Tema: Mikesha Ime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-09, 22:57   #4
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mikesh Ime

qėndrimin e saj, ja heshtja tani u shua, njė moment mendoi se do tė ishte mė mirė qė ajo ende tė kishte heshtur, dikur trimėrohet dhe vendosi ta lexojė, por ēfarė shkruante nė tė, nė tė vėrtet, ishte njė goditje aq e madhe, sa harroi ēdo gjė, bile kishte harruar edhe njė fjalė nė gjysmė nė ditarin tij. Si do qė tė jetė ai i kishte premtuar asaj se nuk do ta shqetėsonte pėr asnjė moment, ngase ajo mė sė paku nga ai do tė ishte e maltretuar, ajo i bėnte ftesė pėr miqėsi, dhe ai me plotė kėnaqėsi do ta pranonte kėtė, prandaj vendosi t’i shkruante dhe thoshte se pėr tė do ta kishte po atė respekt si gjithmonė.
Nė tė vėrtet ai ndjente se i mungonte ajo dhe nuk kishte ēka ta mohonte kėtė, mirėpo prapė kėtė gjė nuk e dinte askush, sepse kjo histori donte tė mbetej e tija dhe askujt tjetėr. Gjithashtu e ndjente se ėshtė e pamundur ta largonte nga mendja tij, mirėpo pėrpiqej ta ngushėllonte veten me atė se njė ditė ajo do tė kuptonte kėtė gjė dhe do tė pranonte se meriton qė tė jetė me tė. E dinte se ishte shumė i dobėt dhe aq mė pak i vendosur qė tė pėrballej me gjėra tė kėtilla, por ishte i bindur se vendimet e tija, qasja tij, nuk donte t’i shkaktonte lėndime tė tjerėve. Ndoshta kishte bėrė gabim, por ishte edhe mungesė komunikimi, qė nuk e kishte pyetur se ajo a ėshtė e dashuruar nė ndokėnd tjetėr, nė mėnyrė qė atė ta lente tė qetė, kurse ai tė pranonte disfatėn dhe tė pėrballej me realitetin, tė shohim thoshte, ai besonte nė sinqeritetin e saj, sepse nga tė gjitha vajzat qė kishte njohur deri mė tani, ajo kishte qenė gjithmonė e veēantė, apo thėnė mė thjesht ajo nuk ju kishte ngjasuar tė tjerave.
Mirėpo njė gjė duhet ta pranonte se ishte shumė i lodhur dhe ajo duhet ta ndihmonte qė tė kuptonte realitetin, kėshtu siē ajo kishte vepruar deri mė tani pėr tė nuk kishte asnjė kuptim, ai asgjė mė shumė se sinqeritetin e saj nuk dėshironte tek ajo.

megjithatė ai besonte se ja vlen tė sakrifikosh pėr gjėra tė vėrteta dhe ai po e bėnte kėtė..

.................................................. ..................................
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė