se do tė ishte e sinqertė). Ėshtė ndoshta pyetja mė naive nė kėtė konfuzion medial ku publiku mbetet gojėhapur pėrpara sensacioneve, pa ditur kujt t’i besojė. Nga njėra anė duket sikur qėndrojnė tė rreshtuara mediat sulmuese, ndonjėhere edhe katapultuese, duke hedhur lajme qė flasin zi e mė zi pėr Kryeministrin e vendit nga gazeta ndėrkombėtare, e nė anėn tjetėr, gjithmonė tė palėkundura, mediat qė kanė zėnė rrėnjė nė pozicion mbrojtės duke u bėrė eksperte tė demantimeve. Kryeministri hesht.

Por nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa mėsipėr. Loja (mė vjen keq ta quaj luftė) nuk pėrfundon me sulm-kundėrsulm ndaj Kryeministrit apo qeverisė sė vetė, por zgjerohet edhe mė e ashpėr ndaj vetė lojtarėve medialė pėr tė cilėt kjo « gjakftohtėsi » e shefit ėshtė terreni mė fertil pėr akuzat e ndėrsjellta. Ata bėhen edhe mė tė ashpėr e brutalė ndaj njėri-tjetrit, me synimin kush kė i pari ta shpallė agjend, spiun, kriminel, antishqiptar. Ndonjėherė tė krijohet pėrshtypja se u gjet edhe mėnyra mė e mirė ku hesapet (po mė pėlqen t’i quaj profesionale) mund tė lahen publikisht pa asnjė shpenzim personal, e, si gjithmonė, nė kurriz tė lexuesit, duke ia shtuar edhe mė tepėr zemėrimin, stresin, pasigurinė. Po a ėshtė i detyruar ky lexues i pasivizuar t’i kuptojė tė gjitha ato qė fshihen pas perdes? Edhe nėse e kupton lojėn, ē’i duhet atij tė lodhet edhe me probleme qė mė sė paku janė tė tijat? Po Kryeministri i kujt ėshtė?

Po ende nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa duket. Mbrapa lojtarėt kanė trajnerėt e tyre, ndonjė qė spikat mė tepėr, edhe menaxherin personal. Janė kėta qė bartin pėrgjegjėsinė mė tė madhe tė lojės sė mbrapaperdes. Ata janė superlojtarė qė i lėvizin gurėt sipas interesave e, ē’ėshtė mė keq, ndonjėherė i pėrdorin edhe pėr shantzhe tė llojit: unė ty, nėse ti mua… Ky mund tė ishte njė shpjegim shumė i thjeshtė pėr njė lexues qė nuk duhet vetėm tė na lexojė, por edhe tė na kuptojė, tė paktėn nė shumicėn e rasteve. Po trajnerėt a kanė mbikqyrės? Apo ndoshta janė edhe kėtė herė ndėrkombėtarėt ( ?!), pasi po thonė se ata e kanė primatin e tė thėnit fjalėn e fundit nė kėtė vend. Po Kryeministri, a e thotė kėtė?

Mediat vazhdojnė lojaluftėn e tyre sipas lakores me amplitudė e intensitet qė ndodh tė variojė ndonjėherė edhe sipas sasisė sė kafeinės apo edhe alkolit tė bareve tė Prishtinės (Zanzi ėshtė i paharrueshėm pėr kėtė tė fundit), por indiferenca e Kryeministrit duket se qėndron shumė mė lartė se ēdo dyluftim i llojit. Njė kolege njė ditė mė tha se qeveria nuk ka zėdhėnės, e, tek e fundit, as qė ka nevojė, me gjithė kėta gazetarė qė ka nė krahė. Sa pėr tė qėshur qe kumti nė dukje, aq tė hidhur ma bėri kafenė qė edhe ashtu e pi pa sheqer. M’u kujtua njė debat i transmetuar nė njė nga televizionet tona, ku njė deputet, ish-gazetar, tha se aq ka rėnė niveli i mediave sot, saqė as qė arrijnė te veshi i Kryeministrit sikur veshi i tė parit tė vendit tė qe shpėrngulur nė njė planet tjetėr pėrkohėsisht. Thjesht, sikur edhe pėr njė moment e gjithė kjo tė merrej si e vėrtetė, do tė ishte e tmerrshme pėr demokracinė e njė shteti, ku shtypi ėshtė njė nga shtyllat mė tė forta tė tij. E gjithė kjo, e thėnė nga njė deputet i pozitės i cili nuk u tėrhoq nga ky qėndrim, e bėn edhe mė tė trishtueshme situatėn. Zoti Kryeministėr, si funksionoka normalisht ky shtet kur i mungon njė nga shtyllat e veta kyēe?

Nuk jam duke pritur ndonjė pėrgjigje publike, pasi edhe shumė tė tjerė kanė provuar para meje, madje disa i dėrguan edhe letra direkte. Nė shume vende me demokraci tė zhvilluar, jo vetėm kryeministrat apo presidentėt, por edhe kandidatėt pėr postin mė tė rėndėsishėm tė shtetit, pėrpiqen tė botojnė autobiografitė e tyre, pėr t’u dhėnė pėrgjigje shumė pyetjeve qė mund tė qėndrojnė ndoshta tė fshehura mė mendjet e elektoratit, duke ndėrtuar kėshtu edhe njė urė tjetėr komunikimi me popullin, nė krahun tjetėr tė sė cilės qėndron vetė i pari i shtetit. Ndoshta po kėrkoj pak si shumė, por thjesht kam dėshirė tė lexoj edhe unė diēka tė shkruar nga dora e Kryeministrit tim nė mandatin e tij tė dytė, diēka qė, jo vetėm do mė kthente qindra pėrgjigje tė tjera, por do mė bėnte edhe mua tė ndihesha njė qytetare tė respektuar.

Zoti Kryeministėr, a lexoni ndonjėherė gazeta? Nėse po, na i bėni tė paktėn njė shenjė qė ta kuptojmė, kėshtu fillojmė ta ngremė edhe ne njė urė nė komunikimin tonė, sado atipike tė jetė ajo. Ku i dihet, ndoshta dhez kėtė herė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė